Author: Politiko

Edhe zyrtarisht, 1 shtatori mbetet data e fillimit të vitit të ri shkollor 2023-2024 por me disa ndryshime të vogla. Siç vendosi Qeveria, risi është pushimi pranveror nga 29 prill deri më 6 maj dhe përfundimi i vitit mësimor më 17 qershor 2024. Sipas ministrit Jeton Shaqiri, këto ndryshime u bën me qëllim që të rritet produktiviteti te nxënësit dhe mësimdhënësit. “Pushimi në muajt e pranverës, nga një diskutim i mësimdhënësve është si një ndihmesë edhe nga ana pedagogjike e nxënësve por edhe e mësimdhënësve”, u shpreh Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit. Disa nga mësimdhënësit e arsimit fillor kanë pranuar…

Read More

Selatin Novosella, bashkëpunëtor shumëvjeçar i Adem Demaçit, ka rrëfyer në Pressing në T7 për një rast në vitin 2011 kur veprimtari dhe intelektuali që vdiq pesë vjet më parë i kishte kërkuar tani kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta mbështeste në Kuvend për t’u bërë president. Novosella tha se Kurti s’kishte pranuar që deputetët e LVV-së ta votonin Demaçin për shef të shtetit. “Adem Demaçi me Albin Kurtin – që kjo është e vërtetë – kur është shtruar pyetja po-jo, që kanë dashur ta bëjnë bresident – dihet kush e pse, s’ka kurrfarë sekreti tash, në momentin e fundit…

Read More

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir sot do të qëndrojë për vizitë në komunën Dibër. Gjatë qëndrimit në Dibër, ambasadori Gir do të takohet me kryetarin e Dibrës, Hekuran Duka, me anëtarët e Këshillit të komunës dhe me përfaqësues të organizatave civile. Ai do të marrë pjesë edhe në kafe-debat me qytetarët që tu përgjigjet pyetjeve në lidhje me rrugën evropiane të vendit. Kjo është vizita e tetë në vargun e vizitave në komuna pas hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE në korrik të vitit 2022. Qëllimi i vizitave është që të prazantohen hapat e ardhshëm…

Read More

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Kosova nuk ka parë korrupsion më të madh sesa ky në qeverisjen e Kurtit. “Nëse ka pasur korrupsion në Kosovë ndonjëherë, ky është korrupsion i jashtëzakonshëm që ka depërtuar në poret e çdo institucioni dhe çdo niveli qeverisës, por që ka një piramidë të caktuar. Nuk është korrupsion jo i strukturuar, por i strukturuar dhe i lidhur drejtpërdrejtë me qeverisjen dhe kryeministrin Kurti”, tha Krasniqi në Klan Kosova. Ai shtoi se korrupsioni më i madh po ndodhë në fushën e energjisë, dhe se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është personazhi kryesor.…

Read More

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në “Debat Plus”, ka treguar se ekzistojnë dy mënyra se si komunat të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Ajo tha se njëra mënyrë është që 50 për qind e votuesve të komunës përkatëse të nënshkruajnë peticion ku kërkohet shkarkimi i kryetarit të asaj komune. E dyta mënyrë e cila është më e thjeshtë, është që kryetarët të japin dorëheqje vullnetarisht. “S’di a ka ndodhur ndonjëherë, në ligjin për vetëqeverisje lokale parashihet mundësia që 20% të votuesve që janë në listë votuese nëpërmjet peticionit të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit, faktikisht 50% të gjithë votuesve. Mënyra tjetër…

Read More

Ka më shumë se një vit që është themeluar, por se sa është vlera e Fondit të Sigurisë së Kosovës nuk dihet dhe nuk bëhet publike. Në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, e cila menaxhon mjetet e Fondit, thonë se ato “janë transparente dhe në dispozicion për autoritetet shtetërore që kanë të drejtë të qasjes”, por nuk tregojnë se cilat institucione e kanë këtë të drejtë. Nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, në anën tjetër, thonë se këto mjete do të investohen për “përmbushjen e objektivit kryesor, që është garantimi i sigurisë së qytetarëve dhe i mbrojtjes…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dënon kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë. Siç ka thënë ai, përpjekjet e dhunshme të Serbisë për të penguar integrimin e serbëve etnikë në institucionet e Kosovës duhet të ndalen tani. “Dënoj kërcënimet e neveritshme ndaj policëve të ri të Policisë së Kosovës, zyrtarë nga komunitetet joshumicë. Përpjekjet e dhunshme të Serbisë për të penguar integrimin e serbëve etnikë në institucionet e Kosovës duhet të ndalen tani. Të gjithë qytetarët e Republikës sonë kanë të drejtë t’i shërbejnë vendit të tyre pa hakmarrje”, ka shkruar ai në Twitter.

Read More

Pas më shumë se katër vjet e gjysmë, Dhomat e Specializuar me seli në Hagë i kanë ndërprerë hetimet ndaj Driton Lajçit, ish-udhëheqës për Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar nga Gjykata Speciale në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Lajmin për ndërprerjen e hetimeve ndaj Lajçit e ka konfirmuar sot zyra e avokatisë së Toby Cadman, mbrojtës i Lajçit. Lajçi dyshohej se në cilësinë e Udhëheqësit të Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, kishte penguar drejtësinë dhe kishte zbuluar disa dokumentacione konfidenciale. Avokati mbrojtës i Lajçit, Toby Cadman në një intervistë për “Info Plus” në RTK ndërprerjen…

Read More

Qendra e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë “Belvedere”, prej të mërkurës do të mbajë emrin e zyrtarit policor, Enver Zymberi, i vrarë në më 25 korrik të vitit 2011 nga një sulm i armatosur me snajper në pjesën veriore të territorit të banuar me serbë etnikë. Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, ishte vrarë gjatë një aksioni policor nga strukturat paralele serbe, për futjen nën kontroll të pikave doganore 1 dhe 31 – Jarinjë dhe Bërnjak – në veriun e Kosovës. Ish-kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ndarë titullin “Hero i Kosovës” për policin e rënë…

Read More

Këshilli i Bashkimit Europian ka ashpërsuar sanksionet penalizuese ndaj tregtisë me Rusinë. Masat shtesë penalizuese të Këshillit të BE-së ndaj Rusisë të miratuara më 23 Qershor në Bruksel do të zbatohen edhe në Shqipëri. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi i këshillit të Ministrave “Për disa shtesa në vendimin nr. 1128, datë 30.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin nga Republika e Shqipërisë të vendimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian për vendosjen, ndryshimin dhe shfuqizimin e masave shtrënguese ndërkombëtare, të ndryshuara”, të ndryshuar. Në nenin 1 të vendimeve të BE-së parashikohet ndalimi i shitjes së letrave me vlerë të transferueshme…

Read More