Një bankomat në Gjilan ka dështuar të detektojë e të refuzojë paratë që dyshohet se janë të falsifikuara. Kjo pasi në të janë deponuar hiq më pak se 20 kartëmonedha me vlerë 50 euro. Lajmin për këtë e ka konfirmuar policia në këtë komuna. Sipas një raporti që u është dërguar mediave, thuhet se “ankuesi kosovar ka raportuar se gjatë zbrazjes dhe kontrollimit të parave nga bankomati, ka hasur në 20×50 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara”. Monedhat e dyshuara, në vlerë të përgjithshme prej 1 mijë euro, janë konfiskuar ndërsa rasti raportohet të jetë ende nën hetime.
Author: Politiko
Një ngjarja e rëndë ndodhi të premten e kaluar në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë. Si pasojë e një incidenti, një person ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, si shkak i plagëve të marra nga arma e zjarrit. E po ashtu mbetën të plagosur edhe 20 persona të tjerë. Njëri nga të përfshirët është edhe Dukagjin Nikollaj, të cilin Policia e Kosovës e ka vënë në kërkim. Ai po kërkohet për “Vrasje të rënde në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar…
Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në breg të detit të Durrësit. Policia e Shqipërisë thotë se është gjetur i pajetë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në lagjen nr.15. Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ai ka humbur jetën, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e këtij shtetasi, si dhe për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /TCH
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shpallur sot dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Kukësit. Kreu i Shtetit caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit. Kujtojmë, që Safet Gjici, dha dorëheqje, për shkak të një skandali që iu publikua.
Rrëfimi lemeritës nga Hawai: Njerëzit nëpër makina ishin bërë shkrumb e hi Flakët nuk ishin shuar të gjitha, kur Tiffany Kidder Winn u kthye të shohç çfarë i kishte ndodhur lokalit të saj në Front Street të Mauit, të enjten. Fillimisht asaj iu duk se dëmet nuk janë të mëdha, teksa po afrohej me makinë në rrugën ku zjarri bëri kërdi. Por, sa më thellë që futej, ajo dhe burri i saj shihnin tmerrin të shtohej. “Thjesht, shkatërrim total”, tha ajo për Associated Press, përcjellë klankosova.tv. Dyqani saj i suvenireve në Maui ishte një ndër më të vjetrit në këtë…
Chelsea nuk po dorëzohet për nënshkrimin e Moises Caicedos, ani se Brightoni ka arritur marrëveshje me Liverpoolin. Siç raporton Fabrizio Romano, Chelsea po dëshiron që të provojë deri në fund për Caicedo, pavarësisht se Klopp e ka konfirmuar transferimin. Liverpooli gjithashtu ka aranzhuar testet mjekësore për ditën e sotme. Tani mbetet për t’u parë se si do rrjedhë kjo ngjarje, ku do të përfundojë Caicedo.
Pas zhvillimeve të fundit në partinë tonë, që e rritëm dhe u kujdesëm për të është e papranueshme sjellja autoritare e organeve të partisë për të fyer dhe për të mos njohur vendimet e mbledhjes së kuvendit të degës si organ vendimarrës dhe legjitim konform statutit partiak. Të indinjuar për këtë qasje rigoroze dhe shpërfillëse, ne Forumi i Gruas së Alternativës në Tetovë, njoftojmë opinionin se do të ngrijmë çdo aktivitet partiak në degën tonë, ndërsa me këtë rast mbështesim pa hezitim vendimet e kuvendit të degës për të mbështetur Dritan Bexhetin si kryetar të degës. Anëtaret e Forumit të…
Pamje të pabesueshme janë këto që do shikoni më poshtë. Në një lagje në Indi, teksa një grup punëtorësh po punonin në një trotuar, janë përballur me një situatë që i ka lënë pa fjalë. Pasi banorët e lagjes kishin treguar se dëgjonin zhurma nga poshtë trotuarit, punëtorët nisën punën për të parë se çfarë ndodhej aty. Ata kanë zbuluar 3 krokodilë, të cilët po kërkonin me dëshpërim një rrugë shpëtimi. VIDEO
Në tre vjetorin e hapjes së Televizionit Kanal 10, u organizua një event. Aty ishin të ftuar shumë fytyra publike. Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini. Por çka ndodhi gjatë transmetimit live? Një gazetare e këtij televizioni, paralajmëroi deklaratë në nder të përvjetorit të televizionit nga gazetari i Shqipërisë Blendi Fevziu. Madje ajo e ftoj para kamerës gazetarin. Befas në ekran doli kryetari i Gjakovës Ardian Gjini. Gazetarja e kishte ngatërruar gazetarin me kryetarin. Për ta ri konfirmuar huqjen e madhe, u desh edhe një deklaratë e gazetarit tjetër të po këtij televizioni…
Me rastin e 111 vjetorit të çlirimit të Shkupit nga kryengritësit shqiptarë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë së Veriut do të jetësojnë portretin e Hasan Prishtinës në një pullë postare. Ky vendim përkon dhe me 150 vjetorin e lindjes së veprimtarit, Hasan Prishtina. Drejtori i ITSHKSH, Skender Asani në një deklaratë për portalin informativ, Indeks.mk thekson se emri dhe vepra e Hasan Prishtinës po institucionalizohet në Maqedoninë e Veriut, para Prishtinës dhe Tiranës, duke e kthyer portretin e kryengritësit Prishtina në pjesë të komunikimin në mes njerëzve dhe institucioneve…