Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve fizike që ndodhën këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës. Në një reagim në Twitter, Rama i cilëson këto pamje të turpshme dhe të dëmshme për Kosovën. “Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare, i cili uron që opozita në Kosovë, të distancohet nga kjo sjellje.
“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!“, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.Situata në Kuvendin e Kosovës degradoi këtë të enjte në përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, gjatë kohës që kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim në foltore (Lexo më shumë).
Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”. Më pas ai u sulmua fizikisht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë së Kuvendit të Kosovës për të bërë të mundur qetësimin e situatës./tvklan.alwatchlogin