Thellohet numri i personave të plagosur dje gjatë një sulmi me raketa ruse kundër një ndërtese banimi në Pokrovsk, në rajonin ukrainas të Donetskut.
Teksa u regjistruan të paktën tetë të vdekur, numri i të plagosurve ka shkuar në 67. Ky fakt u bë i ditur nga ministri i Brendshëm ukrainas, Igor Klymenko, sipas transmetuesit shtetëror Suspilne. Mes tyre janë edhe dy fëmijë, shtatë anëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe 29 policë.
“Ne po rifillojmë heqjen e rrënojave. Por u detyruam të pezullojmë punën brenda natës për shkak të rrezikut të lartë të granatimeve të përsëritura,” tha Klymenko.