Është ndarë nga jeta biçiklisti i cili u godit nga një veturë dje në Ferizaj. “Me datën 02.08.2023 rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Riza Matoshi’ në Ferizaj është një aksident komunikacioni, ku ishin të përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte B.S ( F/K) e moshës 39 vjeçare dhe një biçikletë të cilën e drejtonte H.S ( M/K) i moshēs 62-vjeçar . “Për pasojë e këtij aksidenti, lēndime të rënda trupore pëson ngasësi i biçikletës, të cilin për ndihmë mjekësore e dërgojnë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas për tretman të…
Author: Politiko
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, dhe gruaja e tij, Sophie Grégoire Trudeau, po ndahen, njoftoi Trudeau në llogarinë e tij në Instagram të mërkurën. Trudeau tha pas “shumë bisedash kuptimplota dhe të vështira” me Sophie, “ne kemi marrë vendimin për t’u ndarë”. “Si gjithmonë, ne mbetemi një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë”, ka shkruar ai. Ai kërkoi që privatësia e tyre të respektohet për mirëqenien e fëmijëve të tyre, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Zyra e kryeministrit tha se dyshja kishin “nënshkruar një…
Mbikqyrësi i Internetit në Kinë ka përcaktuar rregulluar për të frenuar sasinë e kohës që fëmijët e shpenzojnë në telefonët e tyre intelegjent. Administrata e Hapësirës Kibernetike e Kinës publikoi të mërkurën draftin e udhëzimeve në faqen e saj, duke deklaruar se të miturit nuk do të lejohen të përdorin shumicën e shërbimeve të internetit në pajisjet celulare nga ora 22:00 deri në orën 6 të mëngjesit dhe se fëmijët nga mosha 16 deri në 18 vjeç do të mund të përdorin internetin vetëm për dy orë në ditë. Fëmijët nga mosha 8 deri në 15 vjeç do të lejohen…
Drita, Ballkani dhe Dukagjini luajnë për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Skuadra e Dritës do ta kërkojë kualifikimin e madh kundër Viktoria Plazen pas barazimit në Çeki me rezultat 0-0, raporton Klan Kosova. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë. Përkrahja e madhe do të jetë në Prishtinë, ku pritët të jenë mbi 10 mijë tifozë për të përkrahur ekipin nga Gjilani. Ndërsa Ballkani punë do të ketë me skuadrën e Larnes. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘’Solitude’’ me fillim nga ora 20:30 në Irlandën e Veriut. Të…
Të mërkurën pak minuta pas mesnatës një person është gjetur pa shenja jete në Obiliq. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, raporton Klan Kosova. “Obiliq, 02.08.2023 – 00:08. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Të mërkurën rreth orës 19:00, në “Rrugën e Malishevës” në Gjilan, një person është sulmuar fizikisht dhe është plaçkitur. Sipas raportit 24-orësh Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, raporton Klan Kosova. “Rr. e Malishevës, Gjilan, 02.08.2023-19:00. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e qytetit pasi që nga një person i panjohur ishte sulmuar fizikisht dhe kishte pësuar lëndime në nofull. Sipas viktimës i dyshuari ia kishte marrë telefonin dhe portofolin. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.
Të martën, një e mitur është largua nga shtëpia e saj në Ferizaj dhe nuk është kthyer më. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është duke u hetuar, raporton Klan Kosova. “Ferizaj 01.08.2023 – 17:00. Raportohet se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Mbrëmë ka ndodhur edhe një tjetër tragjedi në Shkup si pasojë e aksidentit ku një grua bashkë me fëmijun e saj 13 vjeçar ka humbur jetën, shkruan Pa Censure! Ka qenë vetë gazetarja nga Shkupi Semra Ajeti e cila ka njoftuar në rrjetet sociale në orët e para pas mesnate ku bën thirrje për kujdes gjatë vozitjes se tragjeditë po shtojnë numrin!Ajeti shkruan: “Edhe një tjetër aksident edhe një tjetër tragjedi, vajza e tezes me fëmijun 13 vjeçar ka humbur jetën. Zoti durimin të gjithë neve. Vozit me kujdes jete te reja po shojne” Vetëm para dy ditëve pas një…
Pasi dje edhe publikisht njoftoi se do të largohet nga Lëvizja Besa për t’ju bashkuar ish shokut të tij, Arjanit Hoxha në rrugëtimin politik, ish zëdhënësi i partisë së Kasamit, Faruk Avdiu ka lëshuar një goditje për ish partinë e tij, njofton indeks.mk Në njoftimin e lëshuar për largimin e tij nga Besa të shoqëruar me një fotografi krah Hoxhës, Avdiu ka thënë se ka vendosur të largohet nga kjo parti sepse sipas tij, është strukturë që nuk ka as ide dhe as vizion për organizimin politik të shqiptarëve jasht Tetovës. Sipas Avdiut, Besa është parti lokaliste, që nuk kalon…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në rrjetin social Facebook ka uruar teë gjithë qytëtarët e Maqedonisë së Veriut per Ditën e Republikës. Grubi shkruan se në këtë datë reflektojmë mbi të kaluarën e popullit, për të çuar përpara misionet përparimtare që duhet realizuar me sukses. Statusi i plotë: 2 gushti i vitit 1903 është një nga ato momente të historisë së vendit që dëshmon forcën e bashkimit të popujve mbi kauzat e përbashkëta të lirisë dhe barazisë së tyre. Sot është festë për të gjithë qytetarët e vendit sepse 120 vjetori i kryengritjes së përbashkët në Krushevë i gjen edhe…