Në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, po vazhdon trajtimi i personave që u lënduan nga përleshja e armatosur në lokalin Bon Vivant në Prishtinë, që ndodhi të premten rreth orës 23:30. Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica tha për Telegrafin se dy nga të lënduarit janë liruar, ndërsa po vazhdon trajtimi i tre të tjerëve. Ai bëri të ditur se vajza e cila ka mbetur e plagosur në këtë rast, ka ende plumbin afër shtyllës kurrizore. Jashanica shtoi se të tre pacientët janë jasht rrezikut për jetë. “Gjendja është e mirë, kemi pasur pesë pacientë, katër meshkuj dhe një…
Author: Politiko
Klubi i futbollit Renova, njëherë kampion i vendit, njëherë fitues i Kupës dhe mbi 20 ndeshje në garat evropiane, vitin e kaluar me vendim të pronarëve u larguan nga garat në elitën e futbollit vendor. Ekipi vazhdoi punën me grup-moshat e reja pasi ka krijuar kushte maksimale për punë me ato. Ditëve të fundit në disa media u përhapë lajmi se serish kthehet KF Renova por pa e precizuar deri në fund. Kjo është e vërtet se Renova kthehet në Ligën Komunale, vetëm e vetëm që të përmbush kushtin që të mund të funksionoj dhe garoj edhe me grup-moshat e…
Sot në vendin e quajtur Sharra të Rekës së Epërme, do të mbahet manifestimi qendror “Takimet e Rekës së Epërme”, të organizuara nga Shoqata Kulturore “Reka e Epërme”, Në mesin e mysafirëve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë lideri i BDI, Ali Ahmeti dhe ai i ASH, Arben Taravari, përcjellë Klan M ”Edhe Skenderbeu i takon kësaj Trashigimie me monumentet e vjetra me studimet që bëhen, kështu që për ne Reka ështeë fakt kombëtar që me fanatizëm duhet ruajtur dhe dua ti inkurajoj dhe ti uroj Shoqatën e Rekës që ta ruajnë ta përparojnë kulturën, folklorin gjuhën të folmen e Rekës…
“OPOZITA TË VENDOSË NËSE ËSHTË PËR INTEGRIM NË BE APO IZOLIM” Të gjithë në vend duhet ta kemi të qartë se, nuk do të ketë marrëveshje më të mirë, nuk do të ketë marrëveshje të re, nuk do të ketë kornizë tjetër negociuese për anëtarësim në BE, porositi kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Në një intervistë për agjencinë MIA, ai tha se, nevojitet konsensus nacional shoqëror që përfundimisht të realizohet qëllimi strategjik për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kovaçevski theksoi se nuk do të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria dhe se për këtë ka garanci të forta nga liderët…
Kanë kaluar 78 vjet që nga hedhja e bombës atomike në Hiroshima. Më 6 gusht të vitit 1945, bombarduesi B-29 Superfortress, i emëruar do të hidhte bombën atomike “Little Boy” ( Djali i vogël), që pati pasoja me shkatërrimin e qytetit. Hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima, do të pasohej me hedhjen e bombës atomike “Fat Man” (Burri i shëndoshë) në Nagasaki, më 9 gusht të po atij viti. Bomba atomike do të shkaktonte vdekjen e shumë personave (kryesisht civilë). Është pak e vështirë të jepet një shifër e saktë për viktimat e Hiroshimës duke marrë në shqyrtim të vdekurit…
Boksieri Robin Krasniqi ka reaguar pas fitores në mbrëmjen e së shtunës, duke thënë se është i emocionuar me realizimin e ëndrrës për të boksuar në Prishtinë. Krasniqi ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë, njofton Klankosova.tv. “Falemnderit populli im, falemnderit Prishtinë, falemnderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën”, ka shkruar Krasniqi. “Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, e edhe më me fitoren e sontme timen dhe tuajën gjithashtu. Falenderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin”.
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (05.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 147 masa, nga të cilat 66 sanksione për ngarje me shpejtësi të kufizuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, tri masa. Për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit Tre masa për kalimin e sinjalistikës së mbyllur-semafor të kuq, tre sanksione për mosdhënie të përparësisë së kalimit të këmbësorëve” – thuhet në kumtesën e MPB-së.
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që goditën një qytet afër Pekinit, thanë zyrtarët kinezë të shtunën, duke bërë që numri i të vdekurve nga vërshimet e fundit në veri të Kinës të rritet në të paktën 30. Rastet e vdekjes si pasojë e vërshimeve u raportuan nga zyrtarët në Baoding, rreth 150 kilometra larg Pekinit. Raportohet edhe për 18 të zhdukur në këtë pjesë të vendit. Stuhia Doksuri, një ish-tajfun i fuqishëm që e goditi Kinën të premten, i ka sjell shirat më të mëdha në rajon qëkur filluan të bëhen matjet para 140 vjetëve. Deri…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit mëngjesin e sotëm. Klan News raporton se një makinë me taga serbe është përplasur me trafikndarësen dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë plagosur 5 anëtarët e një familje, 3 fëmijët dhe çifti i bashkëshortëve. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Rrëshenit për të marrë mjekim më të specializuar. Sipas infromacioneve paraprake, gruaja që ndodhej në makinë paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit./tvklan.al http://www.youtube.com/watch?v=A6GNIb3rptQ&feature=emb_err_woyt
Ata shprehen se Evropa u ka mbyllur derën dhe e vetmja mundësi për të parë përpara është Azia Në një ditë të ngrohtë në kryeqytetin rus, çiftet e reja shëtisin krah për krah përgjatë lumit Moskva, ndërsa varkat lëvizin me përtesë në drejtim të rrymës, kullat e Kremlinit ngrihen nga prapa majave të pemëve. Gjatë muajve të verës së Moskës, gazetarët e Reuters intervistuan katër të rinj rusë që jetonin atje për të dëgjuar se si jeta e tyre ka ndryshuar që nga fillimi i asaj që Kremlini e quan “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë. Që të katër…