Një tjetër dron i drejtuar për në Moskë është rrëzuar, sipas kryebashkiakut të kryeqytetit rus. Sergey Sobyanin tha se mbrojtja ajrore e qytetit rrëzoi dronin që po afrohej drejt Moskës dhe konfirmoi se nuk kishte dëme dhe viktima. Ukraina nuk ka komentuar mbi pretendimet, megjithëse kryetari i bashkisë nuk përmendi në mënyrë specifike se kush qëndron pas sulmit me dron në përditësimin e tij . Aeroporti Domodedovo në Moskë mohoi nisjen ose mbërritjen e fluturimeve deri në orën 8:30 të mëngjesit me orën lokale (6:30 të mëngjesit me kohën e Mbretërisë së Bashkuar), megjithëse nuk është qartësisht e qartë nëse…
Author: Politiko
Rojet kufitare saudite akuzohen për vrasjen masive të emigrantëve përgjatë kufirit me Jemenin, në një raport të ri nga Human Rights Watch. Raporti thotë se qindra njerëz, shumë prej tyre etiopianë që kalojnë Jemenin e shkatërruar nga lufta për të arritur në Arabinë Saudite janë qëlluar për vdekje. Emigrantët i kanë thënë BBC-së se kishin gjymtyrë të prerë nga të shtënat me armë zjarri dhe panë trupa të mbetur në shtigje. Arabia Saudite ka hedhur poshtë më parë akuzat për vrasje sistematike. Raporti i Human Rights Watch (HRW), i titulluar “Ata qëlluan mbi ne me breshëri”, përmban dëshmi grafike nga…
Kryeministri i Qeverisë Teknike të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është sulmuar mbrëmë në një diskotekë në Budva, raporton ekskluzivisht Kurir Sipas Kurir, sulmi ndaj Abazoviçit ka ndodhur gjatë performancës së Dino Merlin dhe diskotekës Top Hill, e cila ndodhet në majë të Toplishit në Budva. “Dritani ishte në shfaqjen e Merlinit, kur një nga vizitorët tentoi t’i afrohej dhe ta sulmonte. Ai fillimisht ka lëshuar një lumë ofendimesh ndak Abazoviç, më pas është afruar për ta sulmuar”, tha reporter i Kurir nga vendngjarja. Sigurimi i kryeministrit teknik ka reaguar me shpejtësi, shton gazetari. U hodh gaz lotsjellës dhe Abazovic…
Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetër në botë. Dhe këtij zbulimi i ka kushtuar një shkrim të veçantë edhe mediumi amerikan USATODAY, sipas të cilit, zbulimi nën liqenin e Ohrit në fshatin Lin, Shqipëri, konfirmon se vendbanimet në breg të liqenit të rajonit – i cili shtrihet në kufirin malor të Maqedonisë së Veriut – janë shumë më të vjetra sesa pritej nga arkeologët. Këtë pretendim, ky medium e ka thënë duke cituar Albert Hafner, profesor i arkeologjisë nga Universiteti i Zvicrës,…
Mërgimtarët po presin deri dy orë për të dalë nga pika kufitare tokësore në Merdarë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në dalje në këtë pikë kufitare është 400-500 metra. Ndërkohë, pritjet për të dalë nga Kosova, te Dheu i Bardhë janë deri në 40 minuta. Ndërsa në pikën kufitare në Muçibabë pritjet janë deri 20 minuta. Situata në pikat tjera kufitare është e qetë me hyrje-daljet, që shkojnë nga 5 deri në 10 minuta./21Media
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të niset drejt Greqisë, ku do të marr pjesë në një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, darkë kjo që do të organizohet nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Ndërsa, lajmi u bë i ditur nga mediat greke. Shqipëria e ftuar në nivel presidenti nuk do të përfaqësohet në këtë takim, për shkak të agjendës së paracaktuar. Agjencia e lajmeve ANA – MPA, raporton se nisma e kryeministrit Mitsotakis për të ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së në Mansionin Maximos për një darkë joformale…
Gjatë fundjavës së kaluar në organet e policisë në Maqedoninë e Veriut janë denoncuar pesë raste të dhunës në familje. Krahas grave që kanë denoncuar bashkëshortët për ushtrimin e dhunës ndaj tyre, janë paraqitur dhe raste të ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve të mitur nga ana e baballarëve të tyre. Të dhënat zyrtare nga dikasteri i policisë tregojnë se është në rritje të vazhdueshme numri i rasteve të denoncimit të dhunës në familje. Brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti në polici janë paraqitur 540 kallëzime penale për dhunë në familje, në 410 prej të cilave viktima janë gratë.…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here e fortë nga drejtimi verior dhe verilindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të jetë 8. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20, ndërsa…
Dashi – Marrëdhënia me partnerin do të jetë e qetë sot, megjithatë yjet iu këshillojnë të mos merrni vendime të nxituara. Në planin financiar duhet të bëni disa zgjedhje të vështira, por që do të sjellin përmirësim të situatës. Demi – Planetët për ju parashikojnë udhëtime dhe takime me miqtë. Sot do të jeni të ngazëllyer, por gjithnjë simpatikë. Bëjeni dashurinë tuaj të qeshë, bëjeni sa më shumë për vete. Binjakët – Në jetën tuaj në çift do të korrni ato që deri më sot keni mbjellë. Ju e dini më mirë se si ka qenë sjellja e kohëve të…
Ukraina është duke e finalizuar një marrëveshje me kompani globale të sigurimit për t’i mbuluar anijet me drithëra që udhëtojnë drejt dhe nga portet e saj në Detin e Zi, raportoi më 21 gusht Financial Times duke cituar zëvendësministrin e ekonomisë të Ukrainës, Oleksandr Gryban. Gryban i tha mediumit amerikan se marrëveshja ishte duke “u diskutuar në mënyrë aktive” mes ministrive përkatëse, si dhe bankave vendase dhe grupeve ndërkombëtare të sigurimeve, përfshirë kompaninë Lloyd’s të Londrës, Anglisë. Gjatë muajit gusht, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e paralajmëruaj se Ukraina do t’i luftojë sulmet e Rusisë në Detin e Zi, në…