Author: Politiko

Kylian Mbappe nuk duket i shqetësuar nga problemet e tij me PSG. Ai u fotografua duke shijuar fundjavën nën shoqërinë e 2 vajzave simpatike në Sardenja. Ylli francez ka pasur një verë kaotike deri më tani pasi PSG e la atë jashtë skuadrës kur u bë e qartë se ai nuk do të nënshkruante një kontratë të re me klubin. Por këto çështje dukeshin një botë larg francezit që po shijon pushimet. Mbappe u pa duke zbritur nga një avion privat luksoz së bashku me një mik përpara se të shkonte në një plazh. Më pas ai u pa duke…

Read More

Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin në territor mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në zonat malore, duke gjeneruar shira të pakët pjesërisht në veri të Shqipërisë.Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C. Era…

Read More

Një përpjekje e zyrtarëve të qytetit të Nju Jorkut për të reduktuar bllokimin e rrugëve nga trafiku si dhe emetimin e dioksidit të karbonit nga automjetet ka krijuar tension me shtetin fqinj, Nju Xhersin. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Nina Vishneva sjell më shumë detaje rreth tarifës së re që pritet të vendoset e që mund të hyjë në fuqi në pranverën e vitit të ardhshëm. Qyteti i Nju Jorkut planifikon t’u vendosë një tarifë deri në 23 dollarë në ditë shoferëve që hyjnë në qendër të Manhatanit, me synimin për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për të përmirësuar…

Read More

Charles Gregory, është djali 25-vjeçar, i cili u shpëtua të shtunën nga rojet bregdetare të SHBA-së. Ai u gjet 19 km larg brigjeve të Shën Augustinit, pasi kishte humbur në det për 24 orë. Sipas Reuters, Gregory kishte dalë të enjten mbrëma me varkë, por nuk ishte kthyer në shtëpi. Familja ishte shqetësuar dhe kishte raportuar zhdukjen e tij. Ai u gjet në mes të detit me një varkë pjesërisht të zhytur. Nga incidenti nuk u raportua asnjë shqetësim mjekësor. Megjithatë siç shihet në pamje, dielli nuk kishte qenë aspak i mëshirshëm dhe pas 24 orëve ai përfundoi, thënë ndryshe,…

Read More

Robin Krasniqi është munduar t’iu sqarojë të gjithëve arsyet që çuan në triumfin e tij mbrëmë ndaj Nadjib Mohammedi. Boksieri nga Juniku triumfoi në raundin e nëntë ndaj algjerianit që përfaqëson Francën, pasi ky i fundit u diskualifikua për goditje të parregullta. Përmes një postimi në Facebook, Robini është munduar t’iu sqarojë të gjithëve se përse u mor vendimi dhe e gjithë situata e krijuar. Më poshtë mund ta lexoni reagimin e tij të plotë (pa ndërhyrje): Robin Krasniqi fiton në ndeshjen e 60-të peofesionale duke skualifikuar kundërshtarin në raundin e 9-të. SHI, BULLIMET dhe VETËTINA: Prishtina ishte duke shijuar…

Read More

Komunikacioni është faktori më i rëndësishëm për zhurmën e lartë atmosferike në Kumanovë Qytetarët e Kumanovës vazhdimisht janë të ekspozuar ndaj zhurmave që i tejkalojnë vlerat kufitare të lejuara, thuhet në Raportin Vjetor për Cilësinë e Mjedisit për vitin 2022, të publikuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Përveç në Kumanovë matje bëhen edhe në Qendrat e Shëndetit Publik (QSHP) në Shkup, Manastir, Kërçovë dhe kudo ka devijime nga vlerat e lejuara, por më e rëndë është situata në qytetin më verior të vendit. “Sipas të dhënave të përpunuara të zhurmës komunale, mund të konstatohet se nga katër…

Read More

Marrëveshja për korridorin ajror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ende nuk është duke u zbatuar në tërësi. Ujdia ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Shqipërisë ishte firmosur në vitin 2020. Por, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu thotë për KosovaPress se zbatimi i marrëveshjes për hapjen e korridorit ajror Kosovë-Shqipëri pritet të ndodhë gjatë këtij muaji. Në anën tjetër nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, nuk janë përgjigjur për KosovaPress lidhur me zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror në Kosovë kanë thënë për KosovaPress se me publikimin e pikave ajrore në AIP…

Read More

Të gjithë ne në vend duhet ta kemi të qartë – nuk do të ketë marrëveshje më të mirë, nuk do të ketë marrëveshje të re, nuk do të ketë kornizë tjetër negociuese dhe kjo është e vetmja e vërtetë të cilën nuk po e them, nuk po thotë Qeveria e as LSDM-ja, ky është qëndrimi i Bashkimit Evropian, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në një intervistë për MIA, përcjellë Klan M. Kovaçevski theksoi se nuk do të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria dhe se për këtë ka garanci të forta nga liderët më të lartë të BE-së…

Read More

Sot mbushen 7 vjet nga vërshimet vdekjeprurëse që përfshinë zonën e Hasabegut, Stajkovcës, Straçincës, Haraçinës dhe Rashtakut të Shkupit, ku humbën jetën 22 veta. Pasditen e 6 gushtit 2016, Shkupi u përfshi nga moti i furishëm me reshje intensive të shiut dhe erë të fuqishme. Por më të goditura ishin vendbanimet në pjesën e Hasanbegut dhe qarkores të autostradës Shkup – Tetovë. Gjatë 24 orëve të 6 gushtit ka pasur shi të rrëmbyeshëm që vërshoi dhe dëmtoi shtëpi, vërshoi rrugë, drunjë të rënë, objekte, biznese e makina të dëmtuara, qarkorja e dëmtuar, serrat e mbjellura në këtë zonë si dhe…

Read More

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka planifikuar të shënojë një nga momentet më kulminante të karrierës më 11 gusht, duke mbajtur solo-koncertin e tij “Time Capsule II” në Prishtinë. Lokacioni i përzgjedhur për mbajtjen e këtij koncerti ka qenë Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet, mirëpo për shkaqe teknike koncerti nuk do të mbahet aty. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, reperi i hitit “Karma” ka bërë të ditur se “Time Capsule II” tashmë do të zhvillohet në parkingun e Pallatit të Rinisë. Duke iu referuar babait të tij, kryetarit të FFK-së Agim Ademi si ‘shefi’, Capital…

Read More