Kontinenti Europian po përballet me një valë të nxehti ekstrem me temperatura tepër të larta që arrijnë deri në 48 gradë Celsius. Këtë javë pritet që temperaturat të arrijnë kulmin në Europë. Sipas Agjencisë Europianë Hapësinore, në ishujt e Siçilisë dhe të Sardenjës në Itali termometri pritet që të shënojë 48 gradë Celsius. Ekspertët kanë paralajmëruar për nxehtësi ekstreme. Edhe në Romë dhe pjesë të tjera të Italisë temperaturat do të qëndrojnë mbi 40 gradë Celsius për 15 ditë. Spanja po ashtu është goditur nga vala e të nxehtit. Dje termometri shënoi 44 gradë Celsius në jug të vendit. Në…
Author: Politiko
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri gjatë ditës ka qëndruar në vizitë zyrtare në fshatrat shqiptarë të Çashkës, respektivisht, ka vizituar Jabollçishtin e Poshtëm dhe të Epërm. Në Jabollçishtin e Poshtëm, Shaqiri i shoqëruar nga këshilltarët shqiptarë në këtë komunë ka përuruar nisjen e punimeve në ri-ndërtimin e shkollës fillore e cila sipas të parit të arsimit, do të bëhet në disa faza dhe faza e parë sipas tij pritet të përfundojë me fillimin e vitit të ri shkollorë. Ai në këtë përuurim u shoqërua edhe nga një numër i banorëve të fshatit para të cilëve tha vitin e…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka mirëpritur sot në takim znj. Ana Lirman, ministre për Europë në Republikës Federale të Gjermanisë, znj.Laurence Boone, sekretare shtetërore të angazhuar për Europë në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës dhe z. Shimon Shinkovski vel Senk, ministër për çështje europiane në Republikën e Polonisë, si dhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë në Maqedoninë e Veriut. Në fokus të këtij takimi të sotëm ishin rrethanat jetike në të cilat ndodhet Maqedonia e Veriut për të përshpejtuar hapin drejt integrimit europian, si rëndësia e miratimit të ndryshimit kushtetuese, zgjidhja përfundimtare të…
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Procesit të Berlinit në Tiranë, e ‘gëzon shumë Serbinë’. Pacolli, potencoi se kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty janë sipas tij, janë bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pasë parasysh se Serbia gjithmonë ka qenë refuzuese ndaj pjesëmarrjes së Kosovës, transmeton Klankosova.tv. “Mos pjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Samitit të Berlinit, pa marr parasysh faji i kujt është, që tani Kryesohet nga Shqipëria është lajmi më i keq që mundet me i…
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Ilinden të Shkupit ku janë të përfshira 4 vetura. Sipas informacioneve jozyrtare të Klan Maqedoni ka edhe persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe policia e cila po heton shkaqet e aksidentit të rëndë. /KlanMacedonia/ watch (2)
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut së bashku me atë të Republikës së Shqipërisë, nga sot dhe deri me 20 korrik, në Bruksel, do ta ndjekin skriningun shpejgues për Klasterin 5, Resurse, bujqësi dhe kohezion. Siç njoftoi Sekretariati për çështje evroçiane (SÇE), ky është një klaster shumë i rëndësishëm dhe voluminoz dhe i njëjti rregullon 5 Kapituj shumë të rëndësishëm që lidhen me zhvillimin ekonomik të një vendi si që janë : Bujqësia dhe zhvillimi rural, siguria e ushqimit, veterinaria dhe politika fitosanitare, peshkataria, politika rajonale dhe koordinimi i intrumenteve strukturore si dhe dispozitat financiare dhe buxhetore. “Gjatë këtyre 4 ditëve…
Raport javor laboratorik mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm NP Ujësjellësi dhe Kanalizim – Shkup me qëllim të informimit sa më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit publikon raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije, marrë nga analizat e kryera në Departamentin e Kontrollit Sanitar,që është në fakt laboratori i parë në vend që akreditoi veprimtarinë e tij sipas standardit ISO17025:2018. “Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 10.07.2023 deri më 14.07.2023 merr 191 mostra për fiziko-kimike dhe 191 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit për pije nga 47 pika matëse në qytetin…
Dëshmitari Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Llapit, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, e ka përshkruar Jakup Krasniqin si ndër figurat më të respektuara të Republikës së Kosovës. “Është prej figurave ma të respektuara në Republikë të Kosovës”, tha ai duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Jakup Krasniqit, avokates Venkateswari Alagendra. Paraprakisht, dëshmitari Mustafa tha se Krasniqi gjithherë ka qenë intelektual dhe aktivist politik, i cili po krijonte besim në gjenerata dhe këmbëngulje që Kosova të jetë e lirë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ai pohoi se UÇK ka…
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot shpërndanë fruta vendore për fëmijët në kopshtet “Koço Racin”, objekti Panorama, në Shkup, me çka e filluan fushatën “Shujtë e shëndetshme për çdo fëmijë”. Siç paralajmëruan, sot në secilin kopsht në shet do të arrrijnë dërgesat e para me fruta vendore. “Kajsi, kumbulla, pjeshka, dardha dhe mollë të klasit të parë, të prodhuara në pemishtet tona, nën mbikëqyrje të rreptë të Inspektoratit shtetëror për bujqësi dhe Agjencisë për ushqim dhe veterinari të cilët do ta kontrollojnë cilësinë dhe sigurinë, ndërsa…
Ëndrra e Limanit duket qartë, por a do të dojë Izet Mexhiti që Fatmir Limani t’i bëhet shef opozitar? Kishte parë bretkosa kalin tek po i venin patkonj, dhe i thotë nallbanit që edhe asaj t’i venë! Për një moment i ishte dukur vetja një at me shalë, që mund t’i venë patkonj! Ëndërr me sy çelë! Kështu duket se i duket vetja edhe Fatmir Limanit, ndonëse i vetëdijshëm se në politikë s’është më shumë se një “bretkosë” që nuk i shkojnë patkonjtë! Por, askush s’ia merr të drejtën të ëndërrojë! E ai ëndërron ta rrëzojë BDI-në, gjë të cilën…