Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Danimarka planifikon ta ndalojë djegien e Kuranit
    BOTA

    Danimarka planifikon ta ndalojë djegien e Kuranit

    25/08/2023
    Facebook Twitter Email

    Qeveria e Danimarkës bëri të ditur më 25 gusht se planifikon ta ndalojë djegien e Kuranit pasi një varg incidentesh të djegies të librit të shenjtë të mysalimanve shkaktuan zemërim në mesin e vendeve myslimane.

    Danimarka do ta miratojë një projektligj që do ta “ndalojë trajtimin e papërshtatshëm të objekteve me rëndësi të madhe fetare për një komunitet fetar”, u tha gazetarëve ministri danez i Drejtësisë, Peter Hummelgaard.

    Ai tha se legjislacioni synonte veçanërisht djegiet dhe përdhosjet në hapësira publike.

    Hummelgaard tha se djegia e Kuranit është një “akt thellësisht përçmues dhe jodashamirës” që “dëmton Danimarkën dhe interesat e saj”.

    Legjislacioni i ri do të përfshihet në kapitullin e 12-të të Kodit Penal të Danimarkës, që përfshin edhe sigurinë kombëtare.

    Hummelgaard tha se siguria kombëtare ishte “motivimi” kryesor që shtyu qeverinë daneze drejt përgatitjes së këtij projektligji.

    “Ne nuk mund të vazhdojmë të qëndrojmë me krahë të kryqëzuar ndërkohë që disa individë bëjnë gjithçka që munden për të provokuar reagime të dhunshme”, tha ai.

    Legjislacioni do të zbatohet edhe për përdhosjet e Biblës, Torës ose, për shembull, kryqit.

    Ata që shkelin ligjin rrezikojnë të dënohet me gjobë dhe deri në dy vjet burgim.

    Aktivistët kundër islamit kanë djegur apo përdhosur disa kopje të librit të shenjtë të myslimanëve në muajt e fundit, duke nxitur zemërim në botën myslimane dhe kërkesa ndaj qeverive nordike – Danimarkës dhe Suedisë – për t’i ndaluar veprimet e tilla.

    Turqia i ka dënuar vazhdimisht protestat e tilla në muajt e fundit, përfshirë ato në Suedi, vendin i cili po e pret dritën jeshile nga Ankaraja për t’iu bashkuar NATO-s.

    Qeveritë e Danimarkës dhe Suedisë i kanë dënuar djegiet e Kuranit dhe kanë thënë se janë duke shqyrtuar ligje të reja që do t’i ndalonin këto akte.

    Mirëpo, kritikët e brendshëm kanë thënë se liria e shprehjes është e mbrojtur me kushtetutë dhe se çfarëdo vendimi për ndryshim mund ta rrezikojë këtë të drejtë.

    Të paktën tri herë gjatë muajit të kaluar, djegia e Kuranit është kryer nga Salwan Momika, refugjat irakian në Suedi, i cili ka thënë se dëshiron të protestojë kundër gjithë islamit dhe librit të shenjtë.

    Teksa ai ka qenë duke protestuar, një grup aktivistësh të së djathtës ekstreme, i quajtur “Patriotët Danezë”, ka organizuar protesta kundër islamit në Danimarkën fqinje, duke thënë se dëshiron të dalë kundër atij që e konsideron “islamizim” të shoqërive nordike./REL/

    Previous ArticlePas përkushtimin në fe, FERO bën daljen e parë publike në një kafene (VIDEO)
    Next Article Kjo është familja e Prigozhin: Djali luftoi për Wagner, nëna dhe bashkëshortja pronare të kompanive elitë

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.