Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar heroin Ismet Jashari – Komandant Kumanova në 25 vjetorin e rënies. Ahmeti shkruan se atdhedashuria e Jasharit është amanet që ka frymëzuar breza të tërë në ruajtjen e dinjitetin shqiptar dhe u bë frymëzim për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në luftën e tyre për liri dhe barazi. Statusi i plotë: 25 vite më parë gjaku i derdhur në Luzhnicë forcoi edhe më shumë rrënjët e atdhedashurisë, duke u bë amanet që mbajti gjallë ndërgjegjen e kombit dhe guximin për të qëndruar i pathyer përballë armikut. Ismet Jashari ishte ndër të parët…
Author: Politiko
Gazetari i njohur, Arben Ratkoceri në profilin e tij në Facebook ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami pasi ky i fundit vazhdon me spektaklin “patriotik”. Ratkoceri shkruan se në ditën kur Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar erdhi në Shkup që të siguroj rrugëtimin europian të vendit, Kasami po bën shfaqje me flamurin me hartë të Shqipërisë Etnike, veprim ky sipas tij i koordinuar për të nxitur irritim të opinionit maqedonas. “Në ditën kur i dërguari amerikan Escobar, vjen në Shkup e bën presionin maksimal ndaj faktorëve kryesor politik për ndryshime…
Fatmira Breçani, këngëtarja e shquar nga Tropoja mes shumë këngëve, në repertorin e saj ka edhe një këngë për politikanin e djathtë Sali Berisha. Fatmira këtë këngë e ka kënduar prej vitesh, por në TikTok hasëm në një video që dëgjohet që në eventin ku ndodhet e ka të pamundur të këndojë këtë këngë. Video është bërë virale në Tik Tok dhe tregon qartë se kur një nga të pranishmit gjatë kohës që ajo del në skenë i ka kerkuar Fatmira Berçanit të këndojë këngën e Sali Berishës ajo është përgjigjur: nuk të lënë. @megi_visiQe te mos ket probleme politike…
-Është interesant se marrëveshja Ribentrop-Molotov, për mos-sulmim midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naziste, nga Putini është quajtur si shpëtimtare, ndonëse nuk e shpëtoi vendin nga sulmi gjerman “Në 23 gusht 1939 u nëshkrua në Moskë pakti i mos-sulmimit midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë së Hitlerit, që u nënshkrua nga ministrat e jashtëm të të dy vendeve dhe njihet në histori si “pakti Molotov-Ribbentrop”. Pakti u nënshkrua tetë ditë para pushtimit të Polonisë nga Gjermania. Pakti kishte edhe një protokoll sekret në bazë të të cilit Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik ndanin midis tyre Poloninë nga Veriu në Jug. Në sferën e…
Aktorja Leonora Mehmetaj ka pasur disa role të suksesshme në teatër e film. Por, roli i saj më i famshëm dhe popullor, padyshim që mbetet ai i “Nites” tek seriali shumë i ndjekur “Kafeneja jonë”, shkruan “Kosovarja”. Sot, aktorja jeton larg Kosovës dhe nuk është fare e përfshirë në projekte artistike në vend. Ajo, duket të jetë shumë e lumtur me jetën e re dhe duke e rritur vajzën e saj, me të cilën shpesh ndanë momente në rrjete sociale.
Donald Trump është dënuar zyrtarisht nga autoritetet në Gjeorgji për akuzat se ai komplotoi për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. 77-vjeçarit iu mor fotografia – e para historike për një ish-president të ShBA-së – dhe u arrestua si i burgosur P01135809 pasi iu paraqitën 13 akuza në burgun e Qarkut Fulton të enjten pasdite. Kjo vjen pasi Prokurori i Qarkut të rajonit Fani Willis akuzoi Trump dhe 18 nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në fillim të këtij muaji, shkruan Skynews Ky është grupi i katërt i akuzave penale që ngrihen kundër Trump që nga marsi,…
Artistja me famë ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka pozuar topless për Vogue France, ndërsa ka zhvilluar edhe një intervistë për Arthur Dreyfus. Dua Lipa, siç nuk e keni parë kurrë më parë, është muza e numrit të shtatorit 2023 të Vogue France, ndërsa fotot e realizuara nga Mert Alas. Shkrimi i Vogue France për Dua Lipën: Zëri i fuqishëm, tepër sensual. Pulsi elektrik. Mbretëresha e figurës. Bota nuk mund të bënte më pa Dua Lipën. Dhe as moda. Dorë për dore me Donatellën për koleksionin Versace, me xhaketat vinyl dhe minifundet e Nicolas Di Felice, personit të talentuar…
Kreu i grupit mercenar rus ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin dyshohet se u vra të mërkurën në mbrëmje kur një avion privat Embraer Legacy u rrëzua në linjën Moskë-Shën Petersburg në rajonin Tver pranë fshatit Kuzhenkino. Ndërkohë që tashmë dihet shumë për ish-bossin e grupit ‘Wagner’, më pak dihet për familjen që ai la pas. Cilët janë anëtarët e familjes së Prigozhin? Ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, gruaja e Prigozhin është Lyubov Valentinovna Prigozhin, e cila është gjithashtu e pasur (pasuria neto e burrit të saj vlerësohet në 1 miliard dollarë). Ljubov është një farmaciste e cili posedon butikë…
Qeveria e Danimarkës bëri të ditur më 25 gusht se planifikon ta ndalojë djegien e Kuranit pasi një varg incidentesh të djegies të librit të shenjtë të mysalimanve shkaktuan zemërim në mesin e vendeve myslimane. Danimarka do ta miratojë një projektligj që do ta “ndalojë trajtimin e papërshtatshëm të objekteve me rëndësi të madhe fetare për një komunitet fetar”, u tha gazetarëve ministri danez i Drejtësisë, Peter Hummelgaard. Ai tha se legjislacioni synonte veçanërisht djegiet dhe përdhosjet në hapësira publike. Hummelgaard tha se djegia e Kuranit është një “akt thellësisht përçmues dhe jodashamirës” që “dëmton Danimarkën dhe interesat e saj”.…
Artisti nga Gjilani, Feronit Shabani, është shfaqur për herë të parë në publik pasi njoftoi se ka vendosur t’i dedikohej fesë dhe të tërhiqet nga muzika. Reperi i njohur me emrin artistik “Fero” është shfaqur në shoqërinë e dy miqve të tij në një kafene të enjten në mbrëmje, tregon një video të cilën e ka siguruar Paparaci. Tri ditë më parë, reperi njoftoi se do ta lë muzikën që t’i përkushtohet fesë islame dhe familjes. Ai ka bërë të ditur se falet pesë herë në ditë dhe se është penduar për çdo këngë që e ka realizuar. Në fillim…