Luizi dhe Kiara janë një prej çifteve më të diksutuar të showbiz-it shqiptar, falë aventurës në “BBVIP” dhe gjithçkaje që kanë vendosur të bëjnë më pas. Tashmë fansat e tyre e jo vetëm janë gjithnjë kuriozë për marrëdhënien e tyre. Duke qenë se dyshja e bënë fejsën dhe martesën për sa kohë ishin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri (edhe pse ligjërisht ka ende dyshime nëse janë burrë dhe grua), tani që janë jashtë jetojnë bashkë, kurioziteti më i madh që fansat e ciftit kanë është se kur do nisin të mendojnë për të krijuar një familje. Këtë…
Author: Politiko
Kengëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora ka paralajmëruar paraqitjen e radhës, por ketë herë larg muzikës. Ora së bashku më motrën e saj, Elena Ora, kanë berë të ditur se do të dalin në serialin britanik “celebrity gogglebox”, i realitetit të krijuar nga Stephen Lambert, Tania Alexander dhe Tim Harcourt. “Mezi presim që ju ta shihni këtë, ne u argëtuam shumë!! Ndiqeni në Channel 4 sonte nga ora 21:00”, ka shkruar Rita Ora krahas fotos./IndeksOnline/
Modelja e njohur nga Shqipëria, Kejvina Kthella, ka qenë prej disa ditësh në Francë. Ajo ishte në një pushim së bashku me disa mikesha në Paris, ndërsa siç shihet kanë kaluar një kohë të mrekullueshme. Biondja me këtë rast nuk ka munguar me disa poza në Instagram, aty ku ndiqet nga mijëra njerëz.Në njërën prej fotografive, bukuroshja shfaqet me një fustan lëkure të zi duke vënë në pah format trupore. Në disa të tjera, e njëjta ka pozuar përpara kullës Eiffel, e veshur me një veshje të thjeshtë. “Paris me cucat”, ka shkruar ajo. Kejvina këtë vit mori vëmendje të…
Dj Geek nuk po heq dorë nga Dafina. Megjithëse secili tashmë ka jetën e tij, duket sikur Dj Geek se ka harruar Dafinën. Ajo ka publikuar së fundmi këngën e re “E para/i pari” me Alban Skënderaj dhe Geek e ka postuar në profilin e tij, madje duke e komplimentuar ish të dashurën e tij.Thuhet se Dj Geek është tashmë në një lidhje dashurie me Keisi Meidinin (e cila nuk e dimë seç mendim ka për këtë postim), ndërsa Dafina është e lidhur me një biznesmen nga Kosova. Dafina i ka bërë repost storyt të Dj Geek, duke lënë të…
Zjarret e fuqishme të nxitura nga i nxehti afrikan kanë djegur një fshat të tërë në Kroaci. Fshati Grebasticë është shkatërruar nga zjarri, me makina, shtëpi dhe objekte të djegura. Tymi mund të shihej nga plazhet turistike aty pranë. “Ne e blemë këtë shtëpi një vit më parë dhe para 10 ditësh kemi përfunduar rinovimin. Dhe tani gjithçka u dogj dhe çfarë mund t’ju them, mund ta shihni vetë. Gjithçka ishte e re, gjithçka ishte e mobiluar, gjithçka.” 56 zjarrfikës me 20 automjete dhe tre avionë, u përpoqën të frenonin zjarrin që po përhapej me shpejtësi për shkak të erërave…
Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici ka dalë sot para Gjykatës së Apelit. Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje live me Klan News tha se seanca është duke vijuar, ndërkohë që në këtë seancë është paraqitur edhe 40-vjeçarja Alma Kaçi e cila është personi që ka regjistruar videon intime në zyrën e Gjicit. Ata janë duke u përballur me gjykatën, pasi të dy kërkojnë ndryshim të masave të sigurimit. Konkretisht, raporton gazetarja, Safet Gjici i cili është nën masën e arrestit me burg, kërkon masë më të lehtë sigurie, së pari duke mohuar kategorikisht të ketë lidhje me veprën…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në diplomimin e gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës ka folur për zyrtarët policorë që janë lënduar në aksionet në veri të vendit. Ai tha se policia e ka shtuar aktivitetin në veri, ku bëri të ditur se në dy vjet e fundit 25 zyrtarë janë lënduar lehtë, e një vazhdon të jetë në tretman mjekësor. “Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti të shtuar të policisë në atë zonë [veri], ka pasur sulme të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve tanë policorë, ku 25 janë lënduar lehtë, një është plagosur e një ndodhet në tretman mjekësor pas…
SHKËNDIJA ME FITORE MINIMALE, SHKUPI 5 GOLA SI MYSAFIRË Shkëndija dhe Shkupi kanë shënuar fitore në ndeshjet e raundit të pare kualifikues të Ligës së Konferencës. Shkëndija shënoi fitore në ndeshjen e 50-të jubilare në garat evropiane kundër Haverfordvest County AFC, ndërsa Shkupi shëfitore të thellë kundër Hegellmanme në transfertë. Ndeshjet thyese zhvillohen më 20 korrik. Trajneri i skuadrës tetovare Ardian Nuhiu, në press konferencën zyrtare theksoi se në këto kompeticione të garave nuk ka kundërshtarë të dobët. Ishte i kënaqur me fitoren dhe angazhimin e futbollistëve. “Pamë një kundërshtarë i cili ishte shumë i disiplinuar. Shumë pak na la…
CIO nuk u dërgon ftesa për Paris 2024 Komiteti Olimpik Ndërkombëtar konfirmoi se nuk do t’i dërgojë ftesa Komitetit Olimpik të Rusisë dhe Bjellorusisë më 26 korrik, një vit përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024. Ftesat për pjesëmarrjen e sportistëve në Lojërat Paris 2024 do të dërgohen më 26 korrik 2023 për 203 komitetet anëtare, atletët e të cilave do kanë fituar të drejtën për të garuar. Rusia dhe Bjellorusia përjashtohen për shkak të luftës në Ukrainë. Kjo nuk do të thotë që atletët rusë dhe bjellorusë nuk do të marrin pjesë, në të vërtetë Komiteti Olimpik…
Pandemia COVID-19, kriza e kostos së jetesës dhe lufta në Ukrainë kanë shtyrë 165 milionë njerëz në varfëri që nga viti 2020, u tha në një raport të publikuar më 13 korrik nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). OKB-ja bëri thirrje që të shqyrtohet mundësia e një pauze në shlyerjen e borxhit për vendet në zhvillim. Për shkak të këtyre krizave, 75 milionë njerëz mendohet se kanë rënë në varfëri ekstreme gjatë periudhës kohore 2020-2023. Varfëri ekstreme cilësohet kur një person jeton me më pak se 2.15 dollarë në ditë. Sipas një studimi të publikuar nga Programi i Kombeve…