Ky fotomontazh i publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale për të treguar fluksin e turistëve italianë këtë sezon në vendin tonë ka tërhequr vëmendjen e agjencive italiane të lajmeve. Në foto bëhej një krahasim mes eksodit të 20 mijë shqiptarëve me anijen “Vlora” në verën e vitit 1991 dhe tashmë trageteve të mbushur me turistë italianë që vijnë të pushojnë në plazhet shqiptare. “Dhe prit prit, s’keni parë gjë akoma” – është komenti i kryeministrit shqiptar. https://www.facebook.com/ediramaal/posts/847278883434441?ref=embed_post Nisur nga kjo, ANSA shkruan se kryeministri shqiptar parashikon një tjetër eksod duke parë çmimet e larta të Italisë së jugut…
Author: Politiko
Udhëheqja kineze nuk po riparon dëmet e politikës Zero-Covid, papunësia tek të rinjtë në rekord të lartë Kina zyrtarisht kalon në deflacion për herë të parë pas dy vitesh. Indeksi i çmimeve të produkteve ra për të dhjetën muaj radhazi me 4.4% nga një vit më parë. Deflacioni u raportua pasi eksportet dhe importet kineze ranë në Korrik. Udhëheqësit kinezë përballen me një sfidë ekonomike. Ndërsa shpenzimet e brendshme dobësohen, rritja ekonomike vijon të jetë e ulët, ndërsa udhëheqja kineze perpiqet te rikuperoje dëmet e politikes Zero-Covid. Importet e Kinës u tkurrën me 12.4% në Korrik për të nëntin muaj…
Ende mister arsyeja, po shkurtohet dita Marsi po rrotullohet më shpejt dhe gradualisht po shkurton gjatësinë e çdo dite marsiane. Shkencëtarët të cilët kanë vëzhguar këto ndryshime tek planeti i kuq nuk janë të sigurt se cili është shkaku. Megjithatë ata dyshojnë se shtresat e lëngshme brenda bërthamës mund të rrotullohen me një ritëm të ndryshëm nga shtresa e jashtme e ngurtë dhe kjo mund të ketë shkaktuar ndryshimin e shpejtësisë së Marsit. Ky zbulim i shkencëtarëve mund t’i ndihmojë ata të mësojmë më shumë rreth Marsit dhe se si ai ka ndryshuar me kalimin e kohës. Të dhënat janë…
Klubi amerikan i futbollit që luan në kategorinë e parë, USL Sacramento Republic, njoftoi blerjen e 13 vjeçarit Devian Kimbrou, i cili bëhet atleti më i ri profesionist në historinë e klubeve sportive amerikane. Kimbrou, i cili u bë pjesë e akademisë së Sacramento Republikës në vitin 2021, shënoi 61 gola në 81 paraqitje me të rinjtë. Sipas presidentit të klubit amerikan Tod Denavent, rrugëtimi i adoleshentit me klubin sapo ka nisur. Kimbrou (13 vjeç, pesë muaj dhe 13 ditë) thyen rekordin e vendosur nga Maximo Carrizo i NY City FC 14 vjeç, që është edhe lojtari më i ri…
Pranimet në Spital janë shtuar ndërsa grupmosha është 85 vjeç, ekspertët: Nuk paraqet rrezik Një nënvariant i ri i Omicron tanimë është përhapur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas specialistëve nuk shkakton probleme të mëdha në shëndetin e të prekurve. I quajtur EG.5, pasardhësi i variantit Omicron tani po bëhet dominues. EG.5 ka qarkulluar në vend të paktën që nga prilli. Megjithatë, që nga 5 Gushti, ajo përbën 17.3% të infeksioneve Covid, sipas Qëndrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA. Spitalet në jugperëndim të Anglisë regjistruan shkallën më të lartë të shtrimeve.…
Edhe pse ka 20 vite që vendosi të largohet nga basketbolli Michael Jordan tregon se ka ende klas. Ai është parë në Bahamas duke luajtur me disa të rinj dhe nuhatja për të çuar topin në kosh nuk është shuar. Jordan, i cili sot është 60-vjeç shfaqet në formë. Michael Jordan është ende pjesë e basketbollit si aksioner te skuadra e Charlottes. Tv Klan https://www.youtube.com/shorts/jYT2V1yxqGM
Driton Halimi një nga pjesmarrësit e vitit të kaluar në “Peace Forum Dialogue”, në një prononcim për indeks.mk ka folur për përfitimet që të rinjtë i kanë nga kjo shkollë rinore, verore. Halimi në prononcimin e tij ka thënë se të gjithë të rinjtë nga mosha 20 deri 30 vjeçare duhet të mos e lëshojnë këtë rast dhe të marrin pjesë sepse sipas tij, në shkolla të tilla “formësohen” dhe “krijohen” liderët e rinjë. Halimi shton se duke u mbështetur në organizimin që Ministria për Sistem Politik kishte bërë vitin e kaluar, nuk dyshon se edhe këtë vit shkolla do…
Nuk ka munguar përgjigja e Alf-Inge Haland, babait të Erling, për fitoren e Superkupës së Anglisë nga Arsenal. Të dielën skuadra e “Topçinjve”, pas barazimit 1-1 triumfoi me njëmbëdhjetëmetërsha ndaj Manchester Cityt. Nëse i biri ka kërkuar të provokojë tifozët kundërshtarë duke i treguar me dorë numrin tre (Tripletën e sezonit të kaluar), Halandi i rritur ka shkuar dhe më tej. Pikërisht në rrjetet e tij sociale i ka dhënë urimet e tij Arsenalit dhe më pas ka hedhur “dorashkën”: “Bravo Arsenalit, shumë urime për fitoren. Tani do t’ju shohim nëse do të jeni favorit për Premier League”. Ashtu si…
Pas lajmeve se kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka harxhuar afërsisht mbi 5 mijë euro për blerje të bademave, kikirikave dhe gjërave tjera, ka reaguar këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Liridon Disha. Në një shkrim në rrjetet sociale, Disha ka zbuluar edhe një skandal lidhur me këtë punë, sipas tij, Kasami ka nënshkruar kontratë për blerjen e gjërave të lartë-përmendura me një kompani që veprimtari të punës ka shitjen e gazetave dhe paisjeve për zyrë. Reagimi i plotë: Me datë 15.06.2023 Komuna e Tetovës, përkatësisht Kryetari i Komunës Z. Bilall Kasami, ka nënshkruar një kontratë me një…
Manchester City është futur befasisht në garë për transferimin e mesfushorit brazilian Lucas Paqueta. Mesfushori brazilian mund të largohet nga West Ham United vetëm pas një viti qëndrim në Londër. ‘Çekanët’ shpenzuan 42 milionë euro për transferimin e tij nga Lyon dhe Paqueta ka pasur një sezon mjaft të mirë. 25-vjeçari ka zhvilluar 41 ndeshje zyrtare me fanellën e West Ham duke realizuar pesë gola e duke asistuar në shtatë të tjerë. Pep Guardiola e pëlqen jashtëzakonisht shumë brazilianin dhe ka kërkuar transferimin e tij në Etihad Stadium. Ka qenë mediumi brazilian ‘Globo Esporte’ që ka dhënë lajmin se City…