Qeveria Rama ka ndryshuar projektin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, që është pjesë e korridorit VIII, duke shtuar dhe ndërtimin e një tuneli me gjatësi 3 kilometra. Ndërtimi i kësaj rrugë ka filluar ndërkohë në dy lote, ndërsa ndryshimi i projektit u njoftua nga ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku. “Kjo është një pjesë e rëndësishme e korridorit të VIII-të, që nis nga fshati Labinot Fushë dhe vazhdon për 44 kilometra në një rrugë me të gjithë parametrat e autostradës moderne sa i takon kushteve të sigurisë dhe të kategorisë së rrugës dhe vazhdon deri në afërsi të Qafë Thanës. Siç edhe…
Author: Politiko
KF “Bashkimi” nē kuadër të xhiros së tretë të Ligës së dytë në Koçanë sy mysafir ka mposhtur Osogovën me rezultat 3:0, raporton Televizioni FESTA. Pas ndeshjes KF “Bashkimi” ka postuar një foto, në të cilën shihen futbollistët me një pano të shpalosur me mbishkrimin “PËR RY TAFO”. Është kjo një fitore dhe një trepikësh i ri dedikuar, ish trajnerit të ndjerë Mustafë Ebibit.
Luiza Gega do të zbresë sërish në pistë në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë . Finalja e disiplinës 3000 metra me pengesa në Botërorin e Atletikës në Hungari, do të zhvillohet mbrëmjen e 27 gushtit në Budapest, aty ku Luiza Gega shpreson të ketë arritur formën më të mirë fizike për një tjetër rezultat spektakolar. Atletja më e mire shqiptare Luiza Gega edhe pse ishte e dëmtuar dhe në dyshim për pjesëmarrjen, teksa prej dy javës i ishte nënshtruar fizioterapisë intensive dhe rezultatet ishin perfekte. Gega garoi në grupin e tretë dhe shënoi rezultat 9:17:71,…
Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka mbrojtur tituj WBA, WBO, IBF dhe IBO në peshat e rënda, duke mposhtur boksierin britanik Daniel Duboisin në raundin e nëntë. Ukrainasi dhe britaniku e nisën ndeshjen ashtu siç i takon një dueli të peshave të rënda, duke treguar qetësi dhe maturi në raundin e parë. Në raundin e dytë, dy boksierët kishin nga një goditje, ndërsa Dubois dukej më i pasigurt në ring. Raundi i tretë ishte i dominuar nga Usyk, i cili lëshoi goditje direkte, ndërsa britaniku synonte goditje me upercut. Në raundin e katërt ishte një iniciativë nga 25-vjeçari, që lëshoi disa…
Vihet re frekuencë e shtuar e automjeteve në VK Tabanoc për hyrje dhe dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 40 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vështirësi për hyrje dhe dalje nga vendi. SHAM rekomandon ngadalësim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Një person ka vdekur dhe 46 janë plagosur pas dy shpërthimeve në një pikë karburani në Rumani. Të plagosurit përfshinin 26 zjarrfikës që nxituan në vendngjarje, pas shpërthimit të parë pranë kryeqytetit Bukuresht të shtunën në mbrëmje. Menjëherë pas kësaj, një shpërthim i dytë ndodhi. Autoritetet thanë se të paktën tetë nga të plagosurit ishin djegur rëndë. Ata planifikojnë të dërgojnë katër në spitale jashtë vendit. Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis i përshkroi shpërthimet si një “tragjedi” dhe tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” nga ajo që kishte ndodhur, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Duhet të nisë shpejt një hetim për…
Në verën e vitit 2003, përpara 20 vjetësh, krerët e shteteve de të qeverive të BE-së dhe të Ballkanit u takuan në afërsi të Selanikut. Ajo që qysh atëherë është bërë rutinë, asokohe ishte një sinjal i rëndësishëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor të karakterizuar nga lufta, shpërbërja e shtetit dhe regjimet autoritare, duhet ta kenë të ardhmen e tyre në BE. Ky premtim duhej të shënonte kalimin nga koha e pasluftës në një fazë të shpresës ndaj së ardhmes europiane, por në fakt nodhi ndryshe. Problemet e rajonit nuk mund të zgjidheshin vetëm me premtimin për një anëtarësim të ardhshëm…
Ish ushtari i UÇK-së, Shaban Bafqari-Matranxha nga Haraçuna, ka reaguar pas ftesës së Bilall Kasamit nga Policia, për shkak të “flamurit” me hartën e Shqipërisë Etnike. Ish ushtari i UÇK-së ka thënë se ftesa është e padrejtë sepse sipas tij, Kasami e ka dëshmuar moti kohë që flamuri kombëtar nuk ka vlerë për të. Sipas Bafqarit, Kasami e ka dëshmuar se flamuri shqiptar nuk ka vlerë për të në momentin kur lidhi koalicion me LSDM-në dhe kishte flamurin e LSDM-së nga karriga në karrigë dhe arriti këtu ku është. Postimi i plotë Shoqrimin e Billit në polici për Flamurin Kombëtar…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë krahasimin e rritjes së pagave për 10%. Sipas Bekteshit, krahasimi nga qershori i vitit të kaluar me qershorin e këtij viti është plot 14.6% kurse pjesa e parë e këtij viti me vitin 2022 është plot 14%. Postimi i plotë: Vazhdojmë me rritjen e pagave > 10%👇 Rritje e pagës mesatare në Qershor 2023 krahasuar me Qershor 2022 prej plot 14.6%. Pjesa e parë e vitit 2023 krahasuar me vitin 2022 plot 14%. https://www.facebook.com/100044464358055/posts/845594906932647/?d=w&mibextid=qC1gEa
Tetova zë vendin e dytë në botë për ndotjen e ajrit. Sipas “World of Statistics”, vendin e parë është Kathmundu ndërsa në vendin e dytë Tetova, pasuar dhe nga qytete të shteteve të tjera. Edhe përkundër indeksit të tmerrshëm në të cilin u rangua Tetova, nga Komuna nuk ka pasur asnje reagim lidhur me këtë problematikë. Kujtojmë se në rajonin e Tetovës vazhdimisht ka pasur ndotje të vazhdueshme të ajrit, mirëpo nga Komuna nuk ka pasur asnjë reagim apo inspektim të detajuar. Theksojmë se ditë më parë për shkak të djegies së deponisë në mes fshatrave Stençe dhe Vollkovijë të…