Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Sanksionet shtesë të BE ndaj Rusisë do të zbatohen edhe nga Shqipëria
    RAJON

    Sanksionet shtesë të BE ndaj Rusisë do të zbatohen edhe nga Shqipëria

    27/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Këshilli i Bashkimit Europian ka ashpërsuar sanksionet penalizuese ndaj tregtisë me Rusinë.

    Masat shtesë penalizuese të Këshillit të BE-së ndaj Rusisë të miratuara më 23 Qershor në Bruksel do të zbatohen edhe në Shqipëri.

    Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi i këshillit të Ministrave “Për disa shtesa në vendimin nr. 1128, datë 30.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin nga Republika e Shqipërisë të vendimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian për vendosjen, ndryshimin dhe shfuqizimin e masave shtrënguese ndërkombëtare, të ndryshuara”, të ndryshuar.

    Në nenin 1 të vendimeve të BE-së parashikohet ndalimi i shitjes së letrave me vlerë të transferueshme apo të shprehura në çdo monedhë zyrtare të një shteti anëtar të emetuar para 12 Prillit 2022 dhe çdo menedhë tjetër e emetuar pas 6 Gusht 2023, si ndërmarrjeve, ashtu edhe personave fizik apo ndaj çdo shtetasi rus ose subjekti të themeluar në rusi.

    Këshilli i Europës ka kërkuar edhe ndalimin e dhënies apo vazhdimit të çdo kontrate publike apo koncensionare me Rusinë.

    Ndërsa në nenin 4 të vendimit të BE-së shtohet edhe masa ndaluese e importit të produkteve të hekurit dhe çelikut prej 30 Shtator 2023 drejtpërdrejtë apo në rrugë të tërthorta nga Rusia. Ndalimi i importit do të zbatohet edhe për blerjen e mallrave të luksit me vlerë mbi 300 euro.

    Ndalohet tranziti përmes territorit të Rusisë së mallrave dhe teknologjisë së përshtatshme për përdorimin në aviacion. Gjithashtu do të ndalohet edhe tranzitimi përmes territorit të Rusisë së mallrave dhe teknologjisë që mund të kontribuojnë në përmirësimin ushtarak të Rusisë. Ndalohet shitja, furnizim apo eksportimi me origjinë nga BE ose vendet jo anëtare drejt Rusisë.

    Gjithashtu do të jetë e ndaluar shitja apo transferimi i të drejtave të pronësisë intelektuale.

    Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nisi në muajin shkurt të vitit të kaluar. Pas nisjes së luftës kjo është paketa e 11 e sanksioneve të miratuara nga BE.

    Në vendimet e reja disa zgjerohen disa kufizime të mëparshme dhe shtohen 87 kompani në listën e sanksioneve për të cilat BE-ja u shpreh se po e mbështesin drejtpërdrejt kompleksin ushtarak dhe industrial të Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës. Kompanitë e përfshira në listën e sanksioneve janë të regjistruara në Kinë, Uzbekistan, Emiratet e Bashkuara Arabe, Siri dhe Armeni./MONITOR

    Previous Article“Po mësojmë si me Dan Hutrën… Me mujt dënimin ia jap unë!”, nëna kërkon burg përjetë për vrasësin e së bijës
    Next Article Qendra e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë “Belvedere” nga tani do të quhet “Enver Zymberi”

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.