Author: Politiko

Çellsi dhe Njukasëll kanë zhvilluar një miqësore luksi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dueli i zhvilluar në “Mercedes-Benz Stadium“, ka përfunduar baras 1-1, me dy skuadrat që realizuan golat në pjesën e parë. Vetëm pas 12 minutave lojë, londinezët kaluan në avantazh, ku talenti holandez Ian Maatsen asistoi për mrekulli te Jackson i cili realizoi bukur për 1-0. Dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi, derisa goli i barazimit për ‘laraskat’ erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë. Anthony Gordon asistoi bukur te Miguel Almiron i cili me një gjuajtje të fortë barazoi shifrat në 1-1. Në…

Read More

Porto duket se ka arritur marrëveshje me futbollistin e Barcelonës, Nico Gonzalez. Ekipi portugez pritet të nënshkruajë me mesfushorin së shpejti, bën të ditur gazetari Fabrizio Romano. Dokumentet për transferim janë duke u bërë gati, teksa sipas Romanos marrëveshja është arritur qysh javën e kaluar. Ai do të transferohet te Porto për 8 milionë, teksa 40 % e klauzolës së shitjes do të shkojë për Barcelonën. 21 vjeçari do të ketë mundësinë e klauzolës së kthimit te katalunasit në të ardhmen, bën të ditur Romano.

Read More

Autoritetet në Greqinë qendrore lëshuan urdhra evakuimi për disa komunitete të mërkurën teksa u përballën me shpërthime të reja zjarresh, të intensifikuara nga erërat e fuqishme dhe temperaturat e larta që kalojnë 40 gradë Celsius. Sipas brigadës së zjarrfikësve, brenda 24 orëve të fundit, 61 zjarre u ndezën në të gjithë Greqinë, me incidentet më të rënda në afërsi të qytetit qendror të Velestinos. Si masë paraprake, zyrtarët udhëzuan evakuimin e gjashtë lagjeve aty pranë. Flakët u luftuan ashpër nga zjarrfikës të shumtë, të cilët morën mbështetje nga 15 makina zjarrfikëse dhe katër avionë.Një tjetër zjarr shpërtheu pranë qytetit qendror…

Read More

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (26.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 masa, nga të cilat 66 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Katër masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

Read More

10 vjet burgim në vend të shtatë vjet e gjysmë. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë e kantonit të Bernit në Zvicër. Kjo pasi një burrë nga Kosova, akuzohet se ka tentuar ta vriste ish-gruan e tij. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2021 në Brugg. Kosovari kishte tentuar që ta ngulfaste ish-gruan me rrip. Burri nuk e kishte pranuar aktgjykimin e Gjykatës Rajonale të Jura Seeland. Ai ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, e kjo e fundit ia ka rritur dënimin atij. Por, kjo nuk mbaroi me kaq. Burri nga Kosova do të duhet të paguajë, shkruajnë mediat zvicerane përcjell…

Read More

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla, ka folur rreth një operacioni të madh që u zhvillua gjatë natës. Balla tha se gjatë këtij operacioni janë arrestuar disa persona të lidhur me krimin, e po ashtu në pranga kanë rënë edhe zyrtarë të Policisë së Shtetit, si edhe prokurorë të përfshirë në krim. “Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë”, tha Balla. “Përgëzoj…

Read More

Sonte nga ora 21:00 në stadiumin e qytetit të Shkupit në kuadër të gjiros së dytë për kualifikim në grupet e ligës së Konferencave do të zhvillohet ndeshja Shkupi-Levski. Ndeshja në fjalë është shpallur ndeshje me rrezikshëri të nivelit të lartë, nga institucioni më i lartë I futbollit, UEFA. Kjo për shkak se është paralajmëruar ardhja e 1600 tifozëve bullgar në RMV. Tifozët musafir, sipas paralajmërimeve pritet të vendosen në tribunën perendimore të stadiumit ndërsa pritet që autobusët me tifozët bullgarë nga kufiri për në Shkup do të sigurohen posaçërisht nga policia, me të vetmin qëllim, shmangijen e përplasjes eventuale…

Read More

Vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump po qëndron në Shqipëri. Pasi e vizitoi jugun e vendit, ajo ka vizituar edhe Tiranën. Përmes një postimi në facebook, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” ka treguar për vizitoren speciale. Në foto duket që zonja Trump është takuar dhe me kryeministrin Edi Rama ndërsa shoqërohej dhe me Richard Grenell i cili në 2019 u emërua nga ish-presidenti Trump si i dërguar i posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë-Serbi ndërsa shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Berlin. “Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe…

Read More

Edhe në diskursin publik po ndjehet një antagonizëm i rritur dhe tension në mes të dy komuniteteve etnike. Kështu u shpreh eksperti politik Petar Arsovski, duke e komentuar deklaratën e nënkryetarit të BDI-së Bujar Osmanit, se në vend është krijuar një qendër hibride politiko-ekonomike, kundër BDI-së, të cilën e shohin si sinonim i barazisë etnike. Mbi këtë tezë ka dy aspekte vlerëson Arsovski, ai legjitim, që është rritja e vëmendjes kritike nga opinioni, për shkak të kohës së gjatë të BDI-së në pushtet dhe përqendrimit të fuqisë dhe ajo jolegjitime që rrezikon demokracinë multikulturore. “Pjesa e dytë e kësaj teze…

Read More

Të mërkurën, NATO njoftoi se ka marrë vendim që të rrisë mbikëqyrjen e rajonit të Detit të Zi, në përgjigje të tërheqjes së Rusisë nga një marrëveshje që siguronte transitin e sigurt të anijeve që transportonin grurë ukrainas. Njoftimi pasoi një takim të Këshillit NATO-Ukrainë, i cili u krijua kohët e fundit për të lehtësuar koordinimin midis aleancës ushtarake perëndimore dhe Kievit. “Aleatët dhe Ukraina dënuan me forcë vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi dhe përpjekjet e saj të qëllimshme për të ndaluar eksportet bujqësore të Ukrainës nga të cilat varen qindra…

Read More