Në emisionin Natë Vere, Kushtrim Alla tregon detaje rreth festivalit që do të mbahet të dielën në Shkup. “Aktiviteti i dytë të cilin që po e organizojmë në Ministri nën patronazhin e zv/ministrit të parë, Artan Grubi është pikërisht Peace Festival një dimenzion pak sa më kreativ, diçka që i ka munguar Shkupit tonë, qëllimi i festivalit është të grumbullojë në një vend gjithë rininë në sheshin Skenderbeu në Shkup” Kushtrim Alla mes tjerash tregoi edhe emrat që do marrin pjesë në këtë festival ditën e Diel. ”Do të marrin pjesë emra të njohur të estradës shqiptare që rinia i…
Author: Politiko
Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot me rastin e shënimit të 25 vjetorit të rënies heroike të Bekim Berishës – Abeja ka kujtuar heroizmin e tij që ka përjetësuar amanetet në fushat e betejës. Postimi i plotë: Kujtoj sot me krenari në 25 vjetorin e rënies së tij, heroizmin dhe atdhedashurinë e luftëtarit të lirisë, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Berisha – Abeja. I rritur dhe i edukuar nga familja e tij të dojë vendlindjen, të rreshtohet gjithmonë në mbrojtje të kauzave të drejta liridashëse dhe të mos gjunjëzohet para padrejtësisë, Bekimi do të përjetësojë këtë amanet në…
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka përkujtuar ish ushtarin e UÇK-së, Bekim Berisha- Abeja, në 25 vjetorin e rënies së tij, heroizmin dhe atdhedashurinë e luftëtarit të lirisë Reagimi i plotë i Ahmetit: I rritur dhe i edukuar nga familja e tij të dojë vendlindjen, të rreshtohet gjithmonë në mbrojtje të kauzave të drejta liridashëse dhe të mos gjunjëzohet para padrejtësisë, Bekimi do të përjetësojë këtë amanet në fushat e betejës kundër regjimit okupator serb fillimisht në luftërat e Kroacisë dhe Bosnjës. Kur vendlindja e tij lëshoi kushtrimin, bashkë me shokët…
Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot kishte takim pune me zëvendesministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapsinorë dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës z. Hysen Durmishi. Rexhepi dhe Durmishi diskutuan për realizimin e projekte e të përbashkëta në mes të dy vendeve qe do te lehtesoj qarkullimin e njerezve te mallrave. Ata theksuan se ndertimi i rruges Tetovë – Prizren eshte prioritet. Me z. Durmishi diskutuam për projektet e përbashkëkta në mes të dy vendeve ku temë kryesore e takimit ishte rruga Tetovë – Prizren respektivisht harmonizimin e qëndrimeve rreth përpilimit të projektit të përbashkët për këtë rrugë. Traseja e…
Mot kryesisht me diell do të mbajë sot në vendin tonë, ndërsa në viset për rreth relievit malor parashihen vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.
Armin Hodzic, Niltinho dhe Luan Abazi janë zyrtarizuar pasditë e sotme nga FC Shkupi. Skuadra nga Çairi ka prezantuar tre prurjet e reja për sezonin e ri, dy prej të cilëve (Hodzic dhe Niltinho) “Sportmania” paralajmëroi ekzkluzvisht më herët, përderisa sot të njejtit u konfirmuan. “Më vjen mirë që jam pjesë e Shkupit, me të cilin klub kemi plane të mëdha dhe kjo është arsyeja që kam ardhur këtu, që ti konkretizojmë planet tona dhe të jemi sa më të mirë. Jam shumë i lumtur që jam këtu, ku nga klubi më kanë pritur mrekullueshëm dhe po punojmë mjaft mirë”,…
Apeli i Gjykatës së Posaçme lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron e pasurisë së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Nga arratia, nëpërmjet avokatit të tij, ai kërkoi në Apel kthimin e apartamentit në zonën e Shallvareve që iu sekuestrua nga SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryen për 3 vepra penale. Pak javë më parë, me vendim të gjykatës dhe kërkesë të SPAK, Ahmetajt iu vunë në sekuestro edhe 6 pasuri, 4 apartamente dhe 2 llogari bankare në shumën e 124 300 euro. Ndaj Ahmetajt ka një urdhërarrest ndërkombëtar me masë dhënë në mungesë “Arrest në burg”…
Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” këtë mëngjes vërehet rritje e frekuencës së automjeteve, për shkak të së cilës koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon LAMM.Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar
Në kuadër të vizitës në Azinë Qendrore, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, nesër do të qëndrojë në Astana të Kazakistanit. Osmani do të takohet me Presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, ndërsa me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Murat Nurtleu përveç se do të takohet do të mbajnë edhe konferencë të përbashkët për media. Po ashtu, Kryesuesi Osmani do të ketë takime edhe me Ministren e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore, Zulfiya Suleimenova dhe Kryetarin e Senatit të Parlamentit të Kazakistanit, Maulen Ashimbaev. Në Astana, Osmani do të takohet edhe…
Gjatë ditës së djeshme (08.09.2023) në territorin e RSV Kumanovë është kryer kontroll aksionar për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, me ç’rast janë sanksionuar 22 drejtues mjetesh. Prej tyre 21 në Kumanovë dhe një në Kratovë. Të gjithë shkelësve u janë lëshuar dosjet përkatëse dhe do të përballen me gjobat e parashikuara me ligj. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.