Author: Politiko

Sot në Kuvend duhet të fillojë seanca e 123-të plenare, ku e vetmja pikë e rendit të ditës është Propozimi për qasje në ndryshimin e Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Seanca është caktuar për në orën 11:00. Sipas Rregullores së Kuvendit, debati zgjat maksimum dhjetë ditë pune dhe nëse është ashtu, duhet të përfundojë më 31 gusht. Një deputet mund të flasë disa herë për gjithsej 20 minuta, dhe koordinatori i një grupi parlamentar gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i propozuesit në kërkim mund të flasë disa herë, por jo më shumë se 30 minuta në total. Vendimin për…

Read More

Tre persona dyshohet se janë therur me thikë në orët e para të së enjtes në Xërxë të Rahovecit. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se të lënduarit kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar. Ata ishin përfshirë në një përleshje fizike në një restorant të këtij fshati. “Sot rreth orës 03:35 tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë për shkak të lëndimeve (dyshohet nga mjet i mprehtë), pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike në…

Read More

“Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës – pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin – duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikësime”, shkroi Rohde. Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është i shqetësuar me dorëheqjen e tre policëve serbë nga Policia e Kosovës. Ai tha se këto zhvillime shqetësuese po i ndjekin nga afër dhe tha se përbërja e policisë duhet të jetë përfaqësuese e komuniteteve që jetojnë në Kosovë. “Po i shoh me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre serbëve të Kosovës të saporekrutuar, pjesëtarëve të Policisë së…

Read More

Me pritje të gjata deri në shtatë orë janë ballafaquar mërgimtarët pasditen e së enjtes derisa po ktheheshin në vendet perëndimore nëpërmjet pikës kufitare me Serbinë, në Merdar. Disa prej tyre kanë thënë se momentet e mira që i kanë kaluar gjatë pushimeve në Kosovë, nuk zbehen nga pritjet e gjata në kufi Deri në shtatë orë kanë pritur mërgimtarët të enjten në pikën kufitare me Serbinë në Merdar, ku kolona e automjeteve ka qenë disakilometërshe. Në orët e mëngjesit pritjet kanë qenë deri në pesë orë, për t’u zgjatur më pas në rreth shtatë orë. Me gjithë pritjet, disa…

Read More

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në “Qarshinë e gjatë” në Pejë, ku ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje. Të njëjtit i janë sekuestruar sprej dhe mjete të mprehta. Operacioni është zhvilluar në kuadër të planit operativ “Goditja” dhe personi i arrestuar është liruar pas intervistimit nga hetuesit. “Më datë 17 gusht 2023, nё vazhdën e aktiviteteve tё planit Operativ “Goditja” Stacioni Policor nё Pejё ka realizuar njё operacion, nё rrugën “Qarshia e Gjatё”, nё Pejё. Duke përfillur procedurat ligjore, pas kontrollit tek personi i dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar: dy sprej OC Body Guard, katёr elektroshok…

Read More

Policia gjatë bastisjeve në dy lokacione në Shkup ka arrestuar personat A.I. 26 vjeç dhe S.S. 32 vjeç, të dy nga Shkupi, përcjell TV21. Tek të njëjtit policia ka gjetur armë, municione dhe substanca narkotike. “Gjatë kontrolleve, në shtëpinë e A.I. janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike me pajisje optike, një karikator automatiku me 28 plumba, nëntë pajisje elektronike me magnet, tre kamera dixhitale, dy pajisje elektronike, dy thasë me lëndë bimore. Ndërsa në shtëpinë e S.S. janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike me një karikator plumbash, një pistoletë automatike me një karikator plumbash, një shurdhues, një kuti…

Read More

Në stacionin e autobusit në hyrje të fshatit Përdejc, Gjevgjeli, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikqyrje Kufitare Bogorodicë e kanë privuar nga liria M.GJ. (37) nga fshati Pakoshevë, Komuna Zelenikovë. “Rreth orës 15:40 minuta në rrugën rajonale Përdejci-Smokvicë, nëpunësit policorë kanë pikasur 24 migrantë. Pas bisedës me ta është konstatuar se M.GJ. i ka transportuar me furgon “ford transit” me tabela të regjistrimit të Gjevgjelisë, me të cilën është ndaluar në Pikëpagesën Smokvicë dhe është arratisur, sqarojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme”. “Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve automjeti është gjetur dhe në afërsi të…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore, vranësirat do të rriten dhe do të krijohen kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 23, ndërsa ajo maksimale prej 31 deri në 38 gradë. Indeksi UV do të jetë 8. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, më të…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se seanca e nesërme për ndryshimet kushtetuese do të jetë përcaktuese për të ardhmen europiane të vendit tonë. Rrjedhimisht, BDI apelon tek të gjithë deputetët që të reflektojnë mbi rëndësinë e detyrës së tyre historike që vendi të ecë përpara sepse ndryshimet kushtetuese janë hap vendimtar për vazhdimin e negociatave tona integruese europiane. Manipulimeve të opinionit nga forca të ndryshme destruktive ju ka ardhur fundi pasiqë Bashkimi Demokratik për Integrim si parti serioze me orientim pro-amerikano-europian ju vendosi në dispozicion të gjitha opcionet e mundëshme, vetëm që mos të bllokohet procesi eurointegrues i vendit. Bashkimi…

Read More

Dje në Gostivar, konsorciumi që po ndërton korridoret 8 dhe 10D, “Bechtel dhe Enka” e organizoi Panairin e Punësimeve, ku prezantuan planin për punësimin e 2000 punëtorëve nga Maqedonia nga tregu i punës në vendin tonë. Sot për informacione më të detajuara rreth kësaj teme, në një prononcim për portalin index.mk, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka thënë se kjo nuk është asgjë e re, por vetëm dispozitë në Ligjin për Korridoret 8 dhe 10D. Ai shtoi se numri i të punësuarve me siguri do të jetë mbi 2000 punëtorë. “Është një dispozitë ligjore e Ligjit për “Bachtel…

Read More