Author: Politiko

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM) në rrjetin social facebook ka rënë pre e hakerëve. Janë postuar fotografi dhe video të ndryshme të disa vajzave kineze dhe një personi kinez i cili është kyçur edhe “live” në faqen e FFM-së. Nga MPB ende nuk kanë reaguar rreth rastit mirëpo pritet gjatë ditës të prononcohen. Ndryshe nga hakerët muaj më parë ishin sulmuar edhe disa institucione tjera shtetërore. /KlanMacedonia/

Read More

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë në Fushë-Kosovë. Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se është arrestuar një grua, pasi që e njëjta ka rrahur bashkëshortin e saj, shkruan Zeri.info. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare”, thuhet në raporton e Policisë. Sipas raportit, e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri

Read More

Të gjitha kushtet e parashtruara nga VMRO DPMNE për të votuar ndryshimet kushtetuese janë plotësuar, pas dorëzimit të dorëheqjeve të Ministrave dhe funksionerëve të BDI -së, vlerëson analisti politik, Bashkim Selmani. Sipas tij, VMRO DPMNE tani është vënë në sprovë, sepse nuk ka pritur një vendim të tillë nga BDI-ja, e cila sakrifikoi sovranin e votuesve shqiptar dhe interesin e saj partiak duke plotësuar kushtin e fundit që parashtroi VMRO DPMNE. Sipas Selmanit, VMRO DPMNE në kontinuitet përdor retorikën nacionaliste, ndërsa për mbrotjen e intersave shtetërore janë viktimizuar shqiptarët. “Tani aktualisht VMRO DPMNE është në një sprovë për arsye se…

Read More

Nëse analizohet reagimi i KF Shkupit, është përplot ngarkesë emotive, ngapak edhe konfuz, si i shkruar për ngutë, por, ai jep një mesazh të qartë dhe shumë të forte sportiv, i rrallë në mesin tonë: nuk na duhen tifozë që na bëjnë dëm! Pikë! Nga Daut DAUTI 1. E nisa këtë kolumnë me një hyrje tjetër, e cila ndoshta nuk kishte diçka të re pas disa ditësh jehonë publike, por, siç ndodh në gazetari, e reja e shkel të vjetrën. Sepse, ajo që më bëri përshtypje më shumë dhe që mendoj se ia vlen për të shkruar, është reagimi i…

Read More

Një stuhi përfshiu Shkupin dhe rethinën e Shkupit. Siç shihet edhe në video, reshjet e dendura të shiut dhe erës kanë goditur pjesën e brendshme të qytetit. Deri më tani nuk është raportuar për dëme tek autoritetet, megjithëse ka dëme dhe ende nuk dihet shuma. Tashmë nga dje është paralajmëruar se mund të priten reshje të dendura shiu për shkak të një mase të madhe të lagësht në vend.

Read More

Në një aksident në Kroaci kanë humbur jetën dy shtetas të Kosovës ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Në aksidentin e ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në dalje të Ravçës, në autostradën A1, kanë mbetur të vdekur nënë e bijë shtetas të Kosovës, ndërsa baba e biri kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transportuar në spitalin e Splitit. Bëhet e ditur se shtetasit e Kosovës vozisnin veturë gjermane, BMW.Në aksident ka humbur jetën edhe një 33-vjeçar nga zona e Zarës, i cili drejtonte automjetin Volkswagen T-Roc. BMW-ja e shtetasve të Kosovës është rrokullisur nga forca…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, policia ka arrestuar dy shtetas të Kosovës, pasi janë kapur me drogë. “Më 04.08.2023 në ora 00.05 në hapësirën e ish kazermës në Ohër, nëpunësit policorë nga SPB Ohër kanë arrestuar M.R.(24) dhe B.A.(23), që të dy nga Kosova, sepse tek ata është gjetur dhe marrë kokainë. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të shqiptohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftim.

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:30 ka arrestuar edhe një të dyshuar për krime lufte në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut. Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1998-1999 ka pasur pozitën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rakosh të Komunës Istogut, raporton Klan Kosova. “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), kanë arritur që sot, më 05.08.2023, rreth orës 12:30, në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin Ž.Z., viti i lindjes 1954, i dyshuar…

Read More

Futbollisti anglez, Johne Stones, pranoi se trajneri Pep Guardiola “rishpiku” trurin e tij, por në anën tjetër përmendi vështirësitë në përshtatjen me rolin e ri në mesfushë. Pasi u bashkua në vitin 2016 nga Everton, ai u përdor si qendërmbrojtës dhe bëri më të mirën së bashku me Ruben Dias në zemër të mbrojtjes. Por së fundmi, ai është zhvendosur në rolin e mesfushorit mbrojtës, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. Guardiola i besoi atij detyrën e re dhe mbrojtësi përshëndeti trajnerin e tij që e ndihmoi të vendosej dhe të përmirësohej në sistem. ‘’Mendova se e njihja futbollin mirë kur…

Read More

Raportohet se sulmuesi Randal Kolo Muani ka arritur marrëveshje verbale me skuadrën Paris Saint – Germain, por çmimi ofruar nga Frankfurti mund të paraqesë problem. Sipas Sky Sports Germany, kampioni në fuqi i Francës ka arritur një marrëveshje në parim me përfaqësuesit e tij, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. Ai pati një sezon debutues mbresëlënës në Bundesligë, duke shënuar 15 gola në 32 paraqitje, të cilat e renditën të tretin në listën e golashënuesve të ligës. Interesimi i PSG-së për Kolo Muanin vjen pasi klubi parisien synon të forcojë opsionet në sulm për shkak pasigurive që rrethojnë të ardhmen e…

Read More