Author: Politiko

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte sot pjesëmarrës në manifestimin tradicional kulturor shkencor “Drita e Gonxhes” me rastin e 113 vjetorit të lindjes së humanistes shqiptare Nënë Tereza. Grubi përmes disa fotografive nga ngjarja e sotme të shpërndara në Facebook, shkruan se është amanet që pasardhësve të iu përcillet madhështia e veprës së Nënë Terezës, ndaj Revista “Drita e Gonxhes” e përjetëson gjithë kontributin e humanistes. Statusi i plotë: Kënaqësi që bashkë me Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut edhe këtë vit u përkujdesëm për organizimin e manifestimit tradicional kulturor shkencor “Drita e Gonxhes”…

Read More

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski bëri thirrje për një takim liderësh me të vetmen pike ne r nd dite, shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi tha se partia nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj rreth ndryshimeve kushtetuese. Deputetja e BDI Fisnike Bekteshi Shaqiri u shpreh se ky qëndrim i VMRO-së është një ndëshkim ndaj popullit, e sidomos ndaj të rinjve. Këtë mendim e ndan edhe analisti politik Sefer Selimi, i cili këto qëndrime të VMRO-DPMNE-së i pa si stretegji të tyre të cilat po e dërgojnë vendin në vetëizolim. Deputetja nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Fisnike…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi u pyet sot nga gazetarët për veprimin e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me flamurin ikonografik të Shqipërisë së madhe. Grubi tha se partitë e vogla tentojnë të faktorizohen më këto veprime duke krijuar defokusim të qytetarëve nga politika aktuale, sidomos tashmë kur vendi ndodhet në një proces të rëndësishëm siç janë ndryshimet kushtetuese. “Ata janë parti e vogel me komplekse të mëdha, ndaj unë mendoj se as institucionet e as mediumet nuk duhet merren me ta, të ju japin hapësirë që me gjeste të tilla të faktorizohen. Pa ikonografi që nuk ju…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi u deklarua sot rreth takimit që pati dje me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e shtetit Amerikan, Gabriel Escobar në Shkup. Grubi tha se SHBA-të mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe rrugëtimin europian të vendit. “Në dy takimet që patëm dje me zotin Escobar, si në qeveri ashtu edhe në pritjen në rezidencën amerikane këtu në Shkup, diskutuam për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe për mbështetjen e madhe që Shtetet e Bashkuara japin për të parë. vendi ynë së bashku me anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian, si dhe procesi i ndryshimeve kushtetuese, në të cilin…

Read More

Sasia me e madhe e kapur nga policia spanjolle Policia spanjolle ka sekuestruar sasinë më të madhe të kokainës të ardhur nga Amerikan Latine. Aurotetet spanjolle gjetën 9.5 ton drogë të fshehur mes kutive me banane në një kontejner transporti i ardhur nga Ekuadori. “Kjo është sasia më e madhe e gjetur ndonjëherë në një kontejner të vetëm në Spanjë”, tha policia në një deklaratë. Droga ishte ndarë në kuti të veçanta të shënuara me më shumë se 30 logo të ndryshme që përputheshin me emrat e rrjeteve të ndryshme kriminale evropiane që do të merrnin kokainën. Tv Klan

Read More

Të paktën 10 persona mbetën të plagosur lehtë dhe tre të plagosur rëndë në një aksident të rëndë autobusi në autostradën A4 në veri të Italisë, njoftuan sot zjarrfikësit, duke shtuar se shumica e tyre janë turistë nga Ukraina, njofton AMI. Aksidenti, siç përcjell KlanM, ka ndodhur mbrëmë pasi një autobus është përplasur me një kamion, njofton shërbimi zjarrfikës në rrjetin social X. Autobusi transportonte kryesisht turistë ukrainas, përfshirë disa fëmijë, raportojnë mediat italiane. Sipas raporteve fillestare, autobusi goditi pjesën e pasme të një kamioni në autostradën A4 drejt Triestes, midis Latisana dhe San Giorgio di Nogaro, në rajonin verior…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi mori pjesë në manifestimit tradicional “Drita e Gonxhes” më rastin e ditëlindjes së humanistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu – Shën Nënë Tereza. Në një fjalim rasti, Grubi kujtoi të gjithë rrugëtimin drejt institucionalizimit të emrit të Nënë Terezës, si mision tashmë i kryer me sukses drejt promovimit të vlerave humane që ka dhënë Gonxhe Bojaxhiu gjatë jetës së saj. “Jo më shumë se 1 dekadë më heret, ky vend ishte i rrethuar me një gardh, si tendencë për të përvetësuar vlerat universale që ka pasur Nënë Tereza, Nisi, u ndertua një godinë që promovon vlerat dhe…

Read More

Komisioni Evropian autorizon vaksinën e parë kundër sëmundjes së traktit respirator RSV. Kjo vaksinë do të shërbejë më tepër për të porsalindurit deri në 6 muaj dhe të moshuarit, që janë edhe kategoritë që preken më tepër nga virusi, i cili është i ngjashëm me gjendjen gripale, zgjat rreth 2 javë, por në individë vulnerabël mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore me sëmundje të mushkërive, kardiake apo diabet. Vaksina prodhohet nga kompania Pfizer, quhet “Abrysvo” dhe tashmë që BE dha dritën jeshile, shtetet mund ta përfshijnë në kalendarin e vaksinimeve në fushatat e vjeshtë- dimër. Sipas komisares për shëndetësinë…

Read More

Në foton e mëposhtme është 17-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht orët e para të kësaj të Shtune në lokalin ku punonte si ndihmës kamarier. Gazetarja e Klan News Monika Xhani e cila ka siguruar foton e të ndjerit bën me dije se bëhet fjalë për Antonio Delilajn. Ishte këputja e kavos së ashensorit në lokalin ku i riu punonte ajo që shkaktoi ngjarjen e rëndë. Sipas policisë, në pranga është vënë montuesi i ashensorit, 43 vjeçari Lulzim Allkushi ndërsa është ende në kërkim pronari i “Orange Club” Spiro Iliadhi. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë…

Read More

Në Manastir Novaci është nikoqire e ekipit Besa të Dobërdollit Sot me fillim në orën 16:00, në tetë terrenet e Ligës së dytë në program janë ndeshjet e xhiros së tretë të sezonit vjeshtor. Edhe pse nuk mund të veçohet ndonjë takim si derbi i javës së tretë megjithatë pritet ndeshje të “nxehta” në disa stadiume. Një nga ndeshjet e “nxehta” gjithsesi se pritet të zhvillohet në stadiumin e Manastirit aty ku do të përballen Novaci vendas dhe lideri në tabelë Besa e Dobërdollit. Nga ekipi Besa janë të bindur se do të vazhdojnë serinë e sukseseve edhe në Manastir…

Read More