Agjencia për mbështetje financiare dje pagoi 199.4 milionë denarë mbështetje shtesë për 5.851 kultivues të rrushit. Vlera e pagesave shtesë të drejtpërdrejta është dy denarë për një kilogram. Siç bëri të ditur Ministria e Bujqësisë, shfrytëzues të kësaj mase janë kooperativa bujqësore të cilat kanë sipërfaqe me vreshta dhe kanë realizuar prodhim të rrushit për verë nga rendimenti i vitit 2022, e cila është dorëzuar në kapacitete të regjistruara për prodhimin e verës në vend ose është përpunuar për nevojat e kapacitetit të vet përpunues të regjistruar për prodhimin e verës. “Përmes modelit të ri të subvencionimit që filloi të…
Author: Politiko
Të martën në ora 12:40 në SPB-Tetovë 47-vjeçarja nag Gostivari, ka raportuar se pas një konflikti verbal është sulmuar fizikisht nga nusja e saj E.N.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në Shqipëri. Në zonën e Iballës në Fushë Arrëz, një fëmijë gjashtëvjeçar ka vdekur pasi ka rënë aksidentalisht në rezervuarin e ujit të këtij fshati. Siç raporton Abcnews.al, i mitur është nxjerrë nga uji nga familjarët, përcjell Klankosova.tv. Atij ishte dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
Dy reperët i kanë bashkuar forcat për ta sjellur projektin e tyre të përbashkët. Ledri dhe Lumi B, të mërkurën e kanë sjellë këngën “Mrena”. “Mos m’vet qysh jom tu u ni une mrena”, janë disa nga vargjet e tekstit. Kënga ka temë dashurinë dhe problemet që çiftet e ndryshme ballafaqohen në përditshmëri. “Mrena” në kanalin Youtube deri më tani ka arritur t’i marrë rreth 60 mijë shikime. https://www.youtube.com/watch?v=wNxMTqI9Iq8
Të enjten mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell. Ditën e sotme vlerat e temperaturave maksimale pritet të rriten krahasim me ditën e mërkurë. Një ditë më parë maksimalet ishin nga 22 deri në 25 gradë Celsius, ndërkaq sot ato pritet të shkojnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.
Kampioni i Kosovës Ballkani, sonte do të zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në UEFA Conference League. Përballë në “Fadil Vokrri” do ta kenë skuadrën nga Gibraltar, Red Lincoln Imps. Ekipi i Ilir Dajas, do të kërkojë që ta kryejë punn qysh në ndeshjen e parë sa i përket çështjes së kualifikimit. Kampionët e Kosovës, në rrethin paraprak e eliminuan skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne, me rezultat të përgjithshëm 7:1. Ndeshja kthyese me Red Lincoln Imps, Ballkani do ta ketë më 10 gusht. Në rast të kualifikimit, Ballkani në rrethin e play-offit do të mund të…
Vera sjellë fluks të madh në pikat kufitare. Kjo për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve në Kosovë. Në veçanti më të ngarkuarat janë ato me Serbinë. Sipas Qendres për Menaxhim Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, tek Dheu i Bardhë dhe Merdarja, vërehet qarkullim më i madh. Në përditësimin e fundit që kjo qendër ka bërë, shihet se për të dalë nga Kosova, nga pika e Dheut të Bardhë, pritjet janë nga 60 e deri në 90 minuta. Gjatësia e kolonave aty shkon deri në 300 metra. Kurse, për të hyrë në vendin tonë, pritjet nuk shkojnë më shumë…
Një shtëpi pushimi për personat me aftësi të kufizuara u përfshi nga flakët në lindje të Francës. 9 persona rezultojnë deri më tani në listën e viktimave të ngjarjes tragjike që ndodhi rreth orës 6 e 30 të mëngjesit të sotëm në qytezën Vinxenhajm pranë kufirit me Gjermaninë. Ekipet e emergjencës gjetën mbetjet e trupave të tyre, por janë në kërkim edhe të 2 personave të tjerë, të cilët mendohet po ashtu të kenë humbur jetën nga flakët. 17 persona të tjerë u evakuuan nga kjo qendër, disa prej të cilëve po kurohen në spital nga plagët e marra. Shkaqet…
Një zënkë familjare është denoncuar të ketë ndodhur të hënën pasdite në Bit Pazar të Shkupit, përcjell KlanM. Sipas njoftimit të MPB-së, rastin në polici e ka paraqitur gruaja 40 vjeçare, sipas të cilës, bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht, ndërsa më pas, i ka kërcënuar me mjet të mprehtë edhe vëllezërit e saj. “Me datë 08.08.2023 në ora 18:15 në SPB Shkup një grua 40 vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj H.Sh (48) nga Shkupi në zonën e Bit Pazarit. Sipas njoftimit, ai ka kërcënuar edhe dy vëllezërit e saj me një send…
Një burrë nga Turqia është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në orën 5 në një hotel që ndodhet në bulevardin Kërste Misirkov, në zonën e Bit Pazarit, përcjell KlanM. Siç bëhet me dije nga policia, bëhet fjalë për një 87-vjeçar me iniciale DT nga Republika e Turqisë. Vdekja është konstatuar pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion./KlanMacedonia