Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e 2 gushtit, që njihet si Dita e Republikës. Ahmeti në urimin e tij shkruan se kauza të tilla shtetërore gjithmonë kanë rezultuar në të mirë të popullit ndaj me kalimin e viteve pasuan dhe shumë arritje të tjera shtetërore që e konsoliduan shtetësinë e Maqedonisë së Veriut. Statusi i plotë: 120 vite më parë popujt e vendit tonë do të bëheshin bashkë rreth një kauze jetike, asaj të lirisë dhe barazisë kundër pushtuesit. Ajo kryengritje e përbashkët e vitit 1903 është udhërrëfyesi më i…
Author: Politiko
Presidenti Stevo Pendarovski sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Ditës së Republikës uroi qytetarët duke i kujtuar se të rinjtë janë kyç për çdo lloj transformimi shoqëror, nga kryengritjet popullore dhe revolucionet deri në krijimin e politikave dhe zbatimin e reformave. “Të shtyrë nga idetë progresive të lirisë politike dhe drejtësisë sociale, të rinjtë ishin shtytësit e vërtetë të të dy Ilindenëve. Rinia ishte e para që u ngrit në luftë kundër fashizmit dhe u bë bërthama më luftarake e ushtrisë popullore. Vetë ASNOM-i ishte mbi të gjitha një mbledhje e të rinjve. Sot kemi shtet të lirë…
Mark Geci nga Tropoja, ka qenë i burgosur në kohën e rregjimit komunist në Shqipëri. Pasi tenton të ik nga Shqipëria ai kapet dhe burgoset. Refuzoj te mbaj emrin shqiptar, se shqiptaret vrasin njeri-tjetrin, shqiptarët janë e keqja e vetvetes, thotë Mark Geci tani Zhivko. https://www.youtube.com/watch?v=UJijBnQlwrA
Të martën rreth orës 19:00, një person është sulmuar me një mjet të mprehtë në Drenas. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, transmeton Klan Kosova. “Gllogoc 01.08.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Përveç lëndimit i dyshuari kishte gjuajtur dhe dëmtuar xhamin e traktorit të viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Trajneri Klodian Duro ka dhënë dorëheqje nga skuadra e Gjilanit, përcjell Klan Kosova. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Duroja në Facebook. “Fund. U bashkuam pa e pritur njeri dhe po keshtu po ndahemi. Ne lufte shkohet me trima dhe trimat e mij luftuan si asnjehere me pare ne dy perballje shum te forta ku ishim te pabarabarte ne numer”, ka shkruar ai. “Ne te paren 11 kunder 14 dhe ne te dyten 10 kunder 14 por asnjehere dhe ne asnje moment nuk u dorezuam por luftuam si heronje te vertete ashtu sic i ka hije trimave te kombit.…
Është arrestuar një person mbrëmë në Drenas nën dyshimin se ka sulmuar me një mjet të mprehtë një person. Policia bën me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve. Ndërsa, përveç lëndimit i dyshuari kishte gjuajtur dhe dëmtuar xhamin e traktorit të viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv.
Policia Rajonale e Ferizajt me datën 01.08.2023 ka nisur një aksion të planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt. Në kuadër të këtij aksioni, policia ka ndaluar disa persona, veç disa vërejtjeve, ka shqiptuar edhe disa fletëparaqitje të parapara në bazë të dispozitave ndëshkimore të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike. Në lidhje me ke këtë është njoftuar edhe gjyqtari nga Gjykata Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes, transmeton Klan Kosova. Policia Rajonale e Ferizajt shton se do të vazhdojë aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës edhe në komunat tjera Kaçanik,…
Dronët rusë sulmuan dhe dëmtuan portet dhe objektet e magazinimit të grurit në jug të rajonit bregdetar të Ukrainës Odesa në orët e para të së mërkurës, duke i vënë flakën disa prej tyre, thanë zyrtarët ukrainas. Nuk ka raportime për viktima, shkroi guvernatori i Odesa-s, Oleh Kiper në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, pa dhënë vendndodhjen e saktë të sulmit. “Për fat të keq, ka dëme”, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy në Telegram. “Më të rëndësishmet janë në jug të vendit. Terroristët rusë kanë sulmuar edhe një herë portet, drithërat, sigurinë globale të ushqimit.” Rusia rriti sulmet ndaj…
Rëndohen akuzat ndaj ish-Presidentit amerikan Donald Trump. Prokurori i Posaçëm ngriti akuza të reja pas hetimeve të Departamentit të Drejtësisë për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Akt-padia përfshin akuza për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe ndërhyrje ndaj dëshmitarëve. Kjo është akt-padia e tretë kriminale ndaj ish-Presidentit, i cili ka vënë sërisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Prokurorët federalë thonë se Donald Trumpi ishte “i vendosur të qëndronte në pushtet”, duke thurrur komplote kundër “themelit ku mbështetet funksionimi i qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara: procesi i grumbullimit, numërimit dhe çertifikimit të…
Dashi – Mund të ndiheni pak të larguar nga të dashurit tuaj, por ky është vetëm një moment introspeksioni. Ju jeni në gjendje të zgjidhni problemet dhe të gjeni zgjidhje novatore. Është një kohë e mirë për t’i paraqitur idetë dhe projektet e reja shefit ose kolegëve tuaj.Vendosmëria dhe përkushtimi juaj në punë do t’ju sjellë shpërblime financiare. Demi – Mundohuni të tregoheni të durueshëm dhe mirëkuptues me partnerin tuaj dhe mos lejoni që çështjet e vogla të krijojnë tension. Në punë ju mund të arrini rezultate pozitive përmes karizmës dhe aftësive tuaja negociuese. Mundohuni të qëndroni të përqëndruar dhe…