Ministrat e Ali Ahmetit i kanë dorëzuar dorëheqjet në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Ato janë të kushtëzuara dhe mund të hyjnë në fuqi vetëm pasi opozita maqedonase të votojë ndryshimet kushtetuese në Parlament. Zëvendëskryeministri shqiptar, Artan Grubi, tha se VMRO-DMPNE po synon krijimin e një qeverie monoetnike “ndoshta me ndonjë parti të vogël vazale shqiptare, me shqiptarë të preferuar nga ana e tyre, apo si në kohën e okupimit serb të Kosovës kur i quanin ‘shqiptarë të ndershëm”. Pasi formalizuan procesin e dorëheqjeve, Grubi i tha KosovaPress-it se ndryshimi teknik i Qeverisë nuk i bën dëm askujt dhe sipas…
Author: Politiko
Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill kanë lënë Shtëpinë e Bardhë dhe po shijojnë disa ditë pushimi. Biden dhe Zonja e Parë bënë një shëtitje me biçikletë në Rehoboth, Delaëare, ku ata zotërojnë një shtëpi pushimi. Një grup personash priste përgjatë rrugës dhe brohoriste “Katër vite të tjera”, ndërsa çifti presidencial kalonte pranë. Një ditë më pare, ata u panë të kalojnë një pasdite të qetë në breg të plazhit Rehebut, një destinacion mjaft i preferuar në Delauer. Ata kishin marrë me vete çadrën, karriget dhe peshqirët ndësra u panë duke lexuar pranë detit. Vitin e kaluar,…
Një influencere që ndiqte një dietë strikte me fruta ekzotike raportohet të ketë vdekur si pasojë e urisë dhe rraskapitjes. Zhanna Samsonova, një ruse e shpërngulur në Azinë juglindore ndiqte këtë regjim ushqimor prej 10 vjetësh i cili konsistonte në fruta, filiza luledielli, smoothie frutash dhe lëngje. Gjithashtu, kishte periudha kur 39-vjeçarja praktikonte “agjërimin e thatë”, gjatë së cilave nuk hante apo pinte për ditë me radhë. Samsonova kishte mbi 6 vjet që nuk pinte ujë dhe e kishte zëvendësuar me lëngjet e frutave. Influencerja me 10 mijë ndjekës në Instagram, ndërroi jetë nga një infeksion i ngjashëm me kolerën…
Nga SPB-Tetovë raportohet se një 49-vjeçar nga një fshat i Tetovës u mashtrua nga disa persona duke i marrë para në shumë prej 6,000 eurove, me arsyen se do të blejë aparment nga ana tjetër i’a kanë shitur dikuj tjetër, përcjellë Klan M. ”Dje (31-korrik) në ora 09:10 në SPB-Tetovë, 49-vjeçari nga një fshat i Tetovës ka raportuar se në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2023 i është bërë mashtrimi për shumën prej 6.000 euro. Sipas raportit, në vitin 2019 ai ka dhënë një paradhënie prej 5 mijë eurosh për të blerë një apartament, por apartamenti i është…
KONKURSI I FUNDIT NGA IPARD 2 DO TË SHPALLET MË 4 GUSHT Në disa ditët e ardhshme pritet që Brukseli të dërgojë marrëveshjen financiare për Programin IPARD 3 në të cilin saktë do të dihet buxheti dhe masat, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski. Ai theksoi se menjëherë më pas, do të shpallet edhe konkursi me çka edhe zyrtarisht të parët në rajon do të fillojmë me realizimin e periudhës së re programore nga IPARD 3. ““Të premten nga Brukseli morëm miratim zyrtar që të vazhdojmë më tej me katër masat në kuadër të…
Ndalimi i hyrjes së mallrave serbe nga Albin Kurti u miratua pas arrestimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës. Ndërkohë ata janë liruar, por vendimi për ndalimin e importit të mallrave nuk është hequr. Ajo prek drejtpërdrejtë serbët në Kosovë, të cilët më së shumti blejnë mallra serbe, por indirekt edhe të tjerët. “Ka ende mallra serbe, disa artikuj në sasi më të mëdha dhe rezervat janë ende në qarkullim. Disa artikuj janë zhdukur, si disa lloje të ujit, birrë, ëmbëlsira, çokollata. Do të shohim sa do të zgjasë kjo situatë.” Tregtarët me shumicë, kryesisht shqiptarë, e kompensojnë mungesën…
Barcelona tentoi të bindte PSG me një ofertë të bujshme për të transferuar Kilian Mbape në “Kamp Nou”. Blaugranat i ofruan parisienëve futbollistët Osman Dembele, Rafinja dhe Gavi. Një menaxher mjaft i njohur udhëtoi drejt Parisit ku u takua me drejtuesit e u bëri ofertën e jashtëzakonshme, e cila u refuzua sepse PSG interes kishte vetëm për Dembelen, raporton Foot Mercato. Kontrata e sulmuesit përfundon verën e ardhshme dhe ai ka refuzuar rinovimin me katalanasit, nisur nga interesimi i francezëve. Klauzola e shitjes së lojtarit 26-vjeçar shkoi nga 50 mln Euro në 100 mln Euro e kjo e vështirëson blerjen…
Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Pas pajtimit që ai bëri për çtensionim të situatës në veri të vendit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si përgjegjëse e çështjeve të pushtetit lokal ka filluar me përgatitjen e procedurave që do të mundësonin largimin e kryetarëve nga komunat veriore. Kjo ministri tashmë ka caktuar grupin e punës për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave. Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri, Elbert Krasniqi, ky…
Problemet me ligjin të Donald Trump nuk e kanë dëmtuar statusin e tij si kryesues i qartë për nominimin presidencial republikan në vitin 2024. Në fakt, akuzat penale vetëm sa e kanë forcuar pozitën e tij. Ish-presidenti i SHBA-së është paditur dy herë në katër muajt e fundit – një herë në Nju Jork për krime të dyshuara financiare dhe një herë në një gjykatë federale me akuzat se ai ka keqpërdorur dokumente të ndjeshme qeveritare dhe ka penguar hetimin. Ai mund të jetë në prag të një aktakuze të tretë, për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të…
Lëvizja e re e udhëhequr nga Izet Mexhiti që është nismëtari i bashkimit të siç thonë analistët “trojkës së VMRO-së”, ka pasur një evoluim interesant në rrjetet sociale. Emri i faqes “Lëvizja” është ndryshuar disa herë! Emri i parë i kësaj faqe ka qenë fillimisht “Fustana Nusërie”, pas kësaj ajo ka ndryshuar edhe disa emra dhe në fund ka marrë emrin, “Lëvizja”. Nëpërmes kësaj faqe, krerët e kësaj “Lëvizje” tentojnë të mashtrojnë qytetarët që të anëtarësohen në “Lëvizjen” e Mexhitit, që sipas analistëve dhe deputetëve është e shpejtuar e veprim i gabuar. Sipas njohësve të rrethanave, Mexhiti me këtë veprim,…