U desh pak kohë, por pandemia COVID-19 nuk mund ta zvogëlonte përgjithmonë dashurinë e gjermanëve për udhëtimet. Përkundrazi, pushimet janë ende një prioritet kryesor për shumë njerëz, sipas një sondazhi të fundit. Kjo konfirmohet nga profesori, Ulrich Reinhardt, një studiues iturizmit, i cili drejton Fondacionin për Studimet mbi të Ardhmen. “Shumë gjermanë nuk janë të përgatitur të heqin dorë nga relaksimi, të shkëputen nga rutina e jetës së tyre të përditshme, të shijojnë përvoja të reja, diellin, plazhin dhe oqeanin,” tha Reinhardt për DW. Udhëtimi mbetet i popullarizuar në Gjermani Turizmi i brendshëm është rikthyer gjithashtu. Industria gjermane e mikpritjes…
Author: Politiko
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar është pritur sot për vizitë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ministra të tjerë. Grubi përmes disa fotografive të shpërndara në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se SHBA-të gjithmonë kanë treguar përkrahje ndaj RMV-së, prandaj dhe vizita e Escobar, erdhi në momentit kyç kur vendin e pret procesi i ndryshimeve kushtetuese. Statusi i plotë: Bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kolegët ministra mirëpritëm sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve…
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje në Shkup policia e trafikut gjobiti 352 vozitës. “Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 352 masa, nga të cilat 108 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 28 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 32 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Janë shqiptuar tri masa për kalim sinjalistikë të mbyllur – semafor i kuq, 20 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 14 masa për mospërdorim…
Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas të shtënave me armë zjarri mbrëmë në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur tek “Rana e Hedhun” pranë një lokali, shkruan TCh. Bëhet e ditur se të plagosurit ndodhen në spitalin e Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Tutje, bëhet e ditur se policia po vazhdon hetimet në lidhje me këtë rast.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme të përbashkët me dërguarin special të SHBA-ve, Gabriel Escobar tha se nuk mund të rinegociohet korniza negociuese me Bullgarinë. Kovaçevski tha se korniza ka kushtet e saja dhe se nuk do të ketë negociatat të reja. Me këtë kornizë negociuese që e ka miratuar Maqedonia në Kuvend, mbrohet identiteti maqedonase dhe siguron të ardhmen evropiane të vendit. “Marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë nuk do të ndikojnë në negociatat me BE-në, dhe se në të ardhmen nuk do të ketë kushte të reja”, tha Kovaçevski. Kryeministri tha se BE-ja është alternativa…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar, tha se nuk është e vërtetë se “qeveria është gjunjëzuar të lusë faktorët ndërkombëtarë që të vijnë në Maqedoni për të bërë presion mbi disa deputetë të votojnë ndryshimet kushtetuese”, teksa fajësoi opozitën dhe njëkohësisht falënderoi përfaqësuesen speciale për mbështetjen e SHBA-së. “Diskutuam në radhë të parë për procesin e fillimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat BE-ja dhe SHBA-ja e konsiderojnë hap kyç dhe të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së. Ky është qëndrim i njëjtë me qëndrimin e koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja dhe i njëjtë…
Javë më parë Robert Berisha u kap mat rrugëve të Prishtinës për dore me një vajzë. Identiteti i saj mbeti misterioz deri sot pasi çifti ishte fotografuar nga prapa dhe nuk zbulohej portreti i saj. E as kjo pjesë, nuk është më sekret. Sipas Prive vajza në fjalë quhet Leonita, është 26 vjeçe, shqiptare me banim në një prej shteteve skandinave.Për më tepër, Roberti nuk është që po kursehet as me komente.
Hersha Parady, e cila luajti Alice Garvey në “Little House on the Prairie”, vdes në moshën 78-vjeçare. Aktorja Hersha Parady, e njohur më së shumti për rolin e saj si Alice Garvey në “Little House on the Preirie”, ka vdekur. Ajo ishte 78. Parady vdiq në Norfolk, Virxhinia, pas betejës së saj me një tumor në tru, tha djali i Parady, Jonathan Peverall për The Hollywood Reporter. Hersha Parady, e cila luajti si Alice Garvey në “Little House on the Preirie”, vdiq të mërkurën pas një beteje me një tumor në tru. E lindur në maj 1945, Parady u fut…
Dafina Zeqiri është gjithmonë në fokusin e tijtujve rozë. Pas ndarjes nga Geek jeta e saj private shikohet me lupë. Këngëtarja prej kohësh ka ngritur dyshimet për një romancë me biznesmenin Kreshnik Gjergji. Pozat e tyre së bashku shpesh janë bërë objekt diskutimi për një lidhje të mundshme. Megjithatë vetë Dafina e ka mohuar dhe më parë duke u shprehur se thjeshtë e ka kushëri. Në postimin e fundit dyshja shfaqen të përqafuar dhe ndjekësit kanë filluar përsëri me aludimet e tyre.
Sot mbushen 25 vjet nga rënia e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë Nuries. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa në vitin 1982 u regjistrua në Gjimnazin e Kumanovës. Ismeti ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit…