Thashethemet për lidhjen Shakirës me shtatë herë kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton, vazhdojnë Mes indikacioneve të mëparshme për një përçarje të mundshme mes tyre, tani është zbuluar se takime të reja u zhvilluan në një vend veçanërisht ekskluziv. Këngëtarja dhe shoferi i Formula 1 janë takuar së fundmi në ishullin spanjoll, ku kolumbiani kishte marrë me qira një vilë luksoze, për të pushuar për disa ditë. Mirëpo, nga e enjtja ajo nuk ndodhet më në Spanjë, por është rikthyer në Kolumbi. Në programin “Y ahora sonsoles”, u konfirmua se Hamilton ka vizituar natën vilën e Shakirës. “Mund të konfirmojmë…
Author: Politiko
Bukuroshja Arta Elezaj pjesën më të madhe të verës e ka kaluar me pushime. Edhe aktualisht, Arta po relaksohet në Dhërmi, nga ku edhe ka bërë postime të ndryshme. Modelja nuk ka lënë anash ekspozimin e linjave në bikini në disa imazhe video që ndau me admiruesit e saj në Instagram. Elezaj shihet e veshur me rroba banjë të gjelbër, të cilat i kombinoi me një mini-fund shumëngjyrësh. Në njërën prej imazheve, Arta shihet duke mbajtur në dorë qenin e saj, që gjendet me të në pushime.Ndërkohë, ajo nuk e ka zbuluar se kush tjetër po e shoqëron, duke vazhduar…
Jori Delli dhe Beniada Nishani janë shumë shoqe dhe herë pas here udhëtojnë me njëra-tjetrën. Së fundmi Beniada ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se është me pushime me Jorin. Mëngjesin e sotëm, bukuroshja bionde ka zbuluar se si është të bësh pushime me ish-banoren e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Nishani ka postuar një fotografi të Dellit, e cila shfaqet duke fjetur dhe është ora 10:30. “Ja pushimet e mia. Ora 10:30 Jori akoma në gjumë, po kërkonte princin e kaltër. Zgjohu bukuroshe”, ka shkruar Beniada bashkëngjitur me foton në fjalë.
Erik Blick nga Suedia erdhi në Shqipëri për 10 ditë. Ai dëgjoi se ishte i lirë, por thotë se është habitur shumë, jo vetëm nga çmimet e lira por edhe nga cilësia. “Ushqimi në Gjirokastër dhe Berat ishte shumë i mirë. Paguam shumë pak ushqim, 10-15 euro. “Gjatë festivalit folklorik çmimet u rritën pak më shumë se zakonisht me 3-5 euro për vakt, por gjithsesi shumë të lira për ne”, thotë ai. Me përjashtim të jugut, ku ushqimi në restorante kushton sa në Evropë (minimumi 10-15 euro pjata), turistët e shohin Shqipërinë të lirë dhe kjo është një nga arsyet…
Dje (07-gusht) në ora 23:25 në Stacionin Policor Gostivar, R.S.R.(47) nga Gostivari ka raportuar se vajza e saj e mitur është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar.TS
Rezervat devizore në fund të korrikut ka arritur 3.801,7 milionë euro, njoftojnë nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut. Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë plasuar në letra me vlerë (63,8%). Pasojnë valutat dhe depozitat (25,6%) dhe ari monetar (10,4%). closevolume_off Nga atje thonë se në kuadër të përgatitjes së raportit të standardit të rezervave devizore dhe likudetit të devizave janë bazuar në dy koncepte të ndërlidhura – rezervat zyrtare valutore dhe likuiditeti valutor.
Të mërkurën do të ketë temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira mesatare. Të enjten do të ketë stabilizim kalimtar dhe paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa pastaj vijon periudhë e motit stabil dhe më i nxehtë. Temperaturat minimale të mëngjesit nesër dhe pasnesër do të jenë në interval prej 10 deri 18, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 30 gradë Celsius.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot përmes rrjeteve sociale informoi se ka rënie të kriminalitetit në gjashtë muajt e parë të këtij viti për 12,9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. “Situata e sigurisë në përgjithësi është stabile në mbarë territorin, pa incidente të regjistruara në shkallë më të gjerë me çka shkalla totale e kriminalitetit është 536 përllogaritur për 100.000 banorë dhe e njëjta është ulur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishte 615,4”, theksohet në publikimin në Facebook. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 9,844 vepra…
Festivali më i ri muzikor, “Peace Festival” kthehet në Sheshin Skëndërbeu në 13 gusht në ora 21:00, me perspektiva të ndryshme dhe novatore, të promovuara përmes muzikës, për të shënuar 22 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi, i cili njëkohësisht dhe merret me organizimin e këtij festivali, njoftoi se këtë vit në “Peace Festival” do marrin pjesë yjet e estradës shqiptare, si Noizy, Mc Kresha, Lyrical Son, Ledri, Ylli Ilmani, Tuna dhe Bardhi. Qllimi i këtij festivali së bashku me Shkollën për Liderë të Rinj, që do të organizohet na 11 deri më 13…
Çmimet e banesave janë rritur gjatë tremujorit të dytë. Përshpejtime janë regjistruar për banesat dhe apartamentet individuale si në krahasim me tremujorin e mëparshëm ashtu edhe në bazë vjetore. Indeksi zviceran i çmimeve të pronave rezidenciale (IMPI) u rrit me 2.4% gjatë një viti në 115.9 pikë, sipas një njoftimi nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) sot. Për banesat, çmimet u rritën me 2.7%, ndërsa për apartamentet me 2.1%. Krahasuar me tre muajt e mëparshëm, indeksi shënoi një rritje prej 1.2%, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch. Ditët e fundit u publikuan shifrat që kanë të bëjnë me tregun e pasurive…