Policia e Kosovës ka arrestuar një person në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, me dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.
I dyshuari është arrestuar të martën (11 korrik), ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “dhunim”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovar (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.