Sot konzorciumi ndërkombëtar “Bechtel & Enka” ka filluar punët për ndërtimin e Korridorit 8. Ceremonininë e fillimit të punës e ndoqën nga afër, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ambasadorja e SHBA-vë në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski si dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi. Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se pas tejkalimit të procedurave të nevojshme ligjore, tashmë projekti Korridori 8 po konkretizohet dhe ëndrra po realizohet. Statusi i plotë: Me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë,znj. Angela Aggeler, ministrin e Transportit…
Author: Politiko
Fero siç duket ka “ndërruar” emrin. Ai ka njoftuar ndjekësit e tij se nga sot quhet Khattab. “Khattab eshte emri im i ri”, ka shkruar ai në Instastory.
Maroku u godite të premten mbrëma nga një tërmet tejet i fuqishëm, të cilin vendi nuk e mban mend. Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 2,600 persona kanë humbur jetën, ndërsa përmasat e dëmeve materiale as që mund të merren me mend. Sapo u publikuar lajmi për tërmetin, ofertat e ndihmës erdhën nga e gjitha bota, por vendi deri më tani ka qenë shumë selektiv për atë që zgjedh të pranojë. Në njoftimin e djeshëm për shtyp nga Ministria e Brendshme, thuhet se “në këtë fazë të veçantë, Maroku i është përgjigjur ofertave të mbështetjes nga vendet mike:…
Policia arrestoi ditën e sotme këngëtaren e njohur Enca pasi 27-vjeçarja akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Pas kontrollit në banesën e saj, në ballkon policia ka gjetur 5 vazo të mbjella me kanabis të mëdha. Gjithashtu bëhet e ditur se edhe i dashuri i saj është arrestuar. Por sa e parashikon ligji dënimin për kultivimin e lëndëve narkotike? Në Shqipëri kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim…
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e së hënës në Podujevë. “Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës së lartcekur bashkë me të dyshuarin i cili dyshohet se kishte kryer vrasjen dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar Policia e Kosovës. Mesditën e së hënës është vrarë me armë zjarri një person në sheshin “Zahir Pajaziti”, e një tjetër është plagosur. Po ashtu lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në…
Kuvendi dhe Qeveria duhet të bëjnë gjithçka që munden për ta kthyer Maqedoninë në rrugën evropiane. Ky është mesazhi i dërguar sot nga kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Bundestagut dhe ish-ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth, përcjell Telegrafi Maqedoni. Roth thotë se rikthimi në binarë do të thotë se ndryshimet kushtetuese mund të jenë të dhimbshme, por në fund të fundit janë të nevojshme. Para fillimit të konferencës “Përparimi i procesit të Berlinit përmes diplomacisë parlamentare”, Roth tha se është e nevojshme ambicie më e madhe për bisedimet e anëtarësimit. “Dua të motivoj kolegët e…
Dje në Maqedoni ka mbërritur i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ndërsa sot në Shkup do të jetë edhe kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut dhe ish-ministri i shtetit gjerman për Evropën, Michael Roth. Kjo është pjesë e përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për hapjen e rrugës evropiane të Maqedonisë dhe zbatimin e amendamenteve kushtetuese si kusht për përparimin drejt BE-së. Sipas agjendës, Roth do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin me përfaqësues të Qeverisë dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së – Hristijan Mickoski. Është planifikuar pjesëmarrja në evenimentin rajonal “Përparimi i Procesit…
Në fshatin Banjicë e Epërme – Kërçovë sot do të bëhet minimi me të cilin do të fillojnë punimet ndërtimore të konsorciumit amerikano-turk “Behtel dhe Enka” për thyerjen e trasesë së autostradës Gostivar Bukojçan (30.1 kilometra) në Korridorin 8. Në këtë aktivitet, është paralajmëruar prania e zëvendëskryeministrit të parë dhe koordinator i aktiviteteve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d Artan Grubi, ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi. Marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria me “Behtel dhe Enka” parasheh ndërtimin e autostradave Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Trebenishtë –…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Sipas një komunikate të Qeverisë, u bisedua për rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Kryeministri shprehu gatishmërinë e tij për t’u angazhuar aktivisht në takimin e nivelit të lartë politik të së enjtes në Bruksel, teksa falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
Ministria e Brendshme shqiptare, në një reagim për mediat sa i takon masakrës me 6 të vrarë në Athinë thotë se nga informacionet paraprake nga autoritetet fqinje rezulton se viktimat nuk janë shqiptarë, por turq. “Zyra e Ministrit të Brendshëm ka ndjekur prej momentit të parë ngjarjen në Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kanë shtetësi turke me karta identiteti të një vendi të BE”, thuhet në një reagim për mediat. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës në periferi të kryeqytetit grek. 6 viktimat u gjetën të ekzekutuar në një makinë me…