Author: Politiko

0:52 – Incidenti në Runik, njëri është plagosur në shputën e këmbës Drejtori i Klinikës së Ortopedisë në Qendren Klinike dhe Universitare Gani Jashanica, ka dhënë detaje rreth gjendjes së të plagosurve nga incidenti me armë zjarri në Runik të Skenderajt. Jashanica tha për Klankosova.tv njëri nga të plagosurit ndodhet në ortopedi dhe ka plagë në shputë nga arma e zjarrit. “Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, tha Jashanica për Klankosova.tv Ai bëri të ditur se gjendjen stabile e kanë edhe dy të plagosurit të tjerë njëri nga ta që ndodhet Klinikën Intensive ndërsa tjetri në…

Read More

Sot mbushen 25 vjet nga rënia heroike e heronjve Agim Bajrami, Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, datë kjo në të cilën shënohet edhe Dita e Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” të Kaçanikut. Sot nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik, me rastin e 10 Gushtit, në përvjetorin jubilar, do të organizohen aktivitete përkujtimore. Po ashtu do të ketë vizitë tek monumenti i Komandantit Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarëve Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj, në fshatin Gabrricë, për të vazhduar më pas me homazhe në…

Read More

Kampioni i Kosovës Ballkani, sonte do të zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në UEFA Conference League. Përballë në “Fadil Vokrri” do ta kenë skuadrën nga Gibraltar, Red Lincoln Imps. Ekipi i Ilir Dajas, do të kërkojë që ta kryejë punn qysh në ndeshjen e parë sa i përket çështjes së kualifikimit. Kampionët e Kosovës, në rrethin paraprak e eliminuan skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne, me rezultat të përgjithshëm 7:1. Ndeshja kthyese me Red Lincoln Imps, Ballkani do ta ketë më 10 gusht. Në rast të kualifikimit, Ballkani në rrethin e play-offit do të mund të…

Read More

Portugezi shënon dhe kualifikohet, Al Nassr në finalen e Champions League Ndikimi i Cristiano Ronaldos te Al-Nassr vazhdon të rritet, pasi klubi arab ku luan portugezi ka siguruar finalen e Champions League arabe, duke shënuar një moment historik për ta. Për herë të parë, Al Nassr garantoi finalen e turneut, e kjo falë edhe cilësive të portugezit, për të mposhtur 1-0 irakianët e Al Shorten. Ronaldo shndërroi në gol një penallti të fituar nga Sadio Mane dhe të përcaktuar nga sistemi VAR, për të vulosur edhe fatet e këtij 90 minutëshi. 38-vjeçari goditi fort nga 11 metërshi, për të dërguar…

Read More

Shkëputja e Izet Mexhitit nga Bashkimi Demokratik për Integrim, solli në skenën politike Lëvizjen Demokratike. Se sa do të mund t’i rezistojë kohës, kjo Lëvizje dhe a do ta ketë edhe kjo fatin e Unitetit, Demokracisë së Re dhe RDK-së mbetet të shihet. Se si do të vijojë jeta politike e Lëvizjes Demokratike, indeks.mk pyeti analistët politikë, Xhelal Neziri dhe Sefer Selimi. Si Neziri po edhe Selimi janë të mendimit se kjo lëvizje shumë shpejtë mund të përfundojë në “humnerë”, njëjtë siç përfunduan, Gëzim Ostreni, e liderët e partive të vogla, që dolën në skenë nga shkëputje të ngjashme. Analisti…

Read More

”Më 09.08.2023 në ora 19:20 në rrugën “114” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria B.J.(34) nga Tetova. Gjatë kontrollit në ambientet që ai përdor, i kryer me urdhër gjykate janë gjetur dhe konfiskuar 30 pako me marijuanë. Personi u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim penal kundër tij” – thuhet në kumtesën e MPB-së.

Read More

Serbia e ka kërcënuar Kosovën me pasoja pas heqjes së licencës së kompanisë MTS – kompania simotër e operatorit shtetëror të telekomunikacionit të Serbisë, “Telekom Serbia”, e themeluar më 2015 në bazë të Marrëveshjes së Brukselit që Kosova e Serbia arritën në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve. Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se me këtë veprim po shkelen të drejtat e një biznesi dhe të serbëve. Ai ka thënë se kompania MTS ka mekanizma ligjorë në dispozicion për ta rrëzuar vendimin e ARBK-së, por “Prishtina mund të pësojë…

Read More

Një grua ka vdekur në Gjilan pasiqë ka rënë në bunar. Rastin në polici e ka raportuar bashkëshorti i saj. Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë policia, ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka nxjerrë trupin e pajetë të gruas nga pusi. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar, transmeton Klankosova.tv.

Read More

Në vigjilie të vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit në Tetovë dhe Çair ,analisti politik Arben Llalla ka deklaruar se Bilal Kasami po e çon Albin Kurtin në Vicë për tunelin Tetovë-Prizren, ndërsa me studimin fizibiliti dhe programin ideor tuneli kalon nga Shipkovica-Brodec-fshatrat e Prizrenit shkruan Tetovasot. Ai tha se kulmi i paradoksit është sev Qeveria e Maqedonisë e ka përfunduar Studimin fizibiliti dhe Projektin ideor, ndërsa pala kosovare nuk ka bërë asgjë, asnjë veprim, as edhe një gjë të vetme për këtë projekt! Llalla tha se në përfundim rruga Tetovë-Prizren nuk kalon fare nga Vica, ku dhe ulërin…

Read More

Kombi shqiptar përherë ka nxjerrë njerëz të shquar që ia kanë rritur krenarinë dhe e kanë radhitur përkrah kombeve të mëdhenj me njerëz të shquar. E ajo që së fundmi po bën krenarë shqiptarët është Mirlinda Ademi, një vajzë e re me prejardhje nga Gostivari, e cila vetëm pak para disa muajsh doktoroi në Universitetin Cambridge në Londër.Ajo mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës me temë “Eksplorimi i rolit të gjeneve SARM 1 dhe NMNAT 2 në sëmundjet nervore njerëzore” nën mentorimin e profesor Michael Coleman dhe mori titullin doktor i shkencave neurologjike. E lindur në Linz, Mirlinda shkollimin fillor…

Read More