Author: Politiko

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçin dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli në Hagë. Krasniqi theksoi se se ‘dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë’, transmeton Klankosova.tv. “Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik”, shkruan Krasniqi. “Liria jonë – ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë – ishte misioni i tyre. Kosova – ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë. Dielli do të lind përsëri!”.

Read More

Masa “TVSH-ja ime” është një nga masat më të suksesshme të konceptit të LSDM-së, kthimi i parave tek qytetarët. Për katër vite nga zbatimi i kësaj mase, LSDM-ja u ka kthyer qytetarëve 107,5 milionë euro, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Këto janë para serioze që qeveria i paguan direkt në llogaritë e qytetarëve dhe ndikon pozitivisht në buxhetet familjare të të gjithë përfituesve të masës së TVSH-së ime. Me ndryshimet e fundit ligjore kemi rritur edhe shumën maksimale në një tremujor. Qytetarët që skanojnë llogaritë fiskale në një tremujor tani mund të fitojnë një shumë maksimale prej 2100 denarë për…

Read More

Wanda Nara raportohet se po përballet me një problem shumë të rëndë shëndetësor. Gazetari argjentinas Jorge Lanata raportoi në transmetimin e tij në radion e vendit se 36-vjeçarja vuan nga leucemia. Madje, ai ka theksuar se informacionet e tij i ka konfirmuar nga tre burime të ndryshme, përcjell KlanM. Siç raportoi ai, të mërkurën e kaluar mbrëma, Wanda Nara u dërgua me urgjencë në spital me dhimbje të forta në bark dhe pas analizave, qelizat e bardha të gjakut ishin mjaft të larta. Kjo çoi në teste të reja nga mjekët të cilët – gjithmonë siç raporton gazetari – arritën…

Read More

Një aksident i pazakonshëm trafiku ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Tetovë, përcjell KlanM. Në videot dhe fotografitë e shpërndara në rrjet duket një ari i shtrirë në rrugë, ndërsa siç raportohet, ariu është goditur nga një makinë në lëvizje. Nga goditja e fuqishme, vetura që ka goditur ariun është përplasur edhe me një veturë tjetër, përcjell KlanM. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dobrosht. “Në SPB Tetovë është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku me dy vetura të pasagjerëve, një “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.Sh (60) nga Dobroshti, “Volkswagen…

Read More

E ardhmja e Romelu Lukakut tek Interi është në udhëkryq. Sulmuesi belg nuk po i përgjigjet zikaltërve, ndërsa pas këtyre zhvillimeve fshihet Juventusi. Nuk është e vërtetë që Romelu Lukaku është zhdukur! Profilet e tij në rrjetet sociale e tregojnë më së miri se ku është, çfarë bën, me kë luan, e si stërvitet! Por është e vërtetë se ai e ka lënë Interin pezull. Sipas Sportmediaset, sulmuesi belg kërkon kohë nga zikaltrit, pasi i ka dhënë fjalën rivales më të madhe historike, Juventusit. Drejtori i ri sportivë i “Zonjës së Vjetër”, Kristiano Xhuntoli i ka kërkuar belgut 30 vjeçar…

Read More

Në Siçili temperaturat parashikohen mbi 48 gradë Celcius Temperaturat përvëluese që kanë përfshirë gjithë Europën, detyruan autoritetet italiane të zgjerojnë hartën e qyteteve ku në fuqi është alarmi i kuq nga 10 në 15. Masat parandaluese hynë në fuqi edhe ndër të tjera qytete edhe në Romë, Firence e Bolonja, ku qytetarëve u këshillohet të shmangin daljet nga banesat në oraret e drekës, kur nxehtësia është edhe më e lartë. Parashikohet që temperaturat të jenë edhe më të larta javën e ardhshme jo vetëm në Itali, por edhe në Spanjë, Greqi e deri në Gjermani e Poloni. Meteorologët parashikojnë që…

Read More

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, po thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e humb betejën në terren me Albin Kurtin, për këtë sipas tij, ai po i kthehet luftës hibride. Sveçla, thotë se Vuçiqi, e ka humbur kontrollin në veri, pasi i janë arrestuar siç thotë ai, kriminelët kryesorë, transmeton Klankosova.tv. “Vuçiqi po e humb betejën në terren me Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride që përmes mekanizmave që ka në kontroll të tentojë të nxisë trazira në Kosovë”, shkruan Sveçla. “Ai po e humb ndikimin në veriun e Kosovës sepse i janë arrestuar kriminelët kryesorë,…

Read More

Portieri legjendar holandez Edwin Van Der Sar po rikuperohet dalëngadalë nga hemorragjia në tru që i ndodhi më 8 korrik teksa ishte me pushime në Kroaci. Ai deri më tani ndodhej në terapi intensive në spitalin e Splitit dhe pasi u konstatua se mund të përballojë fizikisht transportin për në Holandë, ai është transferuar në vendlindje për trajtim të mëtejshëm. Agjenti i tij tha për publikun se gjendja shëndetësore e Van Der Sar është ende e komplikuar dhe kërkon rehabilitim serioz, por se jeta e tij nuk është në rrezik. Ai ngadalë rifitoi funksionet normale trupore dhe komunikoi normalisht.

Read More

Nëse zbatohen ndryshimet kushtetuese, atëherë hapi i ardhshëm do të ndodhë me automatizëm, pa mundësi të vetos dhe vendime shtesë, thotë në intervistën për MIA-n, euroambasadori Dejvid Gir, përcjell Indeks.mk Në përgjigjen e pyetjes se si të arrihet deri te kompromisi për ndryshimet kushtetuese, Gir thotë se duhet ndryshuar fryma e dialogut, të ecet përpara jo vetëm, siç thotë ai, për ndryshimet kushtetuese, por edhe për reformat. “Shohim se në vend ka një polarizim të madh midis partive politike. Thuajse të gjitha partitë politike publikisht tregojnë dhe përsërisin se janë të përkushtuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Mirëpo, kur është…

Read More

Ndryshimet kushtetuese, integrimi evropian dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim, si dhe procesi i reformimit të shoqërisë sonë, ishin temat e takimit të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në Uashington me Gabriel Eskobar, përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë. Siç njoftoi SÇE, Mariçiq e shfrytëzoi takimin për të informuar Eskobarin për ecurinë e negociatave me BE-në, për aktivitetet që përcaktojnë aktualisht fushat në të cilat mund të përfshihemi para anëtarësimit në BE, duke theksuar se qeveria do të vazhdojë me një politikë sulmuese…

Read More