Sekretarja shtetërore dhe zëvendës kryenegociatore me BE, Drita Abdiu- Halilli dhe zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq përmbyllën vizitën zyrtare disa ditore në Uashington të SHBA-ve, me takimin me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar. Eskobar tha se ekziston momentum i volitshëm për të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, i cila duhet të përdoret tani dhe menjëherë, për t’u anëtarësuar sa më shpejt në BE, gjë që kushtëzohet edhe nga situata në Ukrainë. Është e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, që përmes konsensusit politik…
Author: Politiko
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka vazhduar me artikujt kushtuar kampionëve olimpikë, teksa së fundmi ka prezantuar Majlinda Kelmendin. “Intervistimi i një kampione olimpike është diçka e veçantë dhe gjithmonë jep fjalë dhe ide që të mendojnë; është një lloj edukimi unik. Ndarja e këtyre mendimeve dhe kujtimeve është e domosdoshme dhe për të ndjekur historitë e 11 kampionëve të parë olimpikë në seri, fitues nga viti 1976 deri në vitin 2021, tani ndajmë fjalët e Majlinda Kelmendit, kampione olimpike 2016 në kategorinë -52 kg”, thuhet në fillimin të këtij artikulli, shkruan Gazeta Express. Edhe Majlinda u pyet nëse është…
Një sulm i përgjakshëm me armë zjarri ku mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe një 45-vjeçar u plagos rëndë, ka ndodhur orët e para të së shtunës në Hanioti të Halkidikit, përcjell KlanM. Sipas informacioneve të para, siç përcjell KlanM, ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, kur dy sulmues me tipare të fytyrës të mbuluara, kanë mbërritur në banesën e marrë me qira nga viktimat nga Shkupi në një resort të njohur të Haniotit dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre, informon gazeta greke protothema. Sipas të njëjtave burime, dy autorët mësohet se ishin me motor. Nga të…
Në finalen e Grand slam të Wimbledon për femra sot do të luajnë për kurorën e “mbretëreshës” në turneun më të rëndësishëm të fushave me bar në tenis, Ons Jabeur dhe Marketa Voundrousova. Kjo është një finale surprizë pasi përballen tenistja tuniziane Ons Jabeur, aktulisht radhitet e gjashta në listen botërore dhe tenistja çeke Marketa Voundrousova, numri 42 në botë. Për Jabeur ky është një rikthim në finalen e Wimbledon pas atij të një viti më parë, ndaj konsiderohet favorite. Në gjysmëfinale tenistja afrikane Ons Jabeur, mundi bjellorusen Aryna Sabalenka me rezultatin 2-1 në sete 6-7, 6-4 dhe 6-3. Një…
Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Hanioti të Halkidikit në Greqi. Konkretisht rreth orës 03:30 të mëngjesit janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga Maqedonia. Ata janë transportuar menjëherë në Shtëpinë e Shëndetit Kasandra, përcjell KlanM. Njëri prej të dyve, një 39-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa shoku i tij 45-vjeçar është shtruar me plagë në spitalin Poligiros. Siç përcjell KlanM informatat e mediave greke, i ndjeri është biznesmen i njohur nga Shkupi, pronar i një kazinoje. Sipas dëshmitarëve okularë, burra të panjohur me kapuç i janë afruar dhomës me qira ku po qëndronin dhe i kanë qëlluar.…
Policia ka bërë të ditur se një person është gjendur dje pa shenja jete në Novoselan të Prizrenit. Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ndihma e shpejtë të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. “Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.
Janë arrestuar 10 meshkuj, të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete në Malishevë. Sipas policisë, disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. “Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.
Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se për ta penguar një person tjetër për ta parkuar veturën, e ka gjuajtur me vazo të luleve nga banesa. Sipas policisë, nuk raportohet për pasoja, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
Pezullimin e përkohshëm të punës së të gjitha grupeve punuese të MSA-së nga BE-ja, po e konsiderojnë të dëmshme për institucionet e vendit dy partitë më të mëdha opozitare, PDK e LDK. Sipas tyre me pezullimin e kësaj marrëveshje Kosova do ketë prolongim të agjendës integruese në BE. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se me MSA-në, Kosova ka për obligim që të gjitha ligjet të cilat lidhen me direktivat e BE-së t’i trajtojë me prioritet. Sipas saj, me vetë faktin që Kosova tani është pezulluar nga takimet e MSA-së vendi do të ketë prolongim të agjendës integruese. “Kosova…
sh-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka reaguar për arrestimin e avokatit Besnik Berisha. Ai tha se përkrahësve të pushtetit në debate televizive, iu nevojitej ta thonë se Berisha ka qenë këshilltar i tij, në kohën e Qeverisë Mustafa. “Kjo që ka qenë këshilltar imi si Kryeministër i Republikës së Kosovës është më se e vërtetë. I dijshëm, i aftë, i guximshëm. Këshilltar i të vetmes qeveri që e përfundoi mandatin pa asnjë rast korruptiv. Dhe kjo është edhe meritë e madhe e Besnikut”, shkroi Mustafa, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Mustafa tha se mburret që e kishte afër një, siç e quajti…