35-vjeçari E. Selima është arrestuar nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Korçës. Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi raporton se Seksioni Antidrogë në Korçë ka arrestuar mbrëmjen e djeshme, 35-vjeçarin në afërsi të banesës së tij, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 16 doza heroinë. Mësohet se hetimi ka nisur rreth 1 muaj më parë, ndërsa arrestimi u finalizua dje./tvklan.al
Author: Politiko
Lojtari shqiptar i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Enis Bardhi po kryen ritin fetar islam Umren. Këtë e ka bërë të ditur vet ylli i Trabzonspor, i cili në Instagram ka shpërndarë fotografi nga Meka. “Alhamdulillah (lavdi i përket Allahut)”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë shkupjani Bardhi.download (1)
Një ushtar rus i dënuar për mosbindje ishte në mesin e një grupi rekrutësh që i akuzuan eprorët e tyre se i ngujuan në një bodrum në Ukrainën lindore, pasi ata refuzuan të luftonin, sipas një gazete të pavarur ruse. Ata u mbajtën në bodrume me kushte johigjienike dhe me një diete të pamjaftueshme. Dënimi i ushtarit Yevgeny Frolov në qytetin e largët lindor, Spassk-Dalny, më 13 qershor, ndodhi disa ditë pas publikimit të një videoje të re që pretendonte të shfaqte se si ushtarët rusë në Ukrainë ishin ngujuar për shkak të mosbindjes për të shkuar në vijën e…
Më 17 korrik është shënuar edhe hapja e suksesshme e kapitullit të pestë të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku katër të parët janë përmbyllur me sukses në procesin e njohur si “screening”, ku palët shpjegojnë situatën dhe ballafaqojnë përparimin e vendit kandidat. Kapitulli i pestë mbulon fushat si agrikultura, zhvillimi rural, siguria ushqimore, veterinaria dhe politikat fitosanitare së bashku me peshkimin. Dy ditët e para të takimeve mes palëve u përqendruan tek agrikultura, zhvillimi rural dhe peshkimi, duke u ndjekur më pas me sigurinë ushqimore dhe rezervat buxhetore. Në këtë fazë të negociatave, kryesisht vendet kandidate njihen me…
Termometri arriti 44 gradë në Sevilla dhe Cordoba në qershor, ndërkohë që autoritetet iu bëjnë thirrje banorëve që të shmangin daljen në pikun e të nxehtit dhe të hidratohen në këto ditë të nxehta. Ndërsa në Itali temperaturat mund t’i afrohen thyerjes së rekordit evropian këtë javë, pasi një valë e fortë e të nxehtit ka përfshirë pjesën më të madhe të kontinentit Qershori që përfundoi ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në Tokë. Dhe java e parë e korrikut pa tendencën të vazhdojë. Temperaturat në rritje të verës nxisin pyetjen: Sa nxehtësi mund të durojë trupi i njeriut?…
Media turke “Defence Turk.net”, ka pretenduar se Kosova do të furnizohet nga Turqia me sistem të mbrojtjes ajrore “ROKETSAN SUNGUR” dhe pajisjet përkatëse. Përveç sistemit të mbrojtjes ajrore, ky medium, pretendon ndër të tjera se Kosova nga Turqia do të furnizohet edhe me automjete të blinduara “STM KARGU Kamikaze” dhe “ZMA-15”. “Defence Turk.net” ka publikuar edhe një dokument i cili sipas tyre është kontrata e Prokurimit e nënshkruar në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë. Sipas këtij dokumenti, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka kërkuar miratimin e blerjes së 30 njësive lëshuese të…
Bullgaria nuk ka kushte të reja ndaj Maqedonisë së Veriut, njoftoi dje Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të ministrisë. Përkundrazi, siç thekson MPJ bullgare, Bullgaria sinqerisht dëshiron të shohë fqinjin e saj të përparojë drejt anëtarësimit të plotë, përmes sukseseve në procesin e reformave dhe përpjekjeve për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore. “Ne presim hapin e parë në këtë rrugë, në përputhje me obligimet që Shkupi i nënshkroi në korrik të vitit 2022, hyrja në fuqi e ndryshimeve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të përfshirë…
Tenisti serb Novak Gjokoviqi është gjobitur për shkak se theu raketën duke goditur shtyllën e rrjetës gjatë finales së Wimbledonit. Shtatë herë fituesi i Wimbledonit është ndëshkuar me tetë mijë dollarë. Ai gjatë ndeshjes së dielës, humbi ndaj 20-vjeçarit spanjoll Carlos Alcaraz. Alcarazi e fitoi turneun e Wimbledonit për herë të parë në karrierë, pasi e mposhti Gjokiviqin me rezultat 3-2 në sete. Spanjolli si 20-vjeçar e ka fituar Grand Slamin e dytë. /Klankosova.tv.
Për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve, në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë”, për hyrje në shtet pritet rreth 45 minuta. Siç bëri të ditur LAMM, në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. . Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa ndërprerë dhe në rrugë të thata. Nga LAMM theksojnë se në vendkalimin kufitar në Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 45 minuta. Në vendkalimet tjera nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. /Telegrafi/