Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mori pjesë në protestën e organizuar nga veteranët e UÇK-së pasditen e së shtunës kundër Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti dhe kundër Ligjit për pagën minimale, i cili nuk ka përshirë kategoritë e dala nga lufta. Limaj tha se Lëvizja Vetëvendosje po shkatërron çdo të arritur të shtetit të Kosovës në më pak se dy vite qeverisje. “Këta njerëz jo që nuk bëjnë asnjë përpjekje për të sqaruar opinionin, për të kërkuar falje, për të bashkuar opinionin, por përkundrazi këta kanë filluar e kanë ndarë këtë shoqëri, e kanë copëtuar, me një fjalë…
Author: Politiko
“Qeveria kurrë nuk ishte “pala kundërshtare” në negociatat me sindikatat, por menaxher i procesit të përcaktimit të rezultatit optimal. Negociatat i kemi zhvilluar në mënyrë aktive, por për ne me rëndësi ishte edhe ofrimi i zgjidhjes përkatëse para FMN-së, me qëllim që edhe ata të perceptojnë se ky propozim ka qëndrueshmëri fiskale dhe se nuk do të ushtrojë presion mbi stabilitetin makroekonomik”, shkruan ministri i Financave, Fatmir Besimi në kolumnën e tij të fundit, dedikuar vendosjes së sistemit për indeksimin e pagave në sektorin publik. Ministri thekson se për herë të parë që nga pavarësia është përcaktuar një zgjidhje sistemike…
Sot u mbajt protesta e veteranëve të luftës pasi nuk u përfshinë në ligjin për pagën minimale. Policia e Kosovës pos që u përkujdes ta mbajë rendin, njashtu u përkujdes që të shpërndajë ujë për veteranët. https://www.youtube.com/watch?v=jzVsc8GOPtI
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, ka folur pas përfundimit të protestës për veteranët. Haradinaj tha se ky është veç fillimi. Ai theksoi se veterani më i rrejshëm është Albin Kurti. “Një nga veteranët më mashtrues është Albin Kurti, i cili se ka pasur kurrë pushkën në dorë dhe e gëzon statusin e veteranit”, tha Haradinaj. “Ata po thirren se lista është e fryrë, krejt përmbajtja e kësaj teme ishte fryrja e listave, ndërsa po e harrojnë faktin se i kanë në dorë mekanizmat për pastrimin e listave. Ai i cili është veteran i jashtëligjshëm, le të…
Në protestën e sotme për veteranët e mori edhe Dominik Pashtriku, biri i njërit prej veteranëve të luftës. “Nuk po e di a me ju thanë mirëdita, a zdravo”, thotë i riu teksa u lëshua në një mori akuzash ndaj qeverisë. “Nuk pe di a me ju thanë mirëdita, a zdravo”, ishin disa nga thirrmat e tij në protestë. “E tmerrshme kjo qeveri kështu”. https://www.youtube.com/watch?v=U4jGSTi7gXQ
Sot më 14.07.2023 Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Dr. Selver Xhemaili, Z. Nizam Reshit dhe Mr. Musanif ef. Rufati priti atasheun për çështje fetare Z. Mustafa Bodur dhe atasheun për çështje të arsimit Z. Omer Jerli Kaja. U bisedua gjërë e gjatë për shumë çështje me rëndësi në sferën e bashkpunimit në mes BFI e RMV dhe Ambasadës së Turkyies, në veçanti me atasheun për çështje fetare dhe ate arsimore. Biseda ishte konstruktive dhe me rëndësi të veçantë.
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme pa dallim në qendër të Prishtinës, pas mospërfshirjes së veteranëve të luftës në Ligjin për Pagën Minimale. “Pjesëmarrja në protestën e sotme, është obligim moral, për të demonstruar që një luftëtar nuk e pranon përbuzjen dhe aq më tepër tek armiqtë e lirisë dhe të shtetit tonë”, ka thënë Haradinaj. Ai ka shtuar se protesta është mjet demokratik që e garanton Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. “Bashkë me shumë miq do të jemi prezentë në shesh në ora 18:00. Prandaj ju bëjë thirrje…
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka reaguar ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku tha se përmes një deklarate skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, Qeveria Kurti po kërkon përplasje. Krasniqi tha se vetëm një qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dh pa ndërgjegje, përmes veprimeve të saj kërkon dhunë në mesin e popullit të saj. “Veteranët kanë paralajmëruar sot protestë paqësore, për të kërkuar respekt dhe dinjitet nga një Qeveri e cila po i diskriminon në çdo hap e vendim”. “Pikërisht, për ta eskaluar këtë protestë që veteranët tanë të përballen me policinë, vëllezërit dhe motrat e veta, një…
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla duhet ta ndalë këtë ‘thirrje të rrezikshme për krizë’. Kica-Xhelili, thotë se Sveçla duhet të largohet menjëherë nga pozita që ka, transmeton Klankosova.tv. “Ministri i Punëve të Brendshme duhet urgjentisht ta ndale këtë propagandë të maskuar e këtë thirrje të rrezikshme për krizë”, shkruan Kica-Xhelili. “Për çdo shkronjë të statusit të tij ku ndërlidh akterë kosovarë me Serbinë mban përgjegjësi jo vetëm politike por ligjore”. “Dyshoj që ka aftësi ta përceptoj veten si ministër të Kosovës e jo ministër partiak, por fatkeqësisht këtë barrë që s’e kupton,…
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurti ‘tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu’, e mos e ‘përçajë popullin’. Haradinaj, thotë se është me të gjithë ata që do të protestojnë në sheshet e Prishtinës, transmeton Klankosova.tv. “Pushteti nuk është gjithçka. Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin”, shkroi Haradinaj. Ai i ka thënë Kurtit që diçka ky vet e ka bërë, siç tha ai, të mos ua ndalë të tjerëve. “Ato që dikur e ke shfrytëzuar si…