Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka dhënë detaje lidhur me hapjen e aplikimit për masat e radhës për rritjen e efiçiencës së energjisë. Ai tha se masat do të vlejnë vetëm për shtëpitë private. Përmes masave të reja, sipas kryeministrit qytetarët do të përfitojnë nga subvenciomi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme. “Përmes këtyre masave të reja, do të mund të përfitoni nga subvencionimi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme. Subvencioni do të mbulojë 45% të vlerës së investimit, deri…
Author: Politiko
Çmimet e “çmendura” në Itali largojnë turistët drejt Shqipërisë, shkruan Davide Carlucci për gazetën italiane “La Repubblica”. “Një darkë e bollshme me peshk të kushton maksimumi 25 euro, dyfishi i asaj në Itali. Dhe unë njoh gjithnjë e më shumë njerëz që po zgjedhin të vijnë këtu. Edhe mamaja ime dëshiron të blejë një shtëpi!”, thotë një tjetër italian. Nën titullin “Shqipëria, Maldivet e Europës: plazhi i fundit i pushimeve me shezlong dhe çadra për 10 euro”, gazeta italiane i bën jehonë pushimeve ende të lira në Shqipëri. ”Pushimet në Itali janë të shtrenjta kudo thotë një çift italianësh për…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, është optimist se ndryshimet kushtetuese do të miratohen dhe se qëllimi fillestar i Qeverisë ka qenë deri në nëntor, por se afati real është dita e fundit e mandatit të këtij Kuvendi. “Jam optimist se do të ketë ndryshime kushtetuese. Sigurisht që synimi ynë fillestar ka qenë deri në nëntor, sepse atëherë ka një kalendar administrativ për qëllime skriningu, por afati real është dita e fundit e kësaj legjislature, përkatësisht mandati i këtij Parlamenti, pra deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Dhe deri në ditën e fundit do të punojmë për të ofruar…
Dashi-Ju mund të tërhiqni vëmendjen e dikujt të veçantë sot. Përdoreni këtë energji për të krijuar lidhje të reja ose për të rindezur pasionin me partnerin tuaj. Në punë jeni gati për të marrë përsipër sfida të reja dhe për të marrë përgjegjësi më të mëdha. Shmangni shpenzimet e tepërta dhe fokusohuni në investime afatgjata. Demi-Komunikimi i hapur dhe i sinqertë do të jetë çelësi për të mbajtur një marrëdhënie harmonike. Mund të merrni oferta interesante për mundësi të reja pune. Vlerësoni me kujdes propozimet dhe mos kini frikë të merrni vendime të rëndësishme për karrierën tuaj. Stabiliteti juaj financiar…
“Brick Lane” i Londrës, i mirënjohur për artin e tij të rrugës, është bërë një pikë diskutimi pasi një nga muret e saj u mbulua nga slogane që lartësonin ideologjinë e Partisë Komuniste Kineze. Disa pamje të shpërndara gjerësisht në internet treguan se një grup njerëzish kishin lyer me spërkatje shkronjat e mëdha të kuqe kineze në një sfond të bardhë gjatë natës në fundjavë. “Vlerat thelbësore socialiste”, janë disa nga sloganet më të zakonshme politike nën sundimin e Presidentit Xi Jinping. Parullat e “Brick Lane” kanë ndezur debat në internet nëse ato konsiderohen si art i rrugës dhe si…
Rej Manaj mund të rikthehet në Itali. Është ky lajmi që po qarkullon në mediat fqinje, të cilat pranojnë se për sulmuesin shqiptar ka interes nga Serie A. Duke iu referuar këtyre burimeve, në gjurmët e 26-vjeçarit gjendet Frosinone. Verdheblutë po mendojnë që të firmosin me Manaj, i cili mbetet futbollist i lirë që prej 8 Shkurtit të këtij viti, kur prishi me konsensus kontratën me Uatfordin. Frosinone shikon te Manaj lojtarin e duhur për të forcuar repartin e sulmit dhe tentuar për të bërë mirë në elitën e futbollit italian në sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar do të rikthehej…
Jan Zomer është futbollisti i ri i Interit. Zikaltrit njoftuan akordin mbrëmjen e së hënës. Zvicerani do të zëvendësojë Andre Onanën që u largua te Mançester Junajtid. Ai firmosi kontratën deri në verën e 2026-ës. Bajernn Mynihu do të përfitojë 6 mln Euro nga shitja e 34-vjeçarit. Pasi firmosi kontratën, Sommer shkoi menjëherë në Appiano, ku u stërvit vetëm pasi skuadra kishte punuar në mëngjes. Ndërkohë në Itali e bën fakt të kryer arritjen e akordit për rinovimin e trajnerit Simone Inzagi. Trajneri italian do të firmosë deri më 30 Qershor 2025, një vit më shumë se sa kontrata aktuale,…
-Konkursi për t’u paraqitur është i hapur deri të premten, kandidatët duhet të paraqesin letër motivuese dhe biografinë e tyre në këto e-maile: peaceforumdialogue@mpsoz.gov.mk и pfd@mpsoz.gov.mk. Edhe këtë vit Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive organizon Shkollën për Liderë të rinj “Peace Forum Dialogue”, me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Shkolla do të mbahet nga 11 deri më 13 gusht në Mavrovë, kurse ligjëruesit do të jenë nga fusha të ndryshme akademike dhe politike, si Radmila Sekerinska ish-ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, profesorët universitarë Marjan Gjurovski nga Fakulteti Filozofik, Mersim Maksuti…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se ditën e sotme është realizuar edhe një premtim i dhënë nga zyrtarët e BDI-së në Qeveri. Grubi njofton se edhe një projekt është realizuar me sukses nga kuadrot dhe të përzgjedhurit e Ahmetit dhe integristëve në Qeveri, raporton indeks.mk Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, Grubi ka thënë se nga ky vit akademik, studentët e Universitetit të Tetovës do të qëndrojnë në konviktin e tyre të ri. Nëpërmes njoftimit, Grubi ka uruar dhe përgëzuar ministrin Shaqiri po edhe ministrant tjerë për punën dhe angazhimin e tij. “Përgëzoj Jetonin dhe ministrat tanë…
Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi ka informuar se janë larguar përkohësisht pengesat në tunelin e rrugës Shkup-Bllacë për të përballuar fluksin e madh në trafik. Nga shtatori, punimet do të vazhdojnë sepse tuneli duhet rikonstruktuar për arsye se paraprakisht, të gjitha kanalet ujore ishin betonizuar dhe ky tunel dhe kjo rrugë me dekada të tëra nuk është ribërë në tërësi, ka shkruar kështu Grubi. Postimi i plotë: Ashtu siç ju informuam para ca ditësh, me kërkesën tonë dhe në bashkëpunim me ndërmarrjen e rrugëve dhe policinë si dhe realizuesin dhe mbikqyrësin e punimeve në rrugën Shkup – Bllacë, pengesat…