Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Mediumi turk: Kosova blen sistem të mbrojtjes ajrore në vlerë prej 30 milionë euro
    RAJON

    Mediumi turk: Kosova blen sistem të mbrojtjes ajrore në vlerë prej 30 milionë euro

    18/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Media turke “Defence Turk.net”, ka pretenduar se Kosova do të furnizohet nga Turqia me sistem të mbrojtjes ajrore “ROKETSAN SUNGUR” dhe pajisjet përkatëse.

    Përveç sistemit të mbrojtjes ajrore, ky medium, pretendon ndër të tjera se Kosova nga Turqia do të furnizohet edhe me automjete të blinduara “STM KARGU Kamikaze” dhe “ZMA-15”.

    “Defence Turk.net” ka publikuar edhe një dokument i cili sipas tyre është kontrata e Prokurimit e nënshkruar në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

    Sipas këtij dokumenti, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka kërkuar miratimin e blerjes së 30 njësive lëshuese të sistemit të armëve “SUNGUR MANPADS” (180 raketa Sungur PorSav) të cilat do të jenë të disponueshëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës.Për blerjen e armatimit ushtarak në fjalë, sipas dokumentit të prokurimit i publikuar nga media në fjalë, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 30 milionë euro me kompaninë turke të industrisë së mbrojtës “ROKETSAN”.

    Sistemi i Mbrojtjes Ajrore “SUNGUR”

    Sistemi i Mbrojtjes Ajrore “SUNGUR” është një sistem raketor që përdoret në mbrojtjen ajrore me rreze të shkurtër të njësive dhe objekteve të lëvizshme/fikse në fushë betejë.

    Raketat e mbrojtjes ajrore me rreze 8.5 kilometra të përdorura në këtë sistem është tipari më i rëndësishëm që e dallon “SUNGUR” nga Sistemet e tjera të Mbrojtjes Ajrore.

    Ndryshe dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dronët Bayraktar TB-2 të cilët Qeveria e Kosovës i ka blerë nga Turqia.

    “Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia. Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë”, shkroi ai në Facebook.

    Previous ArticleBullgaria nuk ka kushte të reja ndaj Maqedonisë së Veriut
    Next Article Po bëhet aq nxehtë sa trupi i njerëzve po kalon limitet!

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.