KK I RMV-së HAP LLOGARI DHE LINJA TELEFONIKE PËR DONACIONE Ushtarët e Maqedonisë së Veriut janë gati për të shkuar që sot, por Ministria e Mbrojtjes do ta presë vendimin e seancës së sotme të Qeverisë, me cka do të përfundojnë të gjitha formalitetet dhe që nesër 100 ushtarë do të vehen në dispozicion të armatës së Sllovenisë për pastrimin e terrenit pas përmbytjeve katastrofike që kapluan këtë vend, ku humbën jetën 6 persona dhe qindra banorë mbetën pa kulm mbi kokë, njofton KlanM. Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, ka shprehur keqardhje që në opinionin e vendit kanë nisur spekulimet…
Author: Politiko
NË ATHINË VRITET NJË 29 VJEÇAR GREK, 98 TË ARRESTUAR Skena të tmerrshme dhune pushtuan të hënën në mbrëmje Athinën në stadiumin e AEK-ut. Huliganët e Dinamo Zagrebit sulmuan tifozët e AEK-ut. Për pasojë ka humbur jetën një 29-vjeçar grek. Ai u vra me thikë. Për shkak të vdekjes së një tifozi të AEK-ut, është anuluar për kohë të pacaktuar ndeshja kundër Dinamo Zagrebit, që duhej të zhvillohej sonte në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Policia ka arrestuar në lidhje me këtë ngjarje 98 persona. Mes tyre janë 87 kroatë, një shqiptar, një austriak, një boshnjak, një gjerman…
India i ka ndaluar prodhuesit vendas të dronëve ushtarakë të përdorin pajisje të prodhuara nga Kina për shkak të shqetësimeve rreth dobësive të sigurisë. Kjo sipas katër zyrtarëve të mbrojtjes dhe industrisë dhe dokumenteve të shqyrtuara nga Reuters. Masa vjen në mes të tensioneve midis fqinjëve të armatosur me armë bërthamore dhe ndërsa Nju Delhi ndjek një modernizim ushtarak që parashikon përdorim më të madh të katërkopterëve pa pilot, sistemeve me qëndrueshmëri të gjatë dhe platformave të tjera autonome. Por ndërsa industria e indiane duket se do t’i plotësojë nevojat e ushtrisë. Figurat e mbrojtjes dhe industrisë thanë se udhëheqësit…
MBYLLEN NEGOCIATAT TEK PRESIDENTI MILATOVIC Presidenti malazez Josip Milatovic ka permbyllur konsultimet per dhenien e mandatit per krijimin e qeverise se re. Partite shqiptare qe kane tre mandate deputetesh ka dhene mbeshtetjen per Miljoko Spajic si kryeminister i ri. Presidenti malazez Josip Milatovic ka permbyllur konsultimet per dhenien e mandatit per krijimin e qeverise se re. Partite shqiptare qe kane tre mandate deputetesh ka dhene mbeshtetjen per Miljoko Spajic si kryeminister i ri. Përfaqësuesit e minoriteteve boshnjaket dhe shqiptaret kanë marrë ne tiotal ne zgjedhjet e fundit parlamentare 10 mandate deputetesh Përfaqësuesi i koalicionit Aleanca Shqiptare, Genci Nimanbegu, ka vlerësuar…
“Partia Demokratike Shqiptare së bashku me partitë politike të koalicionit jep përkrahje të fuqishme Manifestit për zhvillim të negociatave për anëtarësim të plotë në BE. Duke u nisur nga përcaktimi programor i PDSH-së dhe interesit strategjik të vendit, Ne si Parti Demokratike Shqiptare gjithmonë mbetemi të përkushtuar në përfundimin e procesit integrues. Manifesti reflekton vlerat e pranuara të përbashkëta evropiane që dalin nga kriteret e Kopenhagës, Procesi i Stabilizim-Asociimit, konkluzionet e miratuara të Këshillit të BE-së dhe propozim Korniza negociatore nga presidenca franceze, të gjitha këto me qëllim të përfundimit sa më cilësor të procesit të negociatave dhe hyrjes më…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes profilit të tij në Fejsbuk ka paraqitur të dhëna lidhur me Agjendën e Gjelbër. Deri në vitin 2018 prodhim të energjisë diellore nuk ka pasur më shumë se 20MW, kurse sot kemi mbi 230MW energji diellore në rrjet, kurse deri në fund të vitit pritet shifra e mbi 300MW. Këto të dhëna nënkuptojnë më shumë pavarësi energjetike, prodhim vendor dhe mbrojtje të mjedisit.
Pas Shkupit, partia e paralajmëruar Partia Demokratike Europiane e Arjanit Hoxhës, është shtrirë edhe në Tetovë. Këtë informacion me mbështetësit e tij, e ka shpërndarë vet ish nënkryetari i Besës, Arjanit Hoxha. Nëpërmes një postimi në “FAcebook”, Hoxha ka thënë se nisma për Partinë Demokratike Evropiane merr kuptimin e plotë kur bashkëmendimtarët nga Tetova “Nisma për Partinë Demokratike Evropiane merr kuptimin e plotë kur bashkëmendimtarët nga Tetova bëhen pjesë e këtij rrugëtimi. Na priftë e mbara!”, shkroi Hoxha në Facebook.
Shkolla për Liderë të Rinj, “Peace Forum Dialogue”, që organizohet nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, kthehet sërish në Mavrovë, për të shënuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Konkursi për të interesuarit ende është i hapur për të aplikuar me një letër motivuese dhe biografinë, gjer të enjten, 10 gusht(në e-mailet e ministrisë: peaceforumdialogue@mpsoz.gov.mk и pfd@mpsoz.gov.mk.), pas çka do të bëhet përzgjedhja e pjesëmarrësve të këtij viti. Ndërkaq vitin e kaluar në këtë shkollë u përfshinë mbi 60 pjesëmarrës, të rinj e të reja profilesh të ndryshme. Shumë nga pjesëmarrësit e vitit kaluar janë ndarë të kënaqur…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se më kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj ka pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Kurti ka njoftuar se për ministër të ri të mbrojtjes ka emëruar Ejup Maqedoncin, me të cilin ka bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Postimi i plotë i Kurtit: Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij…
Armend Mehaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Mbrojtjes. Mehaj me anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar edhe arsyet e këtij vendimi. “Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë. Ai më falënderoi për punën time si dhe për të gjitha angazhimet e përbashkëta deri më sot, gjatë këtyre 29 muajve…