Sot në Prizren, pas namazit të xhumasë, është ftuar një protestë kundër DokuFestit. Thirrjes për protestë i ka bërë jehonë Besim Berisha, kryetar i BIK-ut në Prizren. Në lidhje me këtë protestë, ka reaguar edhe analistja dhe aktivistja Zana Avdiu. Ajo ka shkruar se të gjithë energjinë shoqëria e fokuson në shtypjen e tjetrit. “Nje hoxhe nga Prizreni paska thirre proteste kunder DokuFestit. Me kane me thirre kunder dhunes, vrasjeve, kunder shtypjes e diskriminimit, ma mire ish kane.” – shkroi ajo.https://www.facebook.com/zana.avdiu/posts/10231048356020666?ref=embed_post
Author: Politiko
VMRO-DPMNE po përpiqet me dëshpërim të përçmojë punën e doganierëve dhe sekuestrimin rekord të letrave me vlerë prej 92 milionë dollarësh, thuhet në reagimin e LSDM-së. “Është e qartë se VMRO-DPMNE e vlerëson luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe punën e suksesshme të Drejtorisë Doganore në krye me Stefan Bogoev. Dezinformatat e dëshpëruara të VMRO-DPMNE-së janë mohuar dje. Të gjitha obligacionet e sekuestruara në aksionin e suksesshëm kanë afat, nuk kanë skaduar. Gjithashtu, pasagjeri me të cilin janë gjetur obligacionet e ka pranuar fajin para gjykatës kompetente, pas së cilës gjykata ka marrë aktgjykim me të cilin janë konfiskuar…
53 persona kanë humbur jetën ndërsa 1000 rezultojnë të zhdukur, 80% e qytetit turistik Lahaina është shkatërruar Bilanci i të vdekurve nga zjarret në Hawaii është rritur në 53 ndërsa 1000 njerëz rezultojnë të zhdukur në ishullin Maui. Guvernatori Josh Green i quan zjarret atje “fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e shtetit të Havait”. Ai tha se 80% e qytetit turistik Lahaina, në bregun perëndimor të ishullit, është djegur dhe rreth 1700 ndërtesa janë shkatërruar. Video e dëshmitarëve okularë në brigjet e Maui tregoi shkallën e zjarreve që e kthyen qytetin turistik të Lahaina në gërmadha. Turistët u…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc vërehet frekuencë e rritur e automjeteve, koha e pritjes për hyrje dhe dalje është rreth 30 minuta, ndërsa në VK Bogorodicë për daëlje nga vendi pritet rreth 40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit,…
Prej sot fillon Shkolla për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”, që do të mbahet në Mavrovë, me ç’rast Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive ka përzgjedhur 70 të rinj nga kandidatët që kishin aplikuar në konkursin e shpallur ditë më parë. Siç është e njohur, kjo shkollë dhe Peace Festival-i janë dy aktivitete kyç të shënimit të 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, praktikë kjo e filluar nga viti i kaluar. Të rinjtë pjesëmarrës për zhvillimin e këtyre temave do të jenë në interaksion me ligjërues nga institucione dhe universitete të ndryshme, të cilët do të trajtojnë…
Mbi 10 mijë hyrje dalje regjistrohen ne Pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës çdo dite ndërkohë që fluksi i lëvizjeve shtohet edhe më tepër gjatë fundjavës. Shumica e udhëtarëve që vijnë në Shqipëri janë pushues që i drejtohen bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet verore. Pavarësisht fluksit të lartë të lëvizjes kalimi në kufi bëhet pa vonesa ndërsa pushuesit vijnë jo vetëm nga Maqedonia e Veriut por edhe nga shtete të ndryshme të Evropës “Po vijmë për pushime në Shqipëri. Do të qëndrojmë një javë. Kaluam pa probleme kufirin as 5 minuta nuk u vonuam”, tha një turiste. Në 24…
Dy ligat kryesore që mbizotërojnë në kontinentin evropian do të nisin që nga sot, sezonin e ri. Kampioni i Anglisë, Manchester City e fillon sot mbrojtjen e titullit, ndaj skuadrës së Burnleyt. Qytetarët janë përforcuar mjaft mirë këtë afat kalimtar, dhe do të synojnë fitoren ndaj ekipit që u shpall kampion në Championship. Ndërkohë, sot do të nis edhe elita kryesore e futbollit spanjoll, La Liga, me dy ndeshje në program. Almeria do të ballafaqohet me Rayo Vallecanon dhe Sevilla me Valencian. Ndërsa, sot do të startojë edhe liga franceze Ligue 1, me Lille që do takohet me Nice. Kujtojmë…
Moises Caicedo do të marrë rrugë sot për në Liverpool. Kjo pasi Liverpooli ka arritur marrëveshje me Brighton& Hove Albionin për shifrën e 110 milionë eurove. Caicedo gjatë ditës së sotme do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën, raporton The Athletic, transmeton Klankosova.tv. Trajneri Jurgen Klopp tashmë e ka dhënë aprovimin për lojtarin dhe që do ta ketë në bankën rezervë për ndeshjen ndaj Chelseat. Të Kuqtë ishin shumë të interesuar për Romeo Lavian, por që nuk ofruan mbi 50 milionë euro për të, ashtu siç kërkoi skuadra e Southamptonit. Kështu në vend të tij,…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me familjarë të dëshmorëve, bashkëveprimtarë të çështjes kombëtare ka qëndruar sot në në fshatin Gjergjicë të Drenasit për vizitë në vatrën familjare të heronjve, Bedri dhe Shaban Shala, raporton indeks.mk Ahmeti thotë se kjo vatër ka mirëpritur luftëtarët e bërthamës së parë të UÇK-së, Adem Jashari, Hamëz jashari, Rifat jashari, Sahit jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra, të cilët më 30 dhjetor të vitit 1991 kishin çarë rrethimin në Prekaz. Reagimi i plotë: Kjo vatër ka mirëpritur luftëtarët e bërthamës së parë të UÇK-së, Adem Jashari, Hamëz jashari, Rifat jashari, Sahit jashari,…
Në emisionin Natë Vere në Klan Maqedoni me gazetaren Fjolla Telai, Kushtrim Alla tha se siç është paqësor Marrëveshja e Ohrit ashtu e kanë simbolikën edhe dy aktivitet e organizuara. “Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është hera e dytë radhazi që shënon përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit kësaj radhe 22 vjetorin përmes dy aktiviteteve kryesore edhe atë shkolla për lider të rinjë dhe Peace Festival. Vetë këto dy iniciativa burojnë nga vetë katakteri paqedashës siç është marrëveshja e Ohrit” – tha Kushtrim Alla. /KlanMacedonia/ https://www.youtube.com/watch?v=XSDho_7DDYk