Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook” përshtypjet e turistëve të huaj për udhëtimin e tyre në Vlorë. Rama shkruan se Vlora këtë verë po pret turistë nga e gjithë Europa teksa shton se të gjithë janë të befasuar prej mikëpritjes, detit, por edhe plazheve sekrete të zbuluara gjatë udhëtimeve me anije. PËRSHTYPJET E TURISTËVE TË HUAJ: “Është hera e parë që vijmë në Vlorë. Erdhëm një natë më parë dhe është me të vërtetë një vend i bukur me njerëz shumë të dashur. Gjatë mbrëmjes gjallërohet dhe na pëlqen shumë.” “Këtu…
Author: Politiko
Duket se “trendi” i kësaj vere për artistat në mbarë botën është gjuajtja me gjësende të ndryshme nga fansat e tyre, shkruan Reporteri.net. Në mesin e artistëve të parë që dhe i ndodhi një gjë e tillë ishte shqiptarja me famë botërore Bebe Rexha e cila teksa po performonte u godit nga një fans me telefon. Madje këngëtarja tregoi se asaj iu desh të bënte katër qepje për atë që i ndodhi. http://video.gjirafa.com/sikj0ofvb91tcfd3-mp4Një rast tjetër, ka qenë edhe ai i këngëtarit britanik, Harry Styles. 29-vjeçari teksa po mbaronte koncertin e tij në Vienë tri javë më parë, u godit nga…
Një 60-vjeçar italian ka larë veten me benzinë dhe ka hyrë në zyrën e kryebashkiakut të Terasinit duke e kërcënuar se do të digjet. Sipas mediave italiane ky veprim ka ardhur pas vendimit të Georgia Melonit që çdo institucion i sigurimeve shoqërore të ndalojë ndihmën sociale për qytetarët e papunë dhe me të ardhura të ulëta. Administrata e bashkisë ka përjetuar momente frike, ndërsa Sekretari i përgjithshëm, Cristofaro Ricupati u përpoq të bisedonte me burrin e acaruar. Në fund ka qenë kryetari i këshillit bashkiak ai që ka bindur 60-vjeçarin të heqë dorë nga akti që synonte të realizonte dhe…
Grafiti i ri “Kur të kthehet ushtria në Kosovë” u shfaq në fund të korrikut në disa lokacione në Beograd. Nën këtë mesazh është pikturuar flamuri i Serbisë. Një pankartë me të njëjtin mesazh është shpalosur edhe nga tifozët e klubit të futbollit Crvena Zvezda, gjatë një ndeshjeje miqësore me klubin italian Fiorentina, më 26 korrik në Beograd. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar këtë veprim në ndeshje si thirrje për dhunë, ndërsa ka munguar reagimi i Beogradit zyrtar. Pos që mesazhi “Kur të kthehet ushtria në Kosovë” është shfaqur në stadium, para mijëra njerëzve, ai është shkruar…
Ish sekretari për informim në Lëvizjen Besa, Semir Pajaziti, tash aktivist në rradhët e Arjanit Hoxhës ka reaguar në mënyrë të ashpër kundër ish deputetit dhe njeriut të dytë të Alternativës, Zekirja Ibrahimi. Për Pajazitin, Ibrahimi me këmbëngulje vazhdon implementimin e agjendës së VMRO-së Pajaziti e quajtur paftyrësi veprimin dhe akuzat e fundit të Ibrahimit në adresë të Hoxhës dhe të larguarve nga Besa. Reagimi i plotë: “Kënduesi i himnit” vazhdon me këmbngulje të implementon agjendën e porositësit të himnit – VMRO-DPMNE. Kur jemi te hipokrizia, paramendoni “kënduesi i himnit” prishi koalicionin me ASH vetëm pse Bilall Kasami fitoi Tetovën,…
Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare nga zona e Haraçinës dhe Kumanovës, Shaban Bafqari, nëpëmes një statusi në rrjetet sociale ka lëshuar një varg pyetjesh për Izet Mexhitin. Duke u bazuar në takimin që Mexhiti s’fundmi para disa muajsh kishte me Lulzim Jasharin, të birin e Komandantit legjendar, Adem Jashari, Bafqari e ka pyetur nëse Mexhiti i ka treguar Jasharit se ky vend mund të lulëzojë edhe pa të, (Mexhitin). Më tej Bafqari e ka pyetur Mezhitin nëse i ka treguar Lulit se i ka borgj 30.700 euro për ket vend. Mes tjerash Bafqari, Mexhitit i ka thënë se edhe nëse…
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje kryetarit të Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, që të mos dorëzohet, pas Udhëzimit Administrativ që i hapë rrugë zgjedhjeve të reja në veri. Haxhiu i tha Hetemit se kryeministri i vendit, Albin Kurti, po mundohet që ta largojë nga komuna përmes një Udhëzimi Administrativ. “Serbët me portesta e dhunë nuk arriten me të largu nga Komuna, ndërsa Albini e Elberti po të largojnë me Udhëzim Administrativ (UA). Radha është ti me kërku llogari për sakrificën që ke bërë tash e sa muaj”, tha Haxhiu, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai i tha Hetemit që të…
Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se në pikën kufitare “Bllato” kanë sekuestruar vaj ulliri, raki shpie e çaj mali, që u gjetën në një veturë me targa daneze. Nga Dogana thonë se vlera e mallit arrinte në mbi 28 mijë denarë. “Më datë 31.07.2023, në vendkalimin kufitar Bllato gjatë hyrjes në vend, doganierët kanë ndaluar tentativën për import të paligjshëm të produkteve të padeklaruara, të cilat ndodheshin në një automjet pasagjerësh me targa daneze. Pas kontrollit të kryer të automjetit, i cili u paraqit si i zbrazët, dhe personi K.S. nuk lejonte të kryhet kontrolli në bagazh dhe…
Melinda Ademi është tejet e angazhuar gjatë kësaj sezone të verës me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore. Reperja e njohur shqiptare në secilë performaoncë para publikut kujdeset që të shfaqet në formë të mirë, ku nuk mungojnë veshjet provokuese dhe lëvizjet energjike. Edhe në një nga daljet e fundit, rap-artisja u shfaq tejet joshëse, me një kostum të shkurtër me nuanca të gjelbër dhe kaltër me shkëlqim. Për një pamje edhe më joshëse, Melinda përshtati veshjen me një palë çizme të gjata me taka. Flokët e gjata i la të lëshuara sipër në një stil me onde, ndërsa kishte…
Elvana Gjata këto ditë ka një sezon tejet të ngarkuar me mbrëmje muzikore. Ajo së fundmi ishte me Butrint Imerin në Ulqin. Por i ndodhi diçka e pazakontë. Derisa po përformonte shihen të brendshmet e Elvanes, edhe pse ajo shumë shpejt ul fustanin. Raste të tilla ndodhin shpesh tek figurat tona publike. Elvana është tejet aktive jo vetëm me këngë por edhe me kërcim, shkruan “Kosovarja”