Bashkimi Evropian ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut në gjithë botën, përfshirë edhe Kosovën. Sipas raportit, situata në veri të Kosovës mbetet sfiduese, veçanërisht sa i përket gjykimit të korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes, përfshirë sulmet ndaj profesionistëve të medias, shkruan RTK. Raporti i BE-së, thekson se dorëheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet publike dhe ngritja e postblloqeve pasuese ndikuan negativisht në situatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit në veri, ku sistemi i drejtësisë dhe policia funksionojnë me kapacitet shumë të reduktuar. “Në vitin 2022, Kosova gëzonte stabilitet politik, ku qeveria…
Author: Politiko
“Rekonstruimi i tërësishëm i tunelit në rrugën Shkup – Bllacë (kufiri me Kosovën), duhet të përfundojë në muajin tetor këtë vit. Rekonstruimi i plotë i pjesës tjetër të rrugës ka përfunduar”, kështu ka shkruar fillimisht, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në “Facebook”. Duke shprehur keqardhje, zëvendëskryeministri i parë, Grubi ka thënë se për arsye të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore në tunel nga individë të papërgjegjshëm, por edhe nga fluksi shumë i shtuar i trafikut, po krijohen rradhë të gjata të veturave, njofton indeks.mk. “Pas reagimeve dhe kërkesave të shumë qytetarëve, mbrëmë dhe sot, ndërmarrja e rrugëve zhvilloi biseda me realizuesin…
Gjitha sfidat e tij ishin të suksesshme,ai asnjëherë nuk na zhgënjeu në garat e ndryshme që u paraqit ndërvite,në shtete të ndryshme të botës. Kudo që shkoi kishte lënë mbresa të mira,sukseset e tij nuk u ndalën në asnjë çast,duke bërë krenar çdi shqiptar kudo që jetonte. Enver Idrizi, një emër i madh tashmë i sportit të karates,ka lënë gjurmë në këtë sport. Përpos sukseseve të tij të mëdha në sportin e karates,ai nuk u ndal asnjëherë duke kontribuar për shqiptarët,kudo që jetojnë ato,sidomos për Kosovën. Në asnjë moment të vetëm nuk ndalet edhe sot duke bërë çmos të sjellë…
Një kimikat novator që vret kancerin është zbuluar nga shkencëtarët në institucionin e njohur të kërkimit dhe trajtimit të kancerit, City of Hope, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky zbulim i pabesueshëm sjell një rreze shprese për miliona në mbarë botën. Ilaçi inovativ siç shkruan pulse.ng, synon dhe shkatërron të gjitha tumoret e kancerit duke mos shkaktuar asnjë dëm për qelizat e shëndetshme. Si funksionon? Zbulimi i ekipit të City of Hope përqendrohet rreth proteinës së Antigjenit Bërthamor të Qelizës Proliferuese (PCNA), e cila luan një rol thelbësor në replikimin dhe riparimin e ADN-së në tumoret në rritje. Lloji…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një lidhje të drejtëpërdrejtë në lajmet e A2CNN në Shqipëri ka folur për dorëheqjet e dorëzuara deri tek kryeministri Kovaçevski nga ana e ministrave të BDI-së dhe ndryshimet Kushtetuese që pritet të ndodhin dhe të dorëzohen në Kuvendin e RMV-së me 18 gusht. Grubi ka thënë se vendi nuk e ka luksin që të humb këtë shansë dhe të pret 10-15 vite të tjera për integrim në Bashkimin Evropian, raporton indeks.mk “Mundësinë e kemi tani. Po i dorëzojmë dorëheqjet tona, le të votojë VMRO-DPMNE-ja. Në prill të vitit të ardhëshëm kemi zgjedhje presidenciale, në…
Të mërkurën rreth orës 14:00, është arrestuar një person në fshatin Sllovi të Lipjanit pasi që i njëjti kë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të njëjtit i është konfiskuar arma, raporton Klan Kosova. “Fsh. Sllovi, Lipjan, 02.08.2023 – 13:58. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë disa herë me pushkë gjuetie. Pushka me leje është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Në orët e para të së mërkurës është arrestuar një person në rrugën “Ramiz Cernica” në Prishtinë, pasi që të njëjtit i janë gjetur 788 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, raporton Klan Kosova. “Rr. Ramiz Cernica, Prishtinë 02.08.2023 – 00:35. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës i janë gjetur dhe konfiskuar 788 euro para të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë…
Policia e Kapitolit të SHBA-së, ka mbyllur dhe evakuuar ndërtesën e zyrës së Senatit Russell, pasi ka marrë raporte për një sulmues të armatosur. Sipas Departamentit të Policisë Metropolitane, agjencia tha se mori një telefonatë për të shtëna në Kapitol. Oficeri Hugh Carew i MPD ka deklaruar në lidhje me ngjarjen, se ishte bërë një thirrje për një sulmues të armatosur, por pas kontrolleve konstatoi se ishte një alarm i rremë dhe se nuk u gjetën të lënduar dhe asnjë i armatosur. Policia e Kapitolit të SHBA-së tha të mërkurën pak para orës 15:00 ET se oficerët e tyre po…
Skuadrat kosovare do të zbresin sonte në fushë për ndeshjet e kthimit në Ligën e Konferencës. Ballkani, Drita dhe Dukagjini janë në rrethin e dytë të kësaj gare dhe qëllimi është të vazhdojnë tutje. Kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj në udhëtim te Larne në Irlandën e Veriut, ku pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë synojnë të vazhdojnë tutje. Punë shumë më e vështirë e pret Dritën, që për kundërshtar ka gjigantin çek Viktoria Plzen. Gjilanasit kanë marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në udhëtim kur luajtën baras 0-0. Drita synon që në ‘Fadil Vokrri’…
Në Gllarevë të Klinës është parë një zjarr i madh. Në videon e siguruar nga Indeksonline shihet se zjarri është përhapur më të madhe. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante, përfshirë edhe ato të zjarrfikësve. Akoma nuk dihet nëse zjarri në fjalë është shkaktuar aksidentalisht apo me qëllim. Pamje nga vendi i ngjarjes:download