Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte sot pjesëmarrës në manifestimin tradicional kulturor shkencor “Drita e Gonxhes” me rastin e 113 vjetorit të lindjes së humanistes shqiptare Nënë Tereza.
Grubi përmes disa fotografive nga ngjarja e sotme të shpërndara në Facebook, shkruan se është amanet që pasardhësve të iu përcillet madhështia e veprës së Nënë Terezës, ndaj Revista “Drita e Gonxhes” e përjetëson gjithë kontributin e humanistes.
Statusi i plotë:
Kënaqësi që bashkë me Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut edhe këtë vit u përkujdesëm për organizimin e manifestimit tradicional kulturor shkencor “Drita e Gonxhes” në 113 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës.
E kemi ne amanet që t’ua përcjellim pasardhësve tanë madhëstinë e veprës së Nënë Terezës, gjurmët e kontributit njerëzor dhe bamirësisë që ajo i la në shërbim të së mirës së përgjithshme.
Revista “Drita e Gonxhes” që sot po e promovojmë është thesar shtypi që do ti kontribojë kauzës së përjetësimit të veprës së Nënës Terezë.
https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/848337373322449?ref=embed_post