Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka përkujtuar ngjarjen tragjike të 11 shtatorit në SHBA. Grubi shkruan se sulmi terrorist ndaj SHBA-ve kthen në kujtesë pamjet tragjke të rastit, mirëpo sot pas 22 vitesh bota është më unike dhe më e bashkuar kundër së keqes. Statusi i plotë: Në sytë e mbarë botës janë akoma të freskëta pamjet tragjike të 11 shtatorit të vitit 2001, plagët e mëdha që shkaktoi sulmi terrorist ndaj Selisë së Organizatës Botërore Tregtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rreth 3000 viktima qëndrojnë në ndërgjegjen e mbarë njerëzimit, si…
Author: Politiko
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, tha se “nuk ka rrezik” që anëtarja e aleancës, Rumania, të futet në luftë pas incidenteve të fundit, kur u gjetën fragmente të një droni në territorin e saj, pranë kufirit me Ukrainën e përfshirë në luftë me Rusinë. “Gjëja më e rëndësishme është që të rikonfirmojmë faktin që nuk ka asnjë tregues të një veprimi të qëllimshëm [nga Rusia] për të sulmuar territorin rumun, rrjedhimisht territorin e NATO-s”, tha Geoana për gazetarët gjatë një vizite që i bëri një shkolle afër kryeqytetit rumun, Bukuresht. Komentet e zëvendësshefit të NATO-s vijnë disa ditë…
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha gjatë një vizite në Kiev të hënën se vendi i Ukrainës është në Bashkimin Evropian, por i kërkoi asaj të bëjë më shumë punë për të luftuar korrupsionin. Në vizitën e saj të katërt në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë mbi 18 muaj më parë, ajo tha se Gjermania do të sigurojë 20 milionë euro shtesë në ndihmë humanitare, duke e çuar shumën e ofruar nga Berlini në 380 milionë euro këtë vit. Në takimet me presidentin Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë ukrainas, ajo gjithashtu pati thirrje për partnerët perëndimorë që…
Masat e BE-së ndaj Kosovës e vënë në disavantazh pozicionin e Kosovës në bisedimet e 14 shtatorit në Bruksel karshi Serbisë vlerëson opozita. Pas mbledhjes së kryesisë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri në këtë proces të dialogut Serbia është në avantazh. Opozita kritikon kryeministrin Kurti për mungesë transparence. Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes së Kosova në vazhdimësi është treguar e përkushtuar në zbatim të marrëveshjeve me Serbinë, por sipas saj, pala serbe gjithmonë ka qenë destruktive në këtë proces. Më 14 shtator në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së do të takohen…
Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në zonën e Artemida në periferi të Athinës, ku 6 persona janë gjetur të vrarë. Sipas mediave greke, 5 nga viktima u gjetën të vdekur brenda makinës, ndërsa 1 i gjashtë jashtë mjetit. Të gjithë viktimat janë qëlluar me armë zjarri. Mjeti i viktimave është me targa gjermane, ndërsa CNN-i grek raporton se të vrarët dyshohet të jenë shqiptarë. Megjithatë, nga policia greke nuk ka ende asnjë informacion zyrtar për identitetin e viktimave. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje për larje hesapesh, teksa autorët mendohet se janë arratisur me një makinë…
Është një ditë para se të dalin në treg iPhone-ët e rinj të Apple – që do të thotë se ora po shkon drejt lançimit të shumëpritur të teknologjisë të vitit. Ja çfarë dihet deri më tani për linjën e ardhshme të pajisjeve kryesore të Apple, me sa duket do të quhet ‘iPhone 15’, transmeton Kosovarja. Kur do të zbulohen iPhone-ët e rinj? Pas shumë spekulimeve, Apple konfirmoi javën e kaluar se do të prezantojë iPhone-ët e rinj të martën, më 12 shtator, në një ngjarje të quajtur Wonderlust, e cila do të transmetohet në internet në orën 10:00. Një…
Rumania dhe Kosova do të përballen të martën mbrëma në Bukuresht në ndeshjen më të rëndësishme të tyre për kualifikueset e Euro 2024. Rumunët aktualisht janë të dytët në tabelë me nëntë pikë pas pesë ndeshjeve dhe kanë plot pesë pikë më shumë se Dardanët. Megjithatë kjo ndeshje pritet të jetë vendimtare sidomos për Kosovën, ku vetëm fitorja e mbanë në garë për kualifikim. Trajneri i Rumanisë, Edi Iordanescu është i bindur se përfaqësuesja që ai udhëheq mund ta mposht Kosovën dhe do të shkoj në Kampionatin Evropian, ‘Euro 2024’. “Jemi para një momenti të rëndësishëm, një ndeshje të rëndësishme…
Në raste të shpeshta, të gjitha vajzat kanë momentet kur ndihen të pasigurita në pamjen fizike dhe dëshirat për të bërë ndryshime në pamjen tonë mund të na çojë padashje në zgjedhje të gabuara. Për këtë arsye, Poni ka ndarë një postim në Instagram, në të cilin ndau një mesazh për të gjitha ato vajza që ndihen të pasigurta në mënyrën sesi duken. Duke postuar një foto nga mbrëmja e saj e maturës, ajo shkroi se i vetmi ndryshim nga sot në fytyrën e saj janë buzët dhe vetullat, për të cilat thotë se është penduar dhe se ky status…
Nesër kompania “Bechtel&Enka” do të nis punët për ndërtimin e Korridorit 8. Punët do të nisin me minimin e një pjese të malit mbi fshatin Debresh. Këtë e bëri të ditur gjatë javës së kaluar edhe zv/kryeministri Artan Grubi. Punët nisin me ndërtimin e aksit më të komplikuar, respektivisht aksit Gostivar-Bujkoçan. “Me datën 12 nisin aktivitetet ndërtimore mbi fshatin Debresh dhe deri më tani çdo gjë po shkon në formë të shkëlqyer nga konsorciumi “Bechtel dhe Enka” dhe të gjitha kompanitë e angazhuara. Punime ndërtimore tashmë po kryhen gjithandej, do të kryhen edhe në Korridorin 8, duke minuar mbi fshat”,…
“Nga 1 tetori të gjithë të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme do t’u rritet paga për 10 për qind dhe deri në fund të vitit regres për pushim vjetor prej 10.000 denarë për secilin nëpunës të policisë”. Kështu ka shkruar në Facebook ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në lidhje me pagat e të punësuarve në MPB, duke shtuar se kanë gjetur zgjidhje në interes të anëtarëve të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë. “Gjithmonë kur besoni në të njëjtin qëllim, duhet të gjeni zgjidhje. Njëra apo tjetra duhet të jetë zgjidhja që do të jetë në interes…