Pas 12 sezonesh radhazi me fanellën e Liverpool, kapiteni Jordan Henderson është pranë largimit nga skuadra e “reds”. Për mesfushorin 33-vjeçar anglez është interesuar ekipi arab i Al Ettifaq, që është treguar i gatshëm të katërfishojë rrogën aktuale të Henderson.
Kjo do të thotë që në Arabi, mesfushori Jordan Henderson do të paguhet 700 mijë stërlina në javë, një shifër e çmendur për kapitenin e Liverpool. Sipas “The Athletic”, mesfushori pritet të kthejë brenda javës përgjigje, ndërkohë që ka një kontratë deri në vitin 2025 me Liverpool.
Henderson është një lojtar i rëndësishëm për Liverpool, por përballë një shifre të tillë ai është gati të largohet. Natyrisht që edhe dy klubet duhet të arrijnë një marrëveshje për rreth 10-15 milionë euro, por duhet ë fillimisht lojtari të kthejë një përgjigje pas kësaj oferte.
Mesfushori ka frikë se mos humbasë një vend në kombëtare, duke qenë se po afrohen finalet e Euro 2024, ndaj dhe do ta peshojë mirë vendimin. Trajneri Klopp e dëshiron në ekip dhe pritet që Liverpool të veprojë duke ia rritur disi rrogën, por pa patur mundësi të barazojë ofertën arabe.