Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»BOTA»Shqipëria hap edhe kapitullin e pestë shqyrtues të negociatave me BE-në
    BOTA

    Shqipëria hap edhe kapitullin e pestë shqyrtues të negociatave me BE-në

    18/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Më 17 korrik është shënuar edhe hapja e suksesshme e kapitullit të pestë të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku katër të parët janë përmbyllur me sukses në procesin e njohur si “screening”, ku palët shpjegojnë situatën dhe ballafaqojnë përparimin e vendit kandidat.

    Kapitulli i pestë mbulon fushat si agrikultura, zhvillimi rural, siguria ushqimore, veterinaria dhe politikat fitosanitare së bashku me peshkimin.

    Dy ditët e para të takimeve mes palëve u përqendruan tek agrikultura, zhvillimi rural dhe peshkimi, duke u ndjekur më pas me sigurinë ushqimore dhe rezervat buxhetore.

    Në këtë fazë të negociatave, kryesisht vendet kandidate njihen me legjislacionin evropian, përafrimin që duhet të kryejnë me të dhe njihen me obligimet që kanë për t’u pranuar në Bashkimin Evropian.Në tërësi, gjashtë kapituj madhorë janë pjesë e procesit “screening” dhe siç ka bërë me dije më parë përfaqësuesi i lartë i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, Shqipëria ka avancuar tepër në të gjitha fushat dhe mund t’i hapë konkretisht kapitujt e parë negociues brenda vitit.

    Në mars, ai bërë me dije se se vendimi për hapjen e negociatave, që u mor korrikun e kaluar i ka dhënë një vrull dhe shtysë të re procesit të anëtarësimit.

    “Tani është procesi i shqyrtimit, i cili përpiqet të identifikojë se cilat janë fushat specifike politike nga ku duhet të nisë puna. Është çështje ditësh apo javësh, shumë shpejt, kur ky proces shqyrtimi do të përfundojë dhe shtetet anëtare do të vendosin se nga cilët kapituj, ne i quajmë kapituj, apo fusha politike do të nisë negocimi”, ravijëzoi Borrell asokohe.

    Nisja zyrtare e shqyrtimit të kapitujve për Shqipërinë ishte më 30 janar, kur patën fillesë edhe takimet dypalëshe mes delegacionit shqiptar dhe atij të BE-së. Kapitulli i parë i hapur më 30 janar, kishte të bënte pikërisht me lëvizjen e lirë të mallrave.

    Njëkohësisht me Shqipërinë, avancim të njëjtë ka pasur edhe Maqedonia e Veriut në procesin shqyrtues.

    Previous ArticlePo bëhet aq nxehtë sa trupi i njerëzve po kalon limitet!
    Next Article “Si në mesjetë”: Ushtarët rusë mbahen në bodrume pas refuzimit për të luftuar në Ukrainë

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.