Author: Politiko

Nusja zbret me helikopter në Gostivar. Raste të tilla janë të shpeshta gjatë sezonit të njohur si sezoni i dasmave. Është Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë që ofron helikopterët e saj me qira edhe për ahengje dhe dasma familjare. Helikopterët e policisë për një orë për shfrytëzim mund të merren me qira prej 500 euro deri në 1500 euro. Fillimisht pala e interuesuar nënshkruan marrëveshje me MPB-në për respektimin e rregullave dhe afatit kohor të shfrytëzimit. Kështu, çifti bashkëshortor nga Gostivari arriti të shijojë shëtitjen me helikopter, pas shërbimit të paguar në konton e MPB-së. watch (1)

Read More

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe nënat, të cilat përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe së fundmi në Vitomiricë të Pejës, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari 20-vjeçar e ka…

Read More

Në Maqedoninë e Veriut, analistë e shikojnë si të arsyeshëm vendimin e Bashkimit Demokratik për Integrim për të tërhequr ministrat nga qeveria, me kusht që opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE të votojë ndryshimet kushtetuese. Analistët me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës, vlerësojnë se shumica parlamentare do të arrijë të bindë një numër të caktuar deputetësh opozitarë që të votojnë pro këtyre ndryshimeve kushtetuese, të cilat paraqesin kusht për vazhdimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Seladin Xhezairi shprehet se tani topi është në fushën e VMRO-DPMNE-së, e cila në fillim të muajit qershor theksoi gatishmërinë për…

Read More

Ministrat e BDI-së në seancën e qeverisë do t’i dorëzojnë zyrtarisht kryeministrit Dimitar Kovaçevski dorëheqjet e tyre, e cila duhet të hyjë në fuqi kur opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Siç njoftoi dje ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, dorëheqjet do t’i dorëzohen kryeministrit dhe do të nënshkruhen individualisht nga secili prej ministrave dhe do të aktivizohen automatikisht pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, pas së cilës do të mbahen zgjedhjet. BDI thotë se e kanë përmbushur kërkesën e opozitës VMRO-DPMNE, andaj tani ata duhet të mbajnë premtimin për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

Read More

Ish-futbollisti i FC Shkupit, Lamine Diak, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke të Ankaraguxhu, karrierën e tij do ta vazhdojë në elitën e futbollit francez, te skuadra e Nant. 22-vjeçari nga Senegali me skuadrën e Nant ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa i njëjti në prononcimin e parë si lojtar i skuadrës së njohur franceze, u shpreh: “Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që i bashkohem një skuadre si Nant. Të luash në Ligue 1, është një ëndërr fëmijërie. Çdo lojtar nga Afrika ëndërron që një ditë të luajë në këtë ligë të madhe. Tani…

Read More

MPB njofton se dje është ndaluar një 20-vjeçar nga Kumanova i cili dyshohet për vjedhje në një shtëpi. “Me datë 31.07.2023 në ora 20:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë ndaluar A.R. (20) nga Kumanova. Ai dyshohet se të njëjtën ditë ka hyrë në një shtëpi në rrugën “Trieste” në Kumanovë dhe ka marrë sende të ndryshme. A.R. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim e cilëson si hap historik lëshimin në përdorim të vendkalimit të përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë në Qafë Thanë me një pikë të vetme kontrolli (One Stop Shop). Ky model funksionimi është reflektim i një qasje progresive nga të dyja shtetet për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërfqinjësore përmes thjeshtësimit të procedurave burokratike dhe lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Sistemi i këtillë i realizimit të kontrollit kufitar është edhe një premtim i realizuar nga programi ynë për të eleminuar kolonat e gjata, për të përforcuar bashkëpunimin e ndërsjelltë ekonomik dhe në sferën e…

Read More

LSDM i bën thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së që të bëjë një lëvizje shtetërore dhe të tregojë se për të është e rëndësishme e ardhmja evropiane e vendit. Ata përkujtojnë se janë plotësuar të gjitha kërkesat që ai i ka theksuar në takimin e liderëve me Kovaçevskin dhe i bëjnë thirrje atij që ta përmbushë premtimin e tij për të votuar ndryshimet kushtetuese. Nga LSDM konsiderojnë se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga kryetari i VMRO-DPMNE-së për të votuar ndryshimet kushtetuese. Hapi që bëri BDI me dorëheqjet e ministrave për është sinjal për Mickoskin, i cili duhet ta…

Read More

Organizatorët teknikë të protestës së Serbisë kundër dhunës, e cila nuk përfshin të drejtën parlamentare, njoftuan ndryshimin e formës së rebelimit kundër regjimit të Aleksandër Vuçiqit, duke lënë të kuptohet, tani për tani, vetëm se politikanët do të fillojnë t’u drejtohen qytetarëve nga skena nga muaji shtator. Deputetët Radomir Lazovic dhe Miroslav Aleksiq, nga “Nuk e ngufasim Beogradin” dhe Partia Popullore, konfirmuan publikisht se kështu do të jetë, pasi Miodrag Gavrilović, deputet i Partisë Demokratike, i shënoi si folësit e parë më të dëshirueshëm, pas përfshirjes së tyre të dukshme në seancat e Kuvendit të Serbisë. Të dy deputetët kanë…

Read More

Artistja shqiptare e njohur globalisht, Bebe Rexha, është përballur së fundmi me shumë bngjarje në jetën e saj. Pak javë pasi ajo u sulmua me një telefon të hedhur në fytyrë gjatë një koncerti, 33-vjeçarja tani është lënë edhe nga i dashuri i saj, drejtori i fotografisë – Keyan Safyari. Ky i fundit i kishte dërguar një mesazh të gjatë në InstaDirect, ku si arsye të ndarjes kishte dhënë shtimin e madh në peshë të këngëtares. Bebe Rexha e konfirmoi lajmin e ndarjes nga Keyan gjatë koncertit të saj të fundit në Londër, pak para se të interpretonte këngën e…

Read More