-Konkursi për t’u paraqitur është i hapur deri të premten, kandidatët duhet të paraqesin letër motivuese dhe biografinë e tyre në këto e-maile: peaceforumdialogue@mpsoz.gov.mk и pfd@mpsoz.gov.mk.
Edhe këtë vit Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive organizon Shkollën për Liderë të rinj “Peace Forum Dialogue”, me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.
Shkolla do të mbahet nga 11 deri më 13 gusht në Mavrovë, kurse ligjëruesit do të jenë nga fusha të ndryshme akademike dhe politike, si Radmila Sekerinska ish-ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, profesorët universitarë Marjan Gjurovski nga Fakulteti Filozofik, Mersim Maksuti nga Fakulteti i Drejtësisë, Lidija Georgieva nga Fakulteti Filozofik, etj.
Kjo shkollë është një mundësi shumë e mirë për të gjithë të rinjtë që të inkuadrohen në njohjen e sistemit politik të Maqedonisë së Veriut, si dhe mbi ngjarjet politike brenda vendit dhe në botë. Pjesëmarrësit nga viti i kaluar theksojnë se kjo shkollë ka qenë një mundëi shumë e mirë në pasurimin e njohurive të tyre si në aspektin politik, ashtu edhe në përfitimin e njohurive me anë shoqërimit me të rinj të tjerë.
Nga Ministria për Sistem politik na njoftojnë se konkursi vazhdon që të jetë i hapur deri ditën e enjte më 10 gusht kur mund të paraqiten të interesuarit të cilët duhet të paraqesin letrën motivuese dhe të dhënat biografike në e-mailet e ministrisë: peaceforumdialogue@mpsoz.gov.mk и pfd@mpsoz.gov.mk.
Sivjet kjo shkollë mbahet për herë të dytë, ndërkaq pjesëmarrësit e vitit të kaluar janë ndarë të kënaqur me atë që u ka ofruar shkolla. Njëri prej tyre, Deniz Miftari thotë se gjenerata e parë e shkollës për drejtues të rinj ishte një përvojë e mrekullueshme për të.
“Para së gjithash, ishte një kënaqësi e madhe që në ditën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, në përvjetorin e saj, unë dhe shumë të rinj të tjerë nga vendi kemi pasur mundësinë të marrim pjesë së bashku në një shkollë për liderë të rinj me të drejta të plota dhe barazi, me bashkëqytetarët nga bashkësitë tjera etnike. Duke pasur parasysh se Marrëveshja Kornizë e Ohrit është themeli i vendit tonë, mendoj se është një bosht dhe themel i shkëlqyer që me rastin e kësaj marrëveshjeje të organizohen shkolla të tilla, nga të cilat do të dalin gjeneratat e ardhshme të liderëve të rinj në vendin tonë.
Programi ishte i qëlluar, sepse vetë temat ishin thelbësore për sistemin tonë shoqëror dhe mendoj se çdo i ri mund të mësonte shumë nga ato leksione, dhe nga shoqërimi me të rinj të tjerë në shoqërinë tonë multikulturore, që e ofron Shkolla për Liderë të Rinj”, theksoi Miftari.
Abdulselam Kamberi gjithashtu pjesmarrës në vitin e kaluar u shpreh për përparësitë që u ka ofruar kjo shkollë të rinjve.
“Shkolla verore për lider të rinj që është organizuar vitin e kaluar mua personalisht më ka ndihmuar shumë të mësoj rreth funksionimit të sistemit politik të shtetit respektivisht institucioneve. Shkolla të tilla neve si të rinj na nevojiten shumë edhe për formimin dhe ngritjen tonë në jetën e përditshme, si dhe në integrimin tonë me grupe të tjera shoqërore dhe kulturore, duke na mundësuar të formojmë një prapavijë me njohuri të ndryshme nga skena politike”, thekson Kamberi.