Author: Politiko

Një fitore 3-0 në transfertë ndaj një kundërshtari jo të lehtë si Udineze ishte një start i ëndërruar nga tifozët e Juventusit. Skuadra e Alegrit veç tre pikëve të marra ka bindur edhe me lojë. Goli i shpejtë i shënuar që në minutën e 3’ nga Kieza i shliroi bardhezinjtë, të cilët për asnjë moment nuk e vunë në dyshim fitoren e sfidës. Në ndryshim nga viti i kaluar Juventusi nuk u tërhoq në mbrojtje të rezultatit por vijoi lojën sulmuese duke gjetur golin e dytë në minutën e 20’, kur Vlahoviç ekzekutoi me saktësi një 11-metërsh. Në fund të…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi në Budapest me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, tha se ai vend e kupton shumë mirë situatën në Kosovë. “Ne do të kemi një mirëkuptim më të mirë dhe më të madh se 20, 25 vjet më parë dhe ky trend i mirëkuptimit të ndërsjellë do të vazhdojë, sepse ne sillemi si miq të sinqertë dhe të ngushtë”, tha Vuçiq në konferencën për media, duke iu përgjigjur pyetjes nëse gjatë takimit u diskutua edhe për situatën në Kosovë. Ai shtoi se populli serb dhe ai hungarez ndjejnë afërsi në çdo vend dhe në…

Read More

Gazeta italiane “Libero” i ka kushtuar një artikull figurës së kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur jo aq në karrierën e tij politike sesa në atë artistike. “Artisti i famshëm që punon si kryeministër” është titulli i artikullit, ku shkruhet se Rama është një artist mjaft i kuotuar në nivel ndërkombëtar. “Në skulpturë ai punon në studio në fundjavë, në momentet kur nuk ka angazhime institucionale. Në ekspozitën e fundit në Itali, në janar të 2020-ës në hapësirën Artiaco në qendrën historike të Napolit, Rama prezantoi bashkimin e dy shpirtrave të veprës së tij duke arritur momente me intensitet të…

Read More

Rap-artisti shqiptar, Mozzik, merr shpesh vëmendje me postimet që publikon në rrjete sociale. Përveç projekteve të reja muzikore, ai në disa raste përcjell edhe mesazhe për të gjithë ata që e ndjekin në Instagram. E së fundmi, duke qenë një praktikues i fesë islame, Gramos Aliu (emri i vërtetë), ka shpërndarë një të tillë. “E unë ende trishtohem nga njerëz që zgjohen në mëngjes e thonë ‘Nuk besoj në Zot’. Disa thonë ‘Nuk ka Zot’. E trishtë vërtetë e trishtë”, tha fillimisht ai.

Read More

Kushedi sa rrugë ka me emra partizanësh, të cilët shqiptarët i mbajnë mend për të keq, por Adem Demaçi nuk është një emër që maqedonasit ta mbajnë mend si të tillë Nga Daut DAUTI Baca ka ardhur shumë herë, pa numër herë, në Shkup. Kurrë nuk ka qenë i huaj…(kështu do të këndonte edhe Dino Merlin për shqiptarët në atë këngën e tij të famshme). Vinte për miqtë e tij. Për Hilmi Toskën, si tha kryeministri i Kosovës gjatë përurimit të rrugës, ku e ka pasur derën çelë. Por edhe më shumë për Hilmi Shehin, mikun e tij nga burgu,…

Read More

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Aleksandropolin në Greqi. Zjarri nisi në orët e para të së shtunës ndërsa sot në ditën e dytë flakët po dalin jashtë kontrollit për shkak të erërave të forta. Sipas mediave greke, zjarri tashmë po përhapet në drejtim të qendrave të banuara Loutro dhe Agnadia. Ndërkohë, në zonat e tjera të banuara Pefka dhe Aetochori janë djegur 9 banesa. Deri më tani nga zjarri në Aleksandropoli nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale. Në betejë për të fikur flakët janë angazhuar mjete nga toka dhe nga ajri. Por vendosja e…

Read More

Zjarret në pyjet e provincës perëndimore të Kanadasë, British Columbia, u intensifikuan të shtunën. Po ashtu, u dyfishua edhe numri i njerëzve për evakuim sa ishte i një dite më parë, pasi autoritetet paralajmëruan për ditë të vështira në vijim. Provinca ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të premten për të pasur fuqi të përkohshme për të trajtuar rreziqet e lidhura me zjarrin, pasi zjarret jashtë kontrollit shpërthyen në brendësi të, British Columbia, duke mbyllur pjesërisht disa seksione të një autostrade kryesore midis bregut të Paqësorit dhe pjesës tjetër Kanadanë perëndimore, dhe ka shkatërruar shumë prona. “Situata aktuale është e zymtë,”…

Read More

Real Madrid fitoi me përmbysje në ndeshjen e javës së dytë në LaLiga teksa mposhti në transfertë me shifrat 1-3, Almerian. Sfida nuk ishte aspak e lehtë për të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti të cilët e panë veten në disavantazh. Megjithatë, ishin dy gola të Jude Bellingham (nga një për pjesë) dhe më pas një i Vinicius që i mjaftuan “Los Blancos” për tre pikët e radhës. Pas sfidës, talenti britanik u shpreh se lojtarët e Realit e kishin bindjen se do ta përmbysnin ndeshjen dhe në asnjë moment nuk i kapi paniku. Bellingham shtoi se tashmë është një…

Read More

Për herë të parë, Kalifornia Jugore në SHBA ka lëshuar alarmin për stuhinë tropikale, teksa uragani “Hilary” vazhdon rrugën nga Paqësori dhe i është drejtuar Kalifornisë. Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA paralajmëroi se stuhia do të shkaktojë përmbytje katastrofike, madje edhe kërcënuese për jetën e qytetarëve. Uragani që ishte i kategorisë 4, është zvogëluar në një stuhi të kategorisë 2. Megjithatë, pritet që të shkaktojë dëme edhe si stuhi tropikale. Gjatë të dielës pritet që stuhia të mbërthejë SHBA-në. Edhe Meksika do të përballet me këtë stuhi tropikale. Ushtria në këtë shtet është në gatishmëri për të ndihmuar gjatë…

Read More