“MBËSHTETJE PËR ADERIM TË SHPEJTË TË RMV-së NË BE” Inkurajojmë qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që të vazhdojnë dialogun dypalësh për zgjidhjen e dallimeve – ka deklaruar për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedone zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, i pyetur nëse SHBA-të kanë marrë ndonjë garancë nga partnerët bullgar se pasi të miratohen ndryshimet kushtetuese, nuk do të ketë veto të re për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut, njofton KlanM. Përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në debatin për rajonin në Kongresin amerikan muajin e kaluar, theksoi se SHBA-të janë të angazhuar me qeverinë…
Author: Politiko
vënë Hristijan Mickoski, tani deputetët e partisë së tij duhet të mbështesin ndryshimet kushtetuese. Menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese do të fillojë hapja e kapitujve të parë në negociatat me BE-në, thonë nga LSDM. “Mickoski dhe VMRO-DPMNE më shumë se një vit i kanë gënjyer qytetarët për gjoja rrezikim të gjuhës, identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase, por fakti është se ata sot janë të mbrojtur dhe të konfirmuar ndërkombëtarisht si kurrë më parë. Dëshmi për këtë është Rezoluta e propozuar në Senatin Amerikan, si dhe Rezoluta e miratuar më parë nga Parlamenti gjerman. Është gjithashtu fakt se në rrugën…
Duke potencuar se integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian paraqet qëllim strategjik për vendin, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbështet fuqishëm Manifestin për zhvillim e negociatave për anëtarësim të plotë në BE. Mbështetja e BDI-së vjen si rezultat i promovimit të fuqishëm të integrimeve në BE, si parti e cila për 20 vite mban barrën e integrimeve. Ndaj, BDI-ja beson se është koha që të bashkohen të gjithë partitë politike, subjektet apolitike dhe organizatat joqeveritare përmes këtij hapi të rëndësishëm të nënshkrimit të Manifestit të përbashkët, me të cilin të gjithë së bashku do të obligohemi…
Festivali më i ri muzikor, “Peace Festival” kthehet në Sheshin Skëndërbeu në 13 gusht në ora 21:00, me perspektiva të ndryshme dhe novatore, të promovuara përmes muzikës, për të shënuar 22 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi, i cili njëkohësisht dhe merret me organizimin e këtij festivali, njoftoi se këtë vit në “Peace Festival” do marrin pjesë yjet e estradës shqiptare, si Noizy, Mc Kresha, Lyrical Son, Ledri, Ylli Ilmani, Tuna dhe Bardhi. Qllimi i këtij festivali së bashku me Shkollën për Liderë të Rinj, që do të organizohet na 11 deri më 13…
Për të dytin vit rradhazi, në organizim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, organizohet Shkolla për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”. Ky organizim bëhet në vigjilje të shënimit të 22 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Korrnizë të Ohrit. Organizim i njëjtë është bërë edhe vitin e kaluar po nga ministria e udhëhequr nga Artan Grubi, i cili njëkohësisht mban edhe pozitën e Zëvendëskryeministrit të Parë. Siç bëhet e ditur, shkolla do të mbahet nga 11 deri më 13 gusht në Mavrovë, kurse ligjëruesit do të jenë nga fushatë ndryshme akademike dhe politike, si Radmila Shekerinska ish-ministre…
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme t’i ofroj ndihmë Sllovenisë, pas përmbytjeve. Mehaj, bëri të ditur se ekipet e Gardës Kombëtare të FSK-së të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit janë në gatishmëri të ofrojnë kontributin e tyre, ”Jemi të gatshëm që autoriteteve sllovene t’u ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme brenda kapaciteteve të FSK-së, duke parë gjendjen e vështirë me të cilën po përballen tash e disa ditë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe përmbytjeve në 2/3 e vendit. Ekipet e Gardës Kombëtare të FSK-së të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit janë në gatishmëri…
Ekipi ligjor i ish presidentit Donald Trump i tha një gjyqtareje që mbikëqyrte çështjen e konspiracionit zgjedhor kundër tij të hënën se urdhri mbrojtës i propozuar nga prokurorët që synon parandalimin e bërjes publike të provave është shumë i gjerë dhe do të kufizonte të drejtat e tij sipas Amendamentit të Parë. Avokatët e kandidatit kryesor për zgjedhjet presidenciale republikane thanë se gjyqtarja duhet të vendosë një urdhër më pak të kufizuar që do të ndalonte publikimin vetëm të materialeve të konsideruara “të ndjeshme” – siç janë dokumentet e jurisë së madhe – në vend të të gjitha provave të…
Thellohet numri i personave të plagosur dje gjatë një sulmi me raketa ruse kundër një ndërtese banimi në Pokrovsk, në rajonin ukrainas të Donetskut. Teksa u regjistruan të paktën tetë të vdekur, numri i të plagosurve ka shkuar në 67. Ky fakt u bë i ditur nga ministri i Brendshëm ukrainas, Igor Klymenko, sipas transmetuesit shtetëror Suspilne. Mes tyre janë edhe dy fëmijë, shtatë anëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe 29 policë. “Ne po rifillojmë heqjen e rrënojave. Por u detyruam të pezullojmë punën brenda natës për shkak të rrezikut të lartë të granatimeve të përsëritura,” tha Klymenko.
Mbi një orë po presin mërgimtarët për të dalë nga pika kufitare në Merdarë, teksa kolona është 600 metra. Në të njëjtën pikë kufitare, për të hyrë ka pritje deri në 5 minuta. Ndërkaq, te Dheu I Bardhë pritjet në hyrje e dalje janë nga 5 minuta. Ndërkohë, në pikat tjera kufitare tokësore situata është e qetë, me pritje-daljet që shkojnë nga 5 minuta. Kujtojmë, se në ditët e fundit ka pasë fluks të madh të mërgimtarëve që kanë ardhur nga pjesë të ndryshme të Evropës e më gjerë, për të kaluar pushimet në Kosovë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohjen ndaj politikanëve të shteteve mike të Kosovës të cilët i janë drejtuar me letër mbështetëse ndaj Kosovës, liderëve në BE, Uashington dhe Britani të Madhe. Ai shtoi se ky akt është vulë se Kosova është euro-atlantike. “Falënderim i veçantë për ligjvënësit e Komiteteve të Punëve të Jashtme nga shtetet mike të Kosovës për letrën e dërguar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, Brit dhe Washingtonit në mbështetje të Kosovës”, ka thënë ai. Tutje, sipas tij, arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë ndihmës dhe bashkërendimit me…