Author: Politiko

Gjykata e Apelit ka dënuar me 28 vite burg Agron Tanushin, autorin e vrasjes së Jetmira Hasanit. Ai e vrau kunatën e tij, 34-vjeçaren Hasani për shkak të konfliktit për pronësinë e banesës ku jetonin si autori dhe viktima. 34-vjeçarja ishte divorcuar nga vëllai i Agron Tanushit, por vazhdonte të jetonte në shtëpinë e tyre në katin e dytë. Avokati i familjarëve të Hasanit deklaroi për mediat pas vendimit se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë pasi kërkojnë burg të përjetshëm për autorin. “Në Gjykatën e Lartë do të kërkojmë të njëjtën gjë, siç shprehen familjarët deri në…

Read More

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë ka frekuencë të shtuar të automjeteve për dalje nga vendi, ndërsa pritja është rreth 30 minuta, njofton LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. Në pikat e tjera kufitare nga pala maqedonase nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë…

Read More

Shkup, 27 korrik – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski së bashku me delegacionin e MBPEU-së, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Sllovenisë. Siç informuan nga MBPEU, në kuadër të vizitës, ministri Nikollovski do të realizojë takim bilateral me ministret e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit, Irena Shinko dhe të Transformimit Digjital, Emilija Stojmenova Duh. Nikollovski do të vizitojë disa ferma, ndërsa do të ketë takime edhe me bujq të rinj nga Sllovenia, për këmbim dhe përfitim të përvojave në pjesën për përkrahje më të madhe dhe motivim të bujqve të…

Read More

Ushtarët në shtetin e Afrikës Perëndimore të Nigerit, kanë shpallur grusht shteti në televizionin kombëtar, duke thënë se kanë shpërbërë kushtetutën, kanë mbyllur kufijtë dhe kanë pezulluar punën në të gjitha institucionet. Në daljen publike, koloneli Maj Amadou Abdramane, bashkë me nëntë ushtarë të tjerë thanë se forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë kanë vendosur t’i japin fund “regjimit”. “Kjo vjen pas përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë dhe qeverisjes së dobët ekonomike dhe sociale”. “Të gjithë partnerëve të jashtëm u kërkohet të mos ndërhyjnë. Kufijtë tokësorë dhe ajrorë janë të mbyllur derisa situata të stabilizohet”, tha ai, shkruan…

Read More

Real Madridi e ka mposhtur Manchester United me rezultat 2-0 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Houston në ShBA. Golin e parë për madrilenët e shënoi lojtari që u transferua këtë verë, Jude Bellingham, në minutën e 6-të, e që ishte edhe goli i parë me fanellën e Real Madridit. Ndërsa, golin e dytë e shënoi po ashtu një tjetër transferim i Realit, Joselu, në minutën e 89-të të takimit, njofton Klankosova.tv. Kujtojmë se më 29 korrik, Reali do të ndeshet me Barcelonën, në një “El Clasico” parasezonale, kurse United do të luajë kundër Dortmundit.watch

Read More

Aktori dhe këngëtari i njohur Johnny Depp, raportohet se javën e kaluar është gjetur pa ndjenja në dhomën e një hoteli në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Ai ishte aty për të performuar në një koncert me grupin e tij “Hollywood Vampires“, por që nuk shkoi gjithçka si duhet, pasi që koncerti u anulua. Kjo pasi siç raportohet Depp, kishte humbur kontrollin e zërit. Lidhur me shqetësimin shëndetësor të yllit amerikan, ishte lajmëruar edhe një mjek, por ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarje. Mijëra fansa udhëtuan me qindra kilometra, por në fund ngelën të zhgënjyer. Mediat raportojnë se 60-vjeçari ishte…

Read More

Singapori pritet të ekzekutojë gruan e parë pas pothuajse 20 vjetëve, pasi u shpall fajtore për posedimin e rreth 30 gramëve heroinë për qëllime trafikimi. Saridewi Djamani, u shpall fajtore në vitin 2018, ndërsa pritet të jetë një nga dy rastet që pritet të dënohen me vdekje këtë javë. Përveç Djamanit, dënimi me vdekje e pret edhe malajzianin, Mohd Aziz bin Hussain, i cili u shpall fajtor po ashtu në vitin 2018 për trafikim të rreth 50 gramëve heroinë. Saridewi është një nga dy gratë e dënuara me vdekje në Singapor, sipas Kirsten Han, një gazetare dhe aktiviste që ka…

Read More

Moti sot në orët e mëngjesit do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore me reshje shiu. Gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla dhe dukshëm më freskët. Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë, më e theksuar përgjatë Vardarit dhe në pjesët jugore të vendit (në më shumë vende deri në 60 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 30 gradë.

Read More

SPAK është duke zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet italiane. Klan News raporton se janë lëshuar disa urdhërarreste. Operacioni është në vijim e sipër. Gazetarja Glidona Daci raporton se janë duke u ushtruar kontrolle banesash pasi aksioni i SPAK është i shtrirë në disa qytete. Dyshohet se mes të arrestuarve ka prokurorë dhe policë. Gazetarja Daci ka mësuar se në pranga janë vendosur biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Operacionales, Olti Bistri dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita. Megjithatë deri më tani nuk ka shumë detaje rreth këtij operacioni. Për këtë, SPAK ka paralajmëruar një konferencë për shtyp…

Read More

Shirini e kishte caktuar terminin e saj të nusërisë javë më parë, por në vend që të çlodhej teksa estetistet e bënin gati në një sallon bukurie në Kabul, atmosfera ishte e tensionuar pasi të gjithë qëndruan në gatishmëri të lartë, të përgatitur për të fshehur nusen nëse policia do të shfaqej. Shirini ishte klientja i fundit në një sallon në kryeqytetin e Afganistanit, një nga mijëra sallonet e mbyllura në të gjithë vendin të martën me urdhër të autoriteteve talibane. “Kam dikë që bën rojë jashtë në rast se talibanët vijnë. Nëse ndodh diçka, ne do ta vendosim atë…

Read More