Anglia dhe Premier Liga nuk gjejnë qetësi prej basteve. Pas skandalit dhe dënimit për sulmuesin e Brentford, Ivan Tonej, tani Federata Angleze e Futbollit ka nisur hetimet për mbrojtësin e Notingam Forestit, Hari Tofolo.
27-vjeçari akuzohet për baste, më saktë për trukim të 375 ndeshjeve gjatë periudhës 2014-2017 dhe tani pritet një dënim “shembullor” edhe për mbrojtësin anglez.