Ka vdekur një infermiere e Spitalit të Gjilanit,. Për vdekjen e saj kanë njoftuar nga Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor. “Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e Safete Fetinci, infermiere në Spitalin e Gjilanit. Fetinci dha kontribut të çmuar dhe ishte një kolege dhe humaniste shumë e respektuar. OIK ju shprehië ngushllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve të znj. Fetinci”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Author: Politiko
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje të armatosur në Ferizaj. Në një komunikatë për media bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 22:00 në banesën e tij. Bëhet e ditur po ashtu se në banesën e tij është gjetur e më pas është konfiskuar një armë të zjarrit automatike, me të cilën dyshohet se ka kryer grabitjen. Ndërkaq aty janë dhënë edhe detaje lidhur me rastin të cilin i arrestuari dyshohet se ka kryer. “Me datën 22.03.2023 rreth orës 19:10 policia rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion,…
Një zjarr që filloi në qendër të ishullit Maui të Havait, të mërkurën u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 6 njerëzve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Zjarri shkatërroi dhjetëra shtëpi dhe biznese në një qytet historik turistik. Një numër i banorëve në panik u detyruan të hidheshin në oqean për të shpëtuar nga flakët. Zjarri ka përfshirë edhe qendrën tregtare të qytetit Lahaina, një zonë popullore me shumë restorante, tha zëdhënësja e Qarkut Maui, Mahina Martin të mërkurën. Në fotot e publikuara nga zyrtarët e qarkut gjatë natës shihet një linjë flakash mbi ndërtesat në…
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka sekuestruar një revole dhe shtatë fishekë nga një person në hapësirat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Sipas Policisë, i arrestuari është një 42-vjeçar me inicialet E.H, ndaj të cilit Policia ka inicuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”. “Prishtinë 09 gusht 2023 – Sot rreth orës 16:30, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët e njësisë për reagim të shpejtë, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë; Një revole të tipit VZOR70, të kalibrit 7.65mm, si dhe Shtatë copë…
Spanja është duke u përballur me valën e katërt të të nxehtit këtë verë, pasi të mërkurën ka regjistruar temperaturën 44 gradë Celsius. Televizioni spanjoll RTVE, ka raportuar për të nxehtë “ngufatës”, derisa në ballinën e të përditshmes spanjolle El Mundo titulli kryesor ka qenë: “Neuronet po shkrihen si gjalpi”. Për gjithë territorin, ose pjesë të mëdha të rajoneve të Andaluzisë, Kastillës, Leonit, Madridit dhe Kastille-La Mançës, shërbimi shtetëror i motit e ka vendosur nivelin më të lartë të alarmit. Në Madrid, ku temperatura është regjistruar 40 gradë Celsius pak para orës 19:00, shumë rrugë janë boshatisur. Sipas meteorologëve, vala…
Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë në aksidentin rrugor në Rosoman. Këto janë informacionet e para nga mjeku Ratko Gërkov, drejtuesi i Shërbimit të Urgjencës në Kavadar. “Shërbimi mjekësor i urgjencës menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes pas raportimit për një aksident në afërsi të Rosomanit, me tre ekipe. Janë përfshirë edhe punonjësit që nuk ishin në turn, por ishin të gatshëm të ndihmonin në çdo moment”, deklaroi Gërkov për MIA. Vdekja e të dy personave u konstatua në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para, ka pasur aksident zinxhiror ku janë përfshirë…
Më 10 gusht të vitit 1998, Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” si njëri ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe.Bekim Berisha u lind më 15 qershor të vitit 1966 në fshatin Graboc të Pejës. Gjyshi i dëshmorit, Nexhip Selmani, kishte luftuar kundër pushtuesve serbë vite me radhë Prindërit Fazli dhe Fahrije Berisha kishin gjashtë fëmijë: pesë djem dhe një vajzë, ndërsa Bekimi ishte fëmija i gjashtë me radhë. Bekim Berisha shkollën fillore e kreu në Gorazhdevc të Pejës, ndërsa shkollën e mesme të artit, në Pejë.I rritur dhe…
Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 250 mijë euro për pajisje me tekste shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në shkollat fillore në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. “Ndihma jonë për bashkëkombësit tanë është jo vetëm nevojë, por edhe obligim i yni që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, tha kryeministri i Kosovës. Kërkesa për ndarjen e këtyre fondeve është bërë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Ky këshill edhe më herët ka kërkuar që komuniteti shqiptar në Serbi të ketë të drejta të njëjta që gëzon komuniteti serb në Kosovë. Në mesin e këtyre të drejtave është…
Ministria e Punëve të Brendshme dje në kontrollin e përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka sanksionuar 553 shoferë, prej tyre tetëmbëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. MPB njofton se pesë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 284 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 269 shoferë jashtë vendeve të banimit. “Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë…
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe kryenegociator me BE-në, Bojan Mariçiq për Manifestin e liderëve të partive politike të përfaqqësuara në Kuvend, ndërkaq lidhur me zhvillimin e negociatave për anëtarësim të barabartë në BE, konsideron se është edhe një thirrje dhe mundësi për bashkim dhe mënyrë për t’u dëshmuar se partitë politike kanë mision dhe qëllim të njejtë kur bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve. “Manifesti i nënshkruar dhe mbështetur nga të gjitha partitë politike do të jetë dëshmi e fuqishme se të gjithë kemi mision dhe qëllim të njejtë kur është në pyetje e ardhmja e shtetit…