Author: Politiko

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, reperit Feronit Shabani, i njohur për publikun si Fero. Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan. Shkodra tha se masa e paraburgimit është caktuar nga gjykatësja e procedurës paraprake Mevlide Shabani. Kërkohet paraburgim ndaj reperit “Fero”, dyshohet për dhunë në familje Gjilan- Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj reperit Feronit Shabani, i njohur me emrin…

Read More

Anglia dhe Premier Liga nuk gjejnë qetësi prej basteve. Pas skandalit dhe dënimit për sulmuesin e Brentford, Ivan Tonej, tani Federata Angleze e Futbollit ka nisur hetimet për mbrojtësin e Notingam Forestit, Hari Tofolo. 27-vjeçari akuzohet për baste, më saktë për trukim të 375 ndeshjeve gjatë periudhës 2014-2017 dhe tani pritet një dënim “shembullor” edhe për mbrojtësin anglez.

Read More

Pas 12 sezonesh radhazi me fanellën e Liverpool, kapiteni Jordan Henderson është pranë largimit nga skuadra e “reds”. Për mesfushorin 33-vjeçar anglez është interesuar ekipi arab i Al Ettifaq, që është treguar i gatshëm të katërfishojë rrogën aktuale të Henderson. Kjo do të thotë që në Arabi, mesfushori Jordan Henderson do të paguhet 700 mijë stërlina në javë, një shifër e çmendur për kapitenin e Liverpool. Sipas “The Athletic”, mesfushori pritet të kthejë brenda javës përgjigje, ndërkohë që ka një kontratë deri në vitin 2025 me Liverpool. Henderson është një lojtar i rëndësishëm për Liverpool, por përballë një shifre të…

Read More

Basketbollisti LeBron Xhejms, përmes një deklaratë të dhënë në “ESPN”, ka konfirtmuar se do të vazhdojë të luajë basketboll. Pak kohë më parë, ai u shpreh se do të mendohej për të ardhmen e tij. 38-vjeçari luan prej 5 sezonesh me Lejkersin, ekip me të cilin ka ende edhe një vit kontratë. Kështu, sezoni i ardhshëm do të jetë i 21-ti radhazi për LeBron Xhejmsin në NBA, duke u bërë lojtari i gjashtë që arrin këtë rezultat, pas Dirk Novitzkit, Kevin Garnetit, Robert Perishit, Kevin Uillis dhe Vins Karterit (ky i fundit mban rekordin me 22 sezone). Ai ka fituar…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve fizike që ndodhën këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës. Në një reagim në Twitter, Rama i cilëson këto pamje të turpshme dhe të dëmshme për Kosovën. “Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare, i cili uron që opozita në Kosovë, të distancohet nga kjo sjellje. “Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë…

Read More

Për shumë njerëz mënyra se si nisin ditën bëhet përcaktuese për vijimësinë e saj. Dikush nuk i reziston urisë dhe i futet me kokë frigoriferit, për shumë të tjerë kafeja është mbretëresha e mëngjesit, edhe pse e dinë që pas një periudhë ”fjetjeje” organizmi ka nevojë të rizgjohet. Për këtë arsye uji është pija më e mirë dhe më dobiprurëse për organizmin, sidomos në këto ditë vere ku trupi ka nevojë për më shumë hidratim. Këto janë disa nga arsyet kryesore pse duhet të nisni ditën me ujë dhe limon: Lehtëson tretjen Lëngu i limonit nxit mëlçinë të prodhojë sa…

Read More

Nga Jonny Tomson Me fat janë ata njerëz që paguhen për të bërë atë që duan. Siç e thotë edhe shprehja “Nëse gjen një punë që e do, nuk do të duhet të punosh asnjë ditë në jetën tënde!”. Por pak njerëz mund të mbijetojnë vetëm nga një punë që e dashurojnë vërtet. Artistët, shkrimtarët, muzikantët, kërcimtarët, aktorët ose koleksionistët anembanë botës dëshirojnë të fitojnë mjaftueshëm nga pasionet e tyre, që të mund ta mbajnë frymën gjallë. Mjerisht, jeta e ka zakon të kërkojë nga ne atë që nuk duam ta japim. Pra, shumica prej nesh përfundojmë duke punuar në…

Read More

Policia e Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër shtetases me inicialetS.A. (46) nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar se është kryer vepra penale “braktisja e fëmijës”. Sipas raportit policor, “e akuzuara më datë 26.04.2023 në Kumanovë, i ka lënë tre fëmijët në shtëpinë e nënës së saj, me arsyetim se do të kthehet për një kohë të shkurtër, por nuk është kthyer më”. (INA)

Read More

Përplasja mes pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës që ndodhi sot ka përfunduar. Por të gjithë deputetët dhe kabineti qeveritar janë në këmbë bashkë me kryeministrin Albin Kurti, nuk janë ulur në vendet e tyre përkatëse. Pranë Kurtit janë duke qëndruar mbrojtja e tij e afërt dhe ministrat bashkë me deputetët e LVV-së përreth. E gjithë përplasja ndodhi derisa Kurti ishte duke mbajtur fjalim në Kuvend./Klankosova.tv

Read More